Author: tirana

Orët e fundit kanë rezultuar deçizive për të ardhmen e Raphinhas. Braziliani po e mendon seriozisht largimin nga Barcelona. 26 vjeçari përfiton 12 milionë euro, por ndryshimi i ambjentit, sidomos kur flitet për Anglinë sigurisht rezulton tundues. Gjatë eksperiencës në ‘’ Camp Nou ‘’, ishi i Leeds United ka shfaqur një rendiment të pranueshëm, të kanalizuar në 10 gola dhe 11 asiste në 45 sfidat e zhvilluara por për ‘’ Blaugranët ‘’ është i domosdoshëm përmirësimi i aspektit ekonomik dhe ndoshta Raphinha mund të jetë një ndër të përzgjedhurit nga drejtuesit. Premier League është një ndër ligat më kompetitive dhe…

Read More

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e zonës Zallbastar, ku dëgjoi shqetësimet e tyre dhe prezantoi edhe vizionin e tij për zonat rurale. Bejko tha se do t’i japë prioritet prodhimit vendas dhe se do të ndërtojnë 5 tregje në hyrjet e Tiranës, ku fermerët vendas do mund të tregtojnë prodhimet e tyre. Po ashtu, Bejko premton edhe ndërtimin e 250 kilometër rrugë rurale për të bërë të mundur aksesin e fermerëve vendas në këto tregje. “Angazhimi janë lidhur me prodhimet vendase të zonës suaj por edhe të gjithë fshatrave të…

Read More

Sali Berisha i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të mblidhet me urgjencë Parlamenti ditën e enjte për të votuar rritjen e rrogave dhe pagave teksa garantoi qytetarët se PD do ta votojë këtë ligj. Mes të tjerash, kryetari i PD-së tha se ligjin për rritjen e rrogave e ka bllokuar sipas tij kryeministri Rama së bashku me Enkelejd Alibeajn teksa shtoi se ai premtim ishte mashtrim. “Jam sot këtu për t’i shkurtuar këmbët mashtrimit të paskrupullt të tij me rrogat dhe pensionet. Edi Rama, për herë të parë pas 10 vitesh, pasi u bë e qartë se ngrirja e…

Read More

Mia Khalifa pasi i dha fund karrierës në filmat erotikë, po punon si influencer dhe ka një profil në OnlyFans. Libanezja i habiti të gjithë kur postoi foto duke dhënë leksione në Universitetin e Oksfordit. Tema ishte roli i personazheve publikë dhe kufijtë e privatësisë në aspektin profesional. Mia ka shpërndarë disa foto nga vizita e saj në universitetin presigjioz, i themeluar në vitin 1906, dhe është shprehur se ndihet shumë e emociunuar për atë që e quan zhvillim profesional të vetes. “Për mua do të jetë gjithmonë një kujtim fantastik dhe diçka që mund t’ia tregoj fëmijëve të mi…

Read More

Letra e një gruaje të mbijetuar për një grua tjetër. Kësaj radhe protagoniste është një 39-vjeçare shqiptare, e cila një ditë më parë i mbijetoi tërbimit të burrit të saj, me të cilin ishte në proces divorci, por vajza e saj që u hodh për ta mbrojtur u vra me thikë nga i ati, ashtu si një shtetas italian, me të cilin ai dyshonte se kishte lidhje gruaja. Pas tragjedisë së Torremaggiore, Foggia, 52-vjeçarja nga Tortolì Paola Piras, e cila dy vjet më parë humbi djalin e saj, që u vra për ta mbrojtur nga partneri i saj i dhunshëm,…

Read More

Kreu i Departamentit të Bujqësisë i grupit të Berishës në PD, Gjok Vuksani e cilësoi sot alarmante situatën e përdorimit të pesticideve në prodhimet bujqësore. “Bashkimi Evropian në të gjitha direktivat e tij përcakton domosdoshmërinë e reduktimit të rreziqeve të përdorimit të pesticideve në shëndetin e njeriut dhe mjedis. Këto direktiva duhet te zbatohen edhe nga vendi ynë, por qeveria është vite drite larg standardeve qe mbrojnë jetën e qytetarëve”, tha ai. Duke iu referuar informacionit zyrtar të AKU-së, Vuksani tha se, gjatë vitit 2022 janë kryer 1958 analiza për produktet ushqimore me origjine shtazore dhe 471 analiza për frutat…

