Author: tirana

Për reformën e pagave, kryeministri Edi Rama thotë se mjekët specialistë kanë një rritje historike të pagave. Përmes një postimi në Facebook, Rama nënvizon se mjekët e Spitalit Universitetit të Traumës vlerësojnë rritjen e pagës me 50 mijë lekë në muaj. “Rritje historike e pagave për mjekët specialistë. Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës vlerësojnë mbështetjen për rritjen e pagës +50 mijë Lekë në muaj”, shkruan Rama.

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2” Tea Trifoni, e njohur për mashtrimin e madh që bëri kur ishte në “Përputhen”, thotë se kërcënuar nga Kiara dhe familjarët e saj me jetë. “Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me burrin e tezes, kunatin e saj, a familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj.…

Read More

Dani Alves është ende në burg, ndërkohë që po vijon procesi gjyqësor ndaj tij për përdhunim, ngjarje që mendohet të ketë ndodhur në dhjetorin e kaluar, në një disko të Barcelonës. Një televizion spanjoll ka sjellë dëshmitë e një shoku burgu të ish-futbollistit të Barcelonës, i cili ka dhënë detaje nga jeta e përditshme e brazilianit pas hekurave. “Është si i humbur aty. Kur ulemi për të ngrënë në mensë, gjithmonë del dikush që i bërtet me fjalët “homo” apo “përdhunues”, deklaroi burimi për programin “Telecinco”. Dani Alves nuk po kalon një periudhë të mirë edhe nga ana fizike. “Është…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi siguroi sot se Teatri Kombëtar do të rindërtohet në të njëjtin vend ku ishte dhe ashtu siç ishte. Gjatë një takimi me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Këlliçi akuzoi Erion Veliajn si shkatërruesin e Teatrit Kombëtar. “Me 17 maj, në atë natë të tmerrshme kur është shembur Teatri Kombëtar në mënyrë të pabesë nga kryetari i bashkisë, kam provuar për herë të parë shijen e prangave. Për hir të së vërtetës nuk kam qenë vetëm unë, por kanë qenë me dhjetëra qytetarët, artistët që janë arrestuar, janë goditur…

Read More

Hapet “AgroPark Tirana”, hapësira më e re publike e tregtimit bujqësor në Tiranë. 200 fermerët e parë kanë nisur shitjen e produkteve bio, të certifikuara me të gjitha standardet e sigurisë ushqimore të Bashkimit Europian. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, përuruan sot tregun e ri publik të Farkës, me sipërfaqe totale 25 mijë katrorë, i cili do të vijojë të zgjerohet, duke dyfishuar hapësirën tregtare dhe numrin e fermerëve që do tregtojnë në këto ambiente. “Shumë faleminderit nga zemra të gjithë atyre që janë bashkautorë dhe kumbarë…

Read More

Një këmbësore në Shkodër është përplasur nga një makinë në vijat e bardha. Një automjet i drejtuar nga 65-vjeçari A.R. përplasi këmbësoren me iniciale N.GJ. 55-vjeçe. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. 65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read More

“I kam therur dhe nuk kam mbaruar akoma”, janë fjalët e shkëputura nga një video e xhiruar nga Taulant Malaj i cili goditi për vdekje vajzën e tij 16-vjecare dhe 51-vjeçarin italian Massimo De Santis. 45-vjeçari filmoi edhe dy trupat e pajetë, ndërsa gruaja e tij Tefta e cila mbeti gjithashtu e plagosur, vajton vajzën e saj të përgjakur ndërsa Taulanti e shan dhe kërcënon atë dhe djalin e tyre 5-vjeçar që i shpëtoi masakrës. Pamjet e masakrës në Torremaggiore, Taulant Malaj ia dërgoi të afërmve të tij në WhatsApp të cilat filluan më pas të qarkullojnë në rrjetet sociale.…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sfidoi Sali Berishën që të paraqitet në gjyq për të dhënë llogari në lidhje me akuzat për iranianët. Pas seancës së parë, Veliaj tha se i ka fituar të gjithë betejat në gjykatë ndaj shpifjeve të opozitës. “Sot isha unë nismëtar i një akuze ndaj Sali Berishës, që ka mbi 30 vjet që shan dhe mallkon këdo, por çdo gjë ka një limit. Ekziston një shprehje që thotë: Hapi rrugë budallait dhe të ligut. Por unë nuk e besoj këtë shprehje. Unë besoj se në një vend demokratik, as budallait dhe as të…

Read More

Policia Rrugore bën me dije se 15 shoferë janë arrestuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Mësohet se 56 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë ndëshkuar me masë administrative 559 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 348 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 542 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 175 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga…

Read More

Koalicioni Berisha-Meta ka mbetur pa numërues votash në gjysmën e KZAZ-ve të vendit, për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të dielë. Pasi KAS rrëzoi kërkesën e tyre për të mos e ndarë anëtarin e katërt me PDIU-në, Partia e Lirisë i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor. Partia e Lirisë kërkon rrëzimin e vendimit të KAS, në mënyrë që anëtari i katër i grupit të numërimit të votave të jetë vetëm i Partisë së tyre. Sot në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të marrë në shqyrtim kërkesën e…

Read More

Nga Benet Beci, kandidat i PS-së për bashkinë Shkodër I/e dashur mik/e, punonjës i bashkisë Shkodër! Së pari uroj që kjo letër t’ju gjejë mirë, ju dhe familjen tuaj. Do doja shumë të ndaja me ju disa opinione për punën e përbashkët që na pret në bashkinë e re të pas 14 Majit. Prej shumë vitesh, institucioni më i rëndësishëm i qytetit tonë, është i përfshirë në problematika, të cilat vijnë për një pafundësi shkaqesh, përfshi edhe ato të përplasjeve politike. Kjo situatë nuk ju vë aspak nën akuzë, ju, specialistëve që keni punuar dhe punoni me përkushtim për të…

Read More

“Rusia do të mposhtet në të njëjtën mënyrë si nazizmi në vitin 1945”,-thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. 8 maji është dita që përkujton fitoren e aleatëve mbi Gjermaninë naziste dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore. “E gjithë e keqja e vjetër që po rikthen Rusia moderne do të mposhtet në të njëjtën mënyrë siç u mund nazizmi”, tha Zelensky në një fjalim të postuar në mediat e tij sociale, duke u zotuar të “çlirojë” territoret e pushtuara nga Moska.

Read More