Author: tirana

Një ndërhyrje laparoskopike e shkallës së lartë të vështirësisë është kryer me sukses në Klinikën e Parë të Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një video të publikuar në rrjetet sociale. “Trajtimi kirurgjikal konsistoi në rezeksionin laparoskopik të lobit të majtë të heparit, një metodë mini-invazive dhe tepër komplekse, që janë sot të mundura në QSUT, falë një infrastrukture moderne dhe pajisjeve mjekësore specifike për raste të tilla delikate”, theksoi Manastirliu. Ministrja Manastirliu falënderoi për punën e shkëlqyer ekipin me Prof. Etmont Çeliku, Dr.…

Read More

Agron Malaj dhe Skënder Gjuci, dy kandidatët në garë për zgjedhjet e 14 Majit, për bashkinë e Matit kanë shtrënguar duart mes tyre, në prani të dhjetëra qytetarëve. Ky gjest qytetarie u mirëprit nga qytetarët që frekuentonin panairin e prodhimeve bujqësore, blektorale, artizanale, etj. Nuk është hera e parë që Malaj takohet dhe u afron bashkëpunim opozitarëve të Matit.

Read More

Policia e Elbasanit bën me dije se ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në familje, ku një 29-vjeçar po ushtronte dhunë ndaj të afërmve të tij. Efektivët shkuan menjëherë në banesën e kësaj familjeje, në lagjen “28 Nëntori”, pas marrjes së informacionit dhe bëri të mundur arrestimin e 29 vjeçarit L.Zh. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi dhe një sasi kokaine, e cila dyshohet se i përkiste të arrestuarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Read More

Këtë të dielë në takimin e zhvilluar me banorë të Beratit, ku u prezantua kandidati koalicionit “Bashkë fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit, Zija Ismaili, Sali Berisha theksoi se “ftoj qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë, më 14 maj të votojnë për veten e tyre. Vota për veten e tyre, në bindjen time më absolute, është ajo për ndryshimin e Beratit dhe Shqipërisë”. Berisha theksoi se nga jugu në veri, po fryn flladi i fitores, po fryn era e ndryshimit, po fryn rikthimi i demokracisë dhe rivendosja e pluralizmit. “Është për ju ajo votë është për qytetarin, ajo votë sepse…

Read More

Një krim i rëndë është regjistruar në qytetin e Foggia në Itali, ku një shtetas shqiptar raportohet të ketë vrarë me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një burrë. E plagosur në këtë ngjarje ka mbetur dhe ish-bashkëshortja e autorit. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ndodhi në mesnatë në një pallat në rrugën Togliati, ku shqiptari Taulant Malaj vrau në fillim në shkallë shtetasin italian Massimo De Santis dhe më pas vajzën e tij të mitur. Shkak për ngjarjen mendohet të ketë qenë xhelozia, ku 45-vjeçari Malaj dyshonte se shtetasi italian kishte një marrëdhënie me ish-bashkëshorten e tij. Gruaja dhe…

Read More

Luiz Ejlli kishte dy gëzime në një natë, ku u shpall fitues i këtij edicioni të dytë të Big Brother Vip, duke rrëmbyer çmimin e madh dhe kurorëzoi dashurinë e lindur brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri me moderatoren Kiara Tito. Ceremonia civile u celebrua nga kryetari Erion Veliaj në tarracën e Bashkisë së Tiranës mes familjes e miqve të çiftit. Luizi ashtu siç kishte thënë, vizitën e parë e ka bërë në Shkodër. Ai është parë në orët e para të mëngjesit në qytetin e lindjes. Ai kishte deklaruar se pasi të mbaronte Big Brother, të nesërmen do…

