Votën e banorëve të Peqinit në 14 Maj Edi Rama e kërkoi jo vetëm për punët e kryera, por edhe projektet e papërfunduara të qeverisë së tij, mes të cilave edhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Për të treguar se çfarë do të thotë vota për dyshen Berisha-Meta, si shembull sjell të vetmen bashki që qeveriset nga demokratët. “Të cilat do të rriten në vijimësi deri në Prillin e vitit të ardhshëm kur paga mesatare në sektorin publik në Shqipëri do të shkojë në 900 Euro. Ne kemi rritur pagën minimale që e kemi çuar në 40 mijë Lekë dhe…
Author: tirana
Sokol dhe Erik Rami, babë e bir, janë vënë në hetim nga policia, ndërsa Arkilajd Metra është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar dy zyrtarë në Burrel. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në orën 22:00, ku këta shtetas kanë goditur me grushte dhe me mjete të tjera, për shkak të detyrës, Herjon Senën, dhe kreun e Njësisë Rukaj, Ermal Sena, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë…
Krist Aliaj ka dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin “Shqipëria Live”, ku është shprehur se muajin e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP” e ka pritur që të jetë finalisti i dytë ose edhe fitues. I pyetur se kë ka takuar të parin pasi doli nga BB VIP, Kristi tha emrin e Olta Gixharit. Ndërsa nga familjarët, ai tregoi se ka takuar mamanë e tij. Ish-banori u pyet gjithashtu edhe në lidhje me Keisi Medinin, me të cilin krijoi një lidhje në shtëpi, aty edhe ku u ndanë.
Policia e Sarandës ka vënë në pranga një person, i cili po planifikonte të vidhte një makinë. Personi i arrestuar është Fatjon Ogranaja. Ky i fundit, sipas hetimeve, është autori i një vjedhjeje tjetër, akt të cilin e ka kryer kohë më parë. Grupi hetimor ka nisur punë për zbardhjen e veprimtarisë së tij, dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore. “Tentoi të vidhte një automjet, arrestohet në flagrancë shtetasi Fatjon Ogranaja, zbardhet edhe 1 vjedhje tjetër e kryer më parë nga ky shtetas, në qytetin e Sarandës”, thuhet në raportin policor.
Ai u fsheh pas divanit në dhomën e ndenjes, ndërsa babai i tij goditi për vdekje motrën e tij Xhesikën, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj. Kështu djali 5-vjeçar arriti t’i shpëtonte masakrës. Babai Taulant Malaj, një bukëpjekës 45-vjeçar shqiptar vrau Massimo De Santis, i cili besonte se ishte i dashuri i gruas së tij. Kur karabinierët hynë në shtëpi, e gjetën fëmijën ende të fshehur, të dridhur dhe të tmerruar. Ata e qetësuan dhe më pas ia besuan xhaxhallarëve të tij. Ushtarakët shprehen të bindur se në momentin e arrestimit babai ishte në kërkim të djalit…
Në vend, ka pasur plot raste ku femra të shumta shesin trupin e tyre kundrejt pagesave të kënaqshme. Seksi me pagesë, ose prostitucioni sa vjen e po shtohet. Vajza të shumta, vetë ose përmes tutorëve, bëjnë pazare, madje lënë edhe vendet e takimit për të kaluar një natë romantike me to, gjithmonë në këmbim të parasë. Së fundmi, një qytetar ka denoncuar në JOQ, një rast prostitucioni. Sipas qytetarit, në zonën e Astirit, te një hotel të presin goca që bëjnë seks me pagesë. Siç shihet edhe në njoftimin që bëhet në rrjetet sociale, takimi kushton 100 mijë lekë të…
Fushata elektorale për lokalet e 14 Majit ka hyrë në javën e fundit, ndërkohë Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për mitingun përmbyllës të këtij rrugëtimi elektoral udhëhequr nga kryesocialisti Edi Rama. Nuk do të jetë një, por dy mitingje përmbyllëse në dy qytete të ndryshme. Të premten, në ditën e fundit të fushatës, socialistët fillimisht planifikojnë një miting përmbyllës elektoral në Durrës. Gjatë kësaj fushate elektorale, kryesocialisti Edi Rama i ka kushtuar një vëmendje të posaçme qytetit bregdetar ku socialistët rikandidojnë Emiriana Sakon përballë Igli Carës nga koalicioni Berisha-Meta. Ndërkohë, mbrëmjen e të premtes, socialistët do të ketë mitingun e…
Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi tentoi që të vidhte një automjet. 33-vjeçari me inicialet F. O., banues në Tiranë është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1, Sarandë, duke tentuar të vidhte një automjet tip “Benz”, të parkuar në këtë rrugë. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i një tjetër rasti të vjedhjes të pronës, konkretisht më datë 29.03.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një banesë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Ka njerëz që dëshirojnë stabilitet në jetën e tyre dhe dëshira për familje është e fortë e fillon herët. Megjithatë, ka nga ata që dëshirojnë të vonojnë një angazhim zyrtar dhe të shijojnë jetën e tyre sa më shumë që të jetë e mundur para se të arrijnë të thonë “po”-në e madhe. Karakteristikat e shenjave duket se na japin përgjigjen se cilat shenja priren të martohen herët dhe e duan angazhimin dhe martesën dhe nga ana tjetër cilat shenja priren të martohen në moshë më të madhe. 3 shenjat e zodiakut që martohen më vonë në jetë: Dashi Ndonëse…
Një vizatim ka sjellë telashe për një nxënës në Serbi. Mediat vendase raportojnë se nxënësi është ndaluar nga policia pasi kishte postuar në internet një vizatim të një klase me figura të gjakosura. Në vizatim ai kishte bërë figura të gjakosura të shtrira pranë tavolinave ndërsa një njeri mbante një armë. Kjo ka alarmuar prindërit në Serbi, të cilët kanë njoftuar autoritetet e shkollës dhe policinë. Të riut i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Publike në Kikindë. Kujtojmë që pak ditë më parë Serbia u trondit…
Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale O.B, banues në kryeqytet. Njoftimi i Policisë Tiranë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin O. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të…
Çdo pranverë, shumë alergji shfaqen me të njëjtën konsistencë, por simptomat e shumë njerëzve duket se po përkeqësohen dhe ka të ngjarë që të fajësohen ndryshimet klimatike. “Stinat e alergjive po bëhen më të gjata, më intensive”, sipas Kenneth Mendez, CEO i Fondacionit për Astma dhe Alergji në SHBA. Bimët prodhojnë më shumë polen për një periudhë më të gjatë kohore dhe problemi nuk është vetëm se temperaturat më të ngrohta zgjasin sezonin e rritjes së bimës. Vetë dioksidi i karbonit favorizon prodhimin e polenit. Krahasuar me tridhjetë vjet më parë, sezoni i polenit në Amerikën e Veriut tani fillon…