Read More

Dita e kurorëzimit të mbretit Charles III në Londër rastisi në të njëjtën ditë me datëlindjen e katërt të nipit të tij Archie. Princi Harry përfitoi nga diferenca kohore për të qenë i pranishëm në ceremoninë e Westminster dhe në të njëjtën kohë, të kalojë mbrëmjen në Montecito. Një justifikim i përsosur për të anashkaluar darkën gala ku merrte pjesë e gjithë familja mbretërore. Mbreti Charles i drejtoi një urim nipit të tij. “Përshëndetje për të gjithë ata që nuk janë këtu, përfshirë Archie-n, të cilit i uroj ditëlindjen kudo që të jetë tani”.

Read More

Një rast i rëndë është shënuar në ambientet e Gjykatës së Shkodrës, ku një grua që ishte në gjyq për dhunë nga bashkëshorti, është dhunuar në seanacë edhe nga kunati. Një 72-vjeçar është arrestuar, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj kunatës së tij. Ata ishin në seancë gjyqësore me objekt caktimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen 59-vjeçare, e cila kishte denoncuar kunatin e saj për dhunë psikologjike. Pas dhunës fizike së ushtruar më gjykatë, 72-vjeçari u arrestua në flagrancë ndërkohë që materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër…

Read More

Deputetja e PD-së së grupit të Rithemelimit, Ina Zhupa, këtë të hënë ka denoncuar se kandidati i PS-së në Delvinë, Besmir Veliu po përdor policinë për të kërcënuar dhe intimiduar qytetarët për fushatë. “Në Sarandë janë 4 kandidatë. Në Delvinë garantoj fitoren e Ilir Mehmetin, janë dy kandidatë, Mehmeti vjen si ekspert i pushtetit lokal, ka shërbyer si nënkryetar i bashkisë. Është i jashtëzakonshëm në komunikimin me njerëzit në atë që ka treguar dhe kur ka punuar në institucionin publik si i shërben njerëve brenda ligjit dhe në respekt të nevojave të tyre, kjo do të jetë pika e fortë.…

Read More

Robert Oppenheimer ishte një fizikan teorik amerikan dhe profesor i fizikës në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. Ai njihet më së shumti për rolin e tij si drejtor i ekipit shkencor në Laboratorin Los Alamos dhe Projektin Manhattan – përpjekjet e Luftës së Dytë Botërore për të zhvilluar armët e para bërthamore në botë dhe shpesh përmendet si “babai i bombës atomike” . Oppenheimer ishte gjithashtu një kritik i përdorimit të armëve bërthamore dhe më vonë u bë një avokat i çarmatimit bërthamor. Në vitet 1950 atij iu hoq leja e sigurisë, një status që u jepet individëve që u lejon…

Read More

Mediat rumune po investigojnë dhjetëra kompania rumune fantazmë, të cilat dyshohet se kanë mashtruar shtetin rumun duke përfituar miliona euro përmes TVSH-së. Dyshohet se këto kompani fiktive janë në emër të disa shqiptarëve, të cilët dyshohet se ndodhen në Lezhë. Gazetari rumun Kozmin Savu, ka mbërritur në Lezhë. Banorët ose s’dinë gjë, ose kanë frikë të flasin. Megjithatë në të dyja rastet, duket qartë që shqiptarët janë përdorur nga persona të tjerë, të cilët janë edhe përfituesit e vërtetë, skemë kjo e ngritur për të fshehur gjurmët. Gazetari Savu thotë se ka ardhur në Shqipëri në kërkim të këtij rrjeti që ka…

Read More

Kujtim Gjuzi, ish-deputet dhe kreu i Partisë Konservatore është paraqitur në SPAK paraditen e së hënës. Në një prononcim për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Gjuzi refuzoi të tregonte se për çfarë ishte thirrur, por theksoi se më rëndësi është që shteti i së drejtës funksionon. “Nuk mund të flas për çfarë u thirra. Kam pritur 2700 njerëz kur isha deputet. E rëndësishme është që shteti i së drejtës funksionon”, u shpreh Gjuzi.

Read More