Author: tirana

21-vjeçari nga Mlladenov i Serbisë, Uros Blaziçi që vrau tetë të rinj me kallashnikov dhe plagosjen e 14 të tjerëve natën e së enjtes dhe të premtes, ka pasur bashkëpunëtor. Prokuroria dhe policia janë duke hetuar nëse ai ka pasur ndonjë lloj ndihme nga një person tjetër dhe nëse konstatohet se ka pasur, do të vijojë puna për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe ndëshkimin e atyre personave. I riu ka qëlluar dhe ka vrarë njerëz nga fshatrat përreth Dubonë dhe Malo Orasje, të cilët as që i njihte. Blaziç ka pranuar krimin gjatë seancës në Prokurorinë e Lartë Publike…

Read More

Shpërthimi i bombolës së gazit mëngjesin e djeshëm, ishte fatal për një 84-vjeçare në Kuçovë. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, saqë për pasojë është shembur një pjesë e banesës. Alie Kosova humbi jetën (pasi ishte dhe e paralizuar) ndërsa Mustafa Kosova, 86-vjeç po trajtohet te Trauma në Tiranë. Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, thotë se duhet treguar shumë kujdes me bombolat e gazit sidomos në mëngjes. Po ashtu ai tha se ambientet ku ndodhen pajisjet e gazit duhet të ajrosen në mëngjes ndërsa zgjidhja më e mirë është vendosja e sinjalizuesit të gazit. “Në orët e para të mëngjesit…

Read More

Këtë të hënë, moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura, më të theksuara në relievet malore në lindje. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në relievet malore në veri, ndërsa për ditën e martë reshjet e shiut shtrihen edhe në lartësitë kodrinore. Këto reshje do të jenë kryesisht më intensitet të ulët, por nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra.

Read More

Duke marrë shkas nga ngjarja e 27-vjeçarit Jani Rrustemaj, i cili përfundoi në gjendje kome në spital pasi u ndalua nga policia për vjedhjen e një tapeti, drejtuesit e policisë kanë kërkuar kujdes në trajtimin e këtyre rasteve duke zbatuar procedurat standarde. 27-vjeçari si konsumator i lëndëve narkotike, në spital mori mbidozë metadoni dhe është në luftë me jetën. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka porositur strukturat e 6 komisariateve të kryeqytetit të evitojnë kur është e mundur arrestimin e personave që njihen si përdorues të lëndëve narkotike. Strategjia që duhet të ndjekin forcat e rendit në këto…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video ku tregohet sesi gdhihet dhe ngryset Tirana, me një mesazh që më 14 maj të votohet për vijim përpara të projekteve, me në krye Erion Veliajn. Gjatë videos, tregohet Tirana si qytet i ëndrrave dhe mundësive të mëdha, me sy nga e ardhmja. “Tirana rritet çdo ditë, e sigurt drejt një epoke të re. Nuk harrojmë nga kemi ardhur, por shohim me kurajo përpara drejt së ardhmes. Ne jemi qytetarët e Tiranës, të vegjë e të mëdhenj, të rinj e të moshuar, guximtarë krijues dhe realizuar të ëndrrave tona, punëtorë…

Read More

Qeveria e Rishi Sunak në Britaninë e Madhe, në vend që të lehtësojë vizat për emigrantët, ka vendosur të lirojë mijëra të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke u ofruar atyre liri të përditshme në këmbim të punës, veçanërisht në sektorët më të prekur, si ai i kulinarisë, mikpritjes, shërbimit, ndërtimit dhe transportit. Në Mbretërinë e Bashkuar, për më shumë se një vit, ka 1.2 milionë vende të lira pune që nuk mund të plotësohen për arsye të ndryshme: pasojat e Covid-19, siç ndodh vërtet edhe në vendet e tjera europiane, dhe nga një ekonomi globale e paqëndrueshme për shkak…

Read More

Dashi Dita është ideale për ndjenjat ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Për sa i përket punës, është më mirë të mos nënvlerësoni kontaktet e reja që do të jenë shumë të dobishme për të ardhmen. Do të jeni në gjendje të arrini gjëra të mëdha dhe të tregoni se nga çfarë jeni krijuar. Demi Të hënën, kujdes nga polemika në dashuri që mund të çojnë në diskutime të këqija me partnerin. Në punë ka diçka për të rishikuar sidomos nga pikëpamja financiare. Binjakët Në dashuri ka diçka që do të ndryshojë por në një mënyrë pozitive ndaj mos u…

Read More

KQZ ka kërkuar gjobë për 20 kryetarë Bashkie me pretendimin se kanë përdorur burime publike për fushatë zgjedhore për 14 majin. Ata pretendojnë se kanë shkelur rregullat zgjedhore duke shfrytëzuar paratë publike për fushatën zgjedhore. Celibashi ka kërkuar gjobë për 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash. Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca në KAS për 28 zyrtarët.

Read More

Revista javore e gazetës New York Times, ka botuar sot një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me botën e krimit në Serbi. Artikulli përmban hollësi rreth krimeve të kryera nga një grup kriminal, udhëheqësi i të cilit thotë se i ka shërbyer pushtetit të presidentit Vuçiç. Kolegu Artan Haraqija bisedoi me autorin e artikullit, gazetarin Robert F. Worth dhe profesorin amerikan, njohësin e hershëm të zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer të cilët thonë​ se Presidenti Vuçiç ka vënë nën kontroll gjithë levat e pushtetit në Serbi. Një artikull i gjatë, i publikuar fillimisht në faqen…

Read More

Federik Ndoci dhe Rita Ndoci, motër e vëlla debatuan live në “Review” në Euroneës Albania për qasjen e tyre politike. Këngëtari ruajti një qëndrim disi më stoik nga Rita e cila doli hapur si mbështetëse e Partisë Demokratike. Federik Ndoci: Tani unë po dal sikur jam anëtar i Partisë Socialiste, por më shumë komunista ka te PD-ja. Ky është një realitet që ekziston. Edi Rama tani po sjell në Shkodër një biznesmen. Rita Ndoci: Ta kishte sjellë, u bënë 10 vjet Në zgjedhjet e 14 majit, Ndoci deklaroi se mbështet Benet Becin, i cili kandidon për kryetar të Bashkisë Shkodër.

Read More

Alketa Vejsiu nuk po kalon një periudhë të lehtë momentalisht! Fiziku dhe shëndeti i moderatores duket se nuk është në ditët më të mira dhe këtë gjë Alketa e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj. Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku tregon se është në spital. Duke mos sqaruar asgjë më tepër, moderatorja ka shkruar: ”Jeta është një marrëveshje gëzimi dhe dhimbjeje, mrekullie dhe të qeshurash dhe lotët. Dhe dashuri. Të gjithë e kalojmë këtë”. Ndërsa në foton e dytë shihet dora e Alketës, e kapur me dorën e një fëmije. “Duke u shëruar me dashuri”, ka…

Read More

Mbrëmjen e djeshme Luiz Ejlli dhe Kiara Tito celebruan në martesë historinë e tyre të dashurisë. Atë histori që nisi brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania e që u finalizua në natën e madhe. Në tarracën e Bashkisë së Tiranës, nën praninë e familjarëve të tyre dhe Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, çifti i thanë “po” njëri-tjetrit. Kiara shkëlqeu nën fustanin e bardhë, këtë herë një nuse “prej vërteti”.Por në vellon e saj, fshihej një detaj të cilin nuk e kishim vënë re. Velloja e saj e nusërisë ishte e personalizuar posaçërisht për Kiarën dhe në të ishin të…

Read More