Author: tirana

Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me banorët 5, 10 dhe 13 në kryeqytet, ku së bashku me deputetin e PS Fatmir Xhafaj, dhe ministret Delina Ibrahimaj dhe Elva Margariti, theksoi se në Shqipëri ka vetëm një forcë politike që çon vendin përpara me investime që i shërbejnë qytetit dhe qytetarëve. Veliaj tha se fakti që Partisë Socialiste i bashkohen çdo ditë e më shumë qytetarë, tregon se kush i bën punët më mirë. “Fakti që sot na bashkohen me dhjetëra qytetarë, është meritë e Partisë Socialiste. Nuk ka rëndësi nëse gjyshi, gjyshja kanë qenë të…

Read More

Nga Mirdita, kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Albert Melyshin, duke thënë se nuk ka asnjë program, por kërkon votën e qytetarëve duke thënë se “është djalë i mirë”.“Ne nuk kemi ardhur këtu për të dhënë nuse por për të thënë që në 14 maj nuk po shkojmë në dasëm e s’po kërkojmë dhëndër por njeriun që do të marrim në punë për 4 vite, që do të vijojë të punojë për Mirditën. Gjithçka e kisha dëgjuar por kur thotë kandidati jam djalë i mirë, më jepni votën, këtë se kisha dëgjuar. Unë nuk kam motër…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me qytetarët në Kurbin. Ndërkohë në gjatë fjalës, Rama është ndërprerë pasi dëgjohet thirrja “Rama ik”, ndërsa nuk mbeti pa u komentuar nga kryeministri. “Mezi po prisja. Në çdo takim është një zë fëmije diku në fund që thotë ‘Rama ik’. I ka rënë niveli fare tani. Kanë shkuar tek fëmijët tani ose ata që janë tapë në 7 të mëngjesit. I japim ndonjë lekë aty, i japin nga 5 mijë lekë për të bërtitur ‘Rama ik’”, tha Rama. Gjithashtu mes batutave, Rama u shpreh se “Majlinda nuk është engjëll, të hidhet në fyt…

Read More

Një ditë më parë është zhvilluar ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles, dhe Camilla është kurorëzuar si mbretëreshë. Mediat e huaja kanë publikuar një përmbledhje me postimet e bëra për këtë ditë që do të ngelet në memorie gjatë ku duket se nuk e kanë harruar princesh Dianën. Përmes postimeve të shumta në Twitter shumë shkruajnë për princesh Dianën, e cila nëse historia të kishte qenë ndryshe, do të ishte kurorëzuar mbretëreshë. Diana you will always be our Queen.#Coronation pic.twitter.com/DA4pVQMGsc— RedGray (@RedGray) May 6, 2023 Edhe mbretëresha e ardhshme e Britanisë, Kate Middleton, e kujtoi vjehrrës së saj duke vendosur…

Read More

4 mësuese nga shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” kanë ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për t’i dhënë forcë koleges së tyre, Matildës. Së fundmi, Matilda është diagnostikuar me tumor dhe Ermelinda, Donika, Manushaqja dhe Flutura duan t’i bëjnë me dije publikisht në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se ajo ka shumë mbështetje dhe dashuri përreth në mënyrë që t’i japin forcë për të mposhtur sëmundjen. Mes 4 kolegeve, Manushaqja e ka përjetuar vetë sëmundjen që ka sot Matilda. 3 vite më parë ajo u diagnostikua me tumor dhe ndoqi rrugëtimin e vështirë të shërimit, i cili shpesh…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fogia të Italisë. Një 45-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një 51-vjeçar italian, i identifikuar si Massimo De Santi. Karabinierët arrestuan babanë e të resë, me profesion bukëpjekës. Ngjarja ka ndodhur në Torremaggiore, në provincën e Foggia, natën mes 6 dhe 7 majit. Mësohet se vrasësi është shtetasi shqiptar Taulant Malaj, 45 vjeç, i cili tashmë është arrestuar. Viktimat janë vajza e tij, Xhesika, dhe një tregtar italian 51-vjeçar, Massimo De Santis. Ish-gruaja e atentatorit, gjithashtu shqiptar, Tefta Malaj, 39 vjeç, (ishin ndare, por jo ligjërisht) ka mbetur…

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se në vizitën e fundit që zhvilloi në Bruksel ka marrë garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër. “Në takim u konfirmua se marrëveshja është vlefshme, se 27 shkurti i Brukselit dhe 18 marsi i Ohrit ka ndodhur, se teksti i marrëveshjes është aty i pandryshueshëm e panegociueshëm dhe që duhet të zbatohet pa vonesa dhe në përpikëri. Andaj ky zotim, ky garanci e ndërmjetësve evropianë natyrisht që është i domosdoshëm për ta mbajtur solid procesin e dialogut”, ka thënë Kurti. Gjithashtu Kurti ka thënë se ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të…

Read More

Drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, përuruan veprën artistike ‘Meteor’, e instaluar në qendër të Golemit, si një hapësirë për fëmijët, por edhe të rriturit. Veliaj tha se vepra ‘Meteor’ do të shndërrohet shumë shpejt në një destinacion për Golemin dhe Kavajën. “Më vjen mirë që Golemi është bërë një shtëpi e të gjithë shqiptarëve, sidomos tani që hapet sezoni turistik. Lajmi i mirë është se, edhe pa u hapur tamam sezoni turistik, bregdeti i Kavajës është i rezervuar 100%, deri në fund…

Read More

Deputeti i Partisë Socialisti Erjon Braçe përmes një video të postuar në rrjetet sociale ka bërë thirrje kundër atyre që i ka cilësuar si “spiunë dhe fuksa”, që spiunojnë njerëzit që ndërtojnë çatitë e tyre. Nga Bregasi i Divjakës, Braçe u shpreh se nuk e kuptonte se pse spiunojnë njerëzit që po ndërtojnë çatitë e banesave të tyre, teksa ishte krahë një banori të zonës që i kishte ndodhur diçka e tillë. Ai vijoi duke thënë se me t’u kthyer në parlament në 15 maj do miratohet ligji që heq lejet për çatitë, avllitë dhe ndërtimet e brendshme që njerëzit…

Read More

Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç. Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Read More

Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Myrteza (Zani) Caushi për të disatën herë paraqit në Gjykatën kërkesën për përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit në burg, duke kërkuar ulje të ditëve të burgimit. Ai kundërshton disa vendime të Gjykatës së Matit, që i kanë rrëzuar kërkesën për ulje të dënimit. Zani Caushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë. Sipas ligjit, pas kalimit të një afati të gjatë brenda qelive të burgut, një i…

Read More