Një këmbësore në Shkodër është përplasur nga një makinë në vijat e bardha. Një automjet i drejtuar nga 65-vjeçari A.R. përplasi këmbësoren me iniciale N.GJ. 55-vjeçe. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. 65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