Read More

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, i cili ka edhe shtetësi shqiptare, ka dalë hapur në përkrahje të Erion Veliajt në zgjedhjet e së dielës për kryebashkiak. Përmes një videomesazhi, djali i ish-presidentit Thaçi, thotë se si shumë qytetarë të tjerë me dyshtetësi, edhe ai do të votojë të dielën për kryebashkiakun Veliaj. “Erioni është mik i mirë i babit dhe gjithë Kosovës. Tirana është sot qytet më dinamik, më i bukur, më i hapur, për shkak të Erionit. Qindra mijëra turistë e kanë zbuluar Tiranën si një qendër të re kulturore dhe sportive europiane”, thotë në këtë video djali…

Read More

Me një homazh për të ndjerin Ardian Nikulaj, i cili u vra më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin, nisi takimi i kryetarit të Partisë Social Demokrate Tom Doshi me miqtë e biznesmenit dhe njëkohësisht mbështetës të PSD-së. Nikulaj ishte kandidat i PSD-së për anëtar të Këshillit Bashkiak të Lezhës. Kreu i socialdemokratëve kërkoi që Lezha të bëjë realitet amanetin e Nikulaj për ta çuar në fund misionin që ai kishte… “Ka qenë shok e vëlla jo vetëm për mua por për të gjithë ç’jeni këtu. Dhe kjo duket edhe nga pjesëmarrja juaj këtu. Ne nuk do ta…

Read More

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko, zhvilloi një takim derë më derë me sipërmarrësit dhe banorët e Xhamlliku. Komunikimi direkt dhe sy më sy me qytetarët e Tiranës është shumë i rëndësishëm për ne, tha Bejko në takime. “Sot ishim në zonën Xhamllikut. Në takimet me bizneset e vogla, më bën përshtypje, se taksat janë shumë të larta. Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erjon Veliaj i ka rritur në mënyrë të vazhdueshme taksat. Prandaj ne bashkë me ekspertët tanë do ti japim frymëmarrje biznesit duke ulur me 50% taksat”, tha Bejko.

Read More

Agron Malaj, kandidati socialist për një mandat të dytë në bashkinë e Matit ka nisur takimet përmbyllëse në njësitë administrative dhe blloqet e qytetit të Burrelit. Malaj zhvilloi takimin elektoral me banorë të njësisë Administrative Rukaj dhe lagjes “Pjetër Budi”, Blloku nr.1 Burrel. Kandidati Malaj tha se e mori drejtimin e bashkisë në vitin 2019 me një bilanc negativ dhe pavarësisht krizave të tërmetit, pandemisë dhe ekonomike, u implementuan me dhjetëra projekte me fonde të buxhetit të shtetit, donatorëve dhe OJF-ve. Po ashtu Malaj shpalosi edhe prioritetet për mandatin e ardhshëm, ku një vëmendje të veçantë do të ketë infrastruktura…

Read More

Një javë para zgjedhjeve më të rëndësishme në dekadat e fundit në Turqi, një bllok opozitar prej gjashtë partive, është paraqitur para mijëra mbështetësve, në një marsh të mbajtur në Stamboll. “Ju do ta rrëzoni administratën autoritare, përmes mjeteve demokratike”, ka thënë kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroglu, para një turme të madhe. Ai ka thënë se një qeveri demokratike në Turqi, do të ishte “dhuratë për botën e politikës”. Sondazhet tregojnë se ai gëzon më shumë mbështetje, sesa presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan. “Ne nuk do ta lëmë Republikën e Turqisë në duart e një burri”, ka thënë Kılıçdaroglu, duke…

Read More

Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre, dëmshpërblimin për pronat e tyre sipas vlerës së tregut, teksa kanë paralajmëruar se nuk do marrin pjesë në votimet e 14 Majit. Një prej tyre ka deklaruar se sot e kësaj dite nuk ka një projekt të qartë për rrugën që do ndërtohet, ndërsa shtoi se sipas tij fshati duhet të bojkotojë zgjedhjet vendore të 14 Majit. “Jemi ankuar në të gjitha institucionet, nga kryeministria në institucionet më pas dhe në ambasada. Vetëm në Hipotekë kemi diskutuar me drejtorin. Ne kemi kërkuar shpronësimin e pronës me…

Read More