Author: tirana

Me ftesë të Presidentit Bajram Begaj, më 10-11 maj 2023, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, i cili do të shoqërohet në këtë vizitë edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda. Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri. Presidenti i Polonisë Duda pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023. Ndërsa, më 11 maj 2023, ora 11:00 do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti Begaj, në Institucionin e Presidentit të Republikës. Pas ceremonive të mirëseardhjes, të dy Presidentët…

Read More

Kryetari i Partisë Së Lirisë, Ilir Meta nuk ka lënë pa komentuar deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, ku i kërkoi ish-kreut të PS, Gjergj Mërkurit të tërhiqet nga gara. Nga Kavaja, Meta tha se kjo thirrje e kreut të qeverisë ka ardhur pasi është i frikësuar dhe i vetëdijshëm që PS-ja në Sarandë do të jetë forcë e tretë. “Iu lut që të tërhiqet nga gara se është i sigurt se në Sarandë është i treti dhe jo më të ketë shans që të fitojë në Sarandë”, tha Meta. Ai u shpreh i bindur për një fitore në…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi u ka premtuar qytetarëve ujë të pijshëm 17 orë në ditë. Në takimin që pati me qytetarë në Njësinë Nr.9, Këlliçi tha se ka një arsye pse nuk premton ujë 24 orë. Sipas tij, kjo ndodh sepse nuk ka objektiv të gënjejë qytetarët dhe të thotë se do t’u ofrojë ujë të pijshëm 24 orë pasi fillimisht do duhen investime në rrjetin aktual të ujërave të bardha. “Ka një problematikë me ujin e pijshëm. Sigurisht, kanë ujë sepse kanë depozitat mbi pallate. Ujë vjen 3-4 orë në ditë, kur ndërkohë propagandohet nga ana…

Read More

Objektivi ynë është transformimi i mëtejshëm i qytetit dhe së bashku me ju do ta arrijmë këtë gjë. Kështu është shprehur kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në takimin e zhvilluar. Kryebashkiakja Sako shpalosi shkurtimisht programin elektoral, i cili do të zbatohet në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Sako tha se projekti për zbulimin e plotë të amfiteatrit, projekti për stadiumin e ri, marina e portit, porti tregtar në Porto Romano, stadiumi i ri dhe marrëveshja me skuadrën e Manchester City për hapjen e akademisë sportive në Durrës, janë baza e zhvillimit…

Read More

Zbardhet ngjarja e 6 ditëve më parë, ku një 22-vjeçar tentoi të vriste dy persona duke i përplasur me automjet. Shpallet në kërkim Pavli Dafa. Tentoi të vriste 2 shtetas duke i përplasur me automjet, si dhe goditi qëllimisht automjetin e tyre, shpallet në kërkim 22-vjeçari, i cili u largua nga vendngjarja me automjetin e të dëmtuarve. Gjatë largimit, 22-vjeçari dëmtoi edhe një automjet tjetër të parkuar. Si rezultat i hetimeve të thellura për një rast të përplasjes së disa automjeteve, në datë 01.05.2023, në fshatin Sheqishte, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe Seksioni për…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Kavaja, ku zhvilloi takim me strukturat dhe banorë të këtij qyteti, sulmoi qeverinë “Rama 3”, ndërsa shtoi se edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur pronat e qytetarëve. “Edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur dhe për të marrë pronat e qytetarëve. E dini historinë e banorëve në Kombinat. I piketuan që të marrin pronat e tyre për oligarkët. Një shtet anëtare e NATO-s, që aspiron për BE. Si mund të kërkojë ky votat e qytetarëve të Kavajës, ku me kukullat e tij pranuan falimentimin e ujësjellës-kanalizimit të Kavajës. A nuk e…

Read More

Rrugëtimi i Luiz Ejllit në Big Brother VIP 2 përfundoi, por duket se një tjetër derë është hapur për të. Përveç çmimit të madh prej 100 mijë euro që Luizi fitoi, ai do të bëhet edhe pjesë e produksionit të Top Channel. “Tanimë Top Channel nuk do të të lëshojë, do jesh pjese e produksionit”,- tha Arbana.

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje në kuadër të rrugëtimit të gjelbër të 14 majit një sërë takimesh me banorë të Vlorës, Himarës e Sarandës. Kryeministri Rama publikoi sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga këto takime. Rama u shpreh se zgjedhësit në këto qytete duan të të shkojnë vetëm përpara. Gjatë këtyre takimeve, Rama u ndal tek projektet dhe investimet transformuese që janë bërë në këto qytete gjatë këtij mandati të pushtetit lokal duke premtuar vijimësinë e tyre.

Read More

Në Kuçovë si pasojë e shpërthimit të një bombole humbi jetën 84-vjeçarja Alie Kosova. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit. Siç duket nga pamjet, si pasojë e shpërthimit është shembur një pjesë e banesës. Menjëherë në vendin e ngjarjes ndërhyri policia e cila arriti të nxjerrë të gjallë të zotin e shtëpisë, Mustafain. 86-vjeçari është nisur drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar për shkak të plagëve të shumta që ka marrë pas shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tij në Kuçovë. Si pasojë e shpërthimit, humbi jetën gruaja e tij, Alie Kosova,…

Read More

Mbreti Charles III mori fronin e Mbretërisë së Bashkuar më 8 shtator 2022, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. Kështu, sipas linjës së pasardhësve, ai erdhi në fron pas nënës së tij, e cila më parë pasoi të atin në vitin 1952, dhe gjyshit të Charles, mbretit George VI. Pasardhësi në fronin britanik rregullohet jo vetëm nga prejardhja, por edhe nga statuti parlamentar, raporton BBC. Baza e trashëgimisë u vendos në dispozitat kushtetuese të shekullit të XV-të, të cilat kulmuan me Ligjin e të Drejtave të vitit 1689 dhe Aktin e Zgjidhjes nga 1701. Kur Mbreti James…

Read More

Ka viktima nga sulmet me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një person ka qëlluar me armë zjarri brenda një qendre tregtare në qytetin Allen në veri të Dallasit në Teksas. Raportohet për 8 viktima, mes tyre ka edhe fëmijë. Policia ka njoftuar se e ka ekzekutuar agresorin, i cili ka vepruar i vetëm. Ende nuk ka të dhëna për personin që kreu sulmin, por sipas dëshmitarëve, ai ishte një burrë që qëllonte pa dallim ndaj kalimtarëve. Policia evakuoi me qindra njerëz nga qendra tregtare. Veç viktimave ka pasur edhe disa të plagosur, por ende nuk dihet numri i…

Read More