Author: tirana

Kryeministri sllovak Eduard Heger këtë të dielë ka kërkuar presidentit të Sllovakisë që ta lirojë nga detyra, pasi dorëheqjet e ministrave e dobësuan kabinetin e tij në kryerjen e detyrave para zgjedhjeve të shtatorit. Heger është planifikuar të takohet më vonë sot me presidenten Zuzana Caputova, e cila ka autoritetin për të emëruar një kryeministër të ri të përkohshëm. Ndër të tjera në media shkruhet Heger është përballur me thirrjet nga opozita për t’i hapur rrugë një qeverie teknike, për të udhëhequr vendin deri në zgjedhjet e parakohshme në shtator. Koalicioni qeverisës humbi shumicën në shtator të vitit të kaluar,…

Read More

Demokratët amerikanë dhe republikanët bien dakord për efektet negative të mediave sociale tek të miturit. Ata kanë paraqitur një projekt-ligj dypartiak në Senatin amerikan, “Akti i mbrojtjes së fëmijëve në mediat sociale”. Masa do të përcaktojë që fëmijët nën 13 vjeç janë të ndaluar nga rrjetet sociale dhe ata midis 13 dhe 17 vjeç kanë nevojë për pëlqimin e prindërve për të krijuar një llogari. Sipas ligjvënësve që propozuan ligjin, media sociale është përgjegjëse për përkeqësimin e krizës së shëndetit mendor në vend dhe gjithashtu ka kontribuar në rritjen e sjelljeve vetëvrasëse tek fëmijët dhe të rinjtë. Masa vjen pasi…

Read More

Dy gola në pjesën e dytë në Bergamo ndaj Atalantës që Juventus të fitojë 0-2 në një transfertë të vështirë dhe të marrë tri pikë me shumë vlerë sa i takon zonës Champions. Pas një pjese të parë pa gola, Junior, që luante takimin e parë si titullar te Juventus, finalizoi një gol të bukur të nisur po nga këmbët e tij. 0-1 në minutën e 56-të, me bardhezinjtë që kishin edhe shanse të tjera. Vendasit u përpoqën shumë në fund të shmangnin minimalisht humbjen, por nuk ia dolën dot. Në fund, miqtë shënojnë golin e dytë me Vlahovic. Juventus…

Read More

Zjarret janë jashtë kontrollit në pyjet e Albertës në Kanada. Qeveria lokale ka shpallur gjendjen e emergjencës në provincë, ndërsa mbi 25 mijë persona janë detyruar të evakuohen. “Bëhet fjalë për një krizë të paprecedentë”, shprehen zyrtarët lokalë, ndërsa konfirmojnë se numri i vatrave aktive sa vjen e shtohet. Bëhet fjalë për mbi 100 të tilla, prej të cilave 36 janë totalisht jashtë kontrollit. Autoritetet u kanë kërkuara mijëra personave që të jenë gati për të lënë shtëpitë në çdo moment. Shkaku i zjarreve në pyje lidhet kryesisht me temperaturat shumë të nxehta të pranverës që janë ndërthurur dhe me…

Read More

Një makinë ka marrë flakë në ecje mesditën e kësaj të diele në Rinas. Sipas policisë mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. M., ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht. Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme materiale. “Me datë 07.05.2023, në rrugën e Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies…

Read More

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, ka bërë paraqitjen e parë publike pas një muaji në spital. Në një fjalim nga dhoma e tij, 86-vjeçari u shpreh se është gati t’i rikthehet politikës. “Nuk jam ndalur asnjëherë, as në javët e fundit. Kam punuar në strukturën e re të partisë dhe jam i gatshëm të kthehem në punë me ju dhe të luftoj përkrah jush për betejat tonë”. Berlusconi u shtrua në spital më 5 Prill dhe kaloi gati dy javë në kujdes intensiv, duke nxitur spekulime se jeta e tij mund të ishte në rrezik. Ai doli nga kujdesi intensiv…

Read More

Milani në alarm para derbit. Sulmuesi portugez Rafael Leao u zëvendësua në minutën e 11’ të ndeshjes ndaj Lazios, për shkak të një problemi në aduktorë, teksa paraditen e të dielës ka kryer edhe vizitat mjekësore. Në komunikatën e shpërndarë nga kuqezinjtë, thuhet se Leao ka pësuar një zgjatje muskulore dhe se gjendja e tij fizike do të monitorohet ditë pas dite. Prania e yllit të kuqezinjve në derbin e të mërkurës është në dyshim të fortë, pasi Pioli mund të vendosë edhe ta ruajë për ndeshjen e kthimit.

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla është ndalur sot në Lushnje nga ku ka theksuar se premtimi për rrugën në fshatin Thanasaj tashmë është realitet. Balla u shpreh se nëse duam që të vijojmë të gjitha projektet e nisura duhet të shkojmë përpara e mos ta kthejmë kokën pas te Saliu dhe Iliri, të cilët janë pasuaruar e në institucionet e shtetit. ”Nuk dua të merem me kandidatin e Lushnjes sepse siç ka hyrë do të dalë por e kam me ato dy kontrollorët, dy shushunja që kanë 32 vite…

Read More

Kandidati i PS për bashkinë Shkodër, Benet Beci në një intervistë për Euronews Albania iu përgjigj akuzave të rivalit të tij demokrat për mungesë programi. Beci tha se programi i tij është një plan konkret pune, fryt i eksperiencës mbi 15 vjet në transformimin e qyteteve. “Shkuarja në çdo rrugë dhe rrugicë ku njerëzit tregojnë problemet e tyre është si fillimi i punës, jo kërkesë e votës. Programi im është fryt i eksperiencës mbi 15 vjet në transformimin e qyteteve. Është një plan pune për një gjë që di ta bëj se e kam bërë gjithmonë. Në artikulimin tim unë…

Read More

400 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të Europës kanë qenë pjesëmarrës së Maratonës “Vlora vrapon” e cila zhvillohet për të tretin vit radhazi. Kreu i klubit shumësportësh Flamurtari, Klevis Kaso tha se kjo maratonë synohet të kthehet në traditë për t’i dhënë më shumë zë të ashtëquajturit edhe turizëm sportiv. Fituesi i maratonës në garën 10 km u shpall Kampionia e Europës Luiza Gega.

Read More

Tirana nuk është një kryeqytet i zakonshëm, por ajo paraqet dimensione europiane, shkruan faqja italiane vogue.it në një artikull të gazetarit Paolo Armelli. Tirana ka qënë një qytet me një të kaluar komplekse, por tashme e ka lënë pas ”krahëve” duke u bërë më e jetuar, padyshim më e bukur dhe më europiane. I duhet një udhëtari kureshtar me pasion për të pazakonshmen për të vlerësuar të gjitha nuancat dhe kontrastet më të dukshme. Me një popullsi të lashtë e ndërthurur me interesash tregtare qysh nga epoka e hekurit, ajo mori rëndësi në shekullin e XVII. E ndarë midis Evropës…

Read More

Një shofer furgoni, i mbushur me tifozë të Kukësit përpara ndeshjes me Partizanin, kishte shkuar me një mision të veçantë. Jo vetëm për të bërë tifo, por edhe “zhurmë”, por fatmirësisht është bërë ndalimi i tij në kohë, pa pasoja të rënda, ndoshta edhe në njerëz. Mësohet se është vënë në hetim shoferi i furgonit, A. M., banues në Tiranë pasi u kap duke transportuar kapsolla plasëse. “Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara për mbarëvajten e ndeshjes Partizani-Kukësi, ky shtetas, është konstatuar duke transportuar tifozët e Kukësit, me një automjet tip furgon, gjatë kontrollit të të cilit u gjetën…

Read More