Një person vdiq dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën me armë zjarri në një restorant në Misisipi të premten mbrëma, ndërsa festohej festa meksikane e 5 Majit, njoftuan autoritetet policore. Drejtori i policisë në qytetin “Ocean Springs”, Ryan LeMaire, konfirmoi përmes një njoftimi për shtyp se shtatë persona u qëlluan në restorantin “The Scratch Kitchen”. Sipas njoftimit, të plagosurit u transportuan në spital. Nuk ka njoftime mbi gjendjen e tyre. Policia tha se personi i vrarë ishte Chase Harmon, 19 vjeç. Deri të shtunën paradite nuk pati të arrestuar për ngjarjen, por zoti Lemaire tha se hetimet vazhdojnë,…
Author: tirana
Rrugëtimit të katër finalistëve të “Big Brother Vip” po i vjen fundi. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Këto janë disa nga pamjet e para nga tapeti i kuq, ku do të shkelin ish-banorët e këtij edicioni. View this post on Instagram A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio) View this post on Instagram A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio) View this post on Instagram A post shared by TOP ALBANIA RADIO…
Ish-konkurenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi do të bëhet baba për herë të parë. Ai ka postuar në Instagramin e tij një eko të bebit që do të vijë në jetë, duke zbuluar në këtë formë lajmin e ëmbël. Kujtojmë që ai i propozoi për martesë të dashurës së tij, pak muaj më parë. “Ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë. MashAllah”, shkruan Bearti krah fotos. Kujtojmë se rreth dy vite më parë, lidhja e Beartit dhe Tea Trifonit nga Përputhen mori përmasa të frikshme në rrjete sociale. Çifti kishin krijuar një lidhje të fshehtë ndërkohë që në emision pretendonin të tjera…
Sonte mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania”, pas katër muajsh. Ditën e sotme kur kanë mbetur pak orë larg shpalljes së fituesit, banorët kanë nisur bisedat e tyre mes vete. Me shaka, Luizi është shprehur se nëse nuk e fiton këtë edicion do të futet edicionin tjetër. Kristi ka ndërhyrë, teksa Luizi e ka ndërprerë menjëherë duke i thënë se ai është i katërti dhe nuk ka të bëj me listën.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Latja ka komentuar alternativën përballë në zgjedhjet e 14 majit. Në një postim në rrjete sociale, Llatja, që në këto zgjedhje kërkon një mandat të dytë, thekson se Luçiano Boçi është një figurë politike e ricikluar të cilin qytetarët e Elbasanit nuk e meritojnë. “Luçiano Boçin unë e njoh si njeriun që nën bekimin e Sali Berishës kandidoi për Bashkinë e Elbasanit 16 vite më parë dhe u refuzua me votë masive. E njoh si njeriun që prej shumë vitesh nuk ka zbritur nga pushteti politik por nuk ka bërë asgjë për qytetin tonë.…
Kryeministri Edi Rama prezantoi në Vlorë kandidatin socialist për këtë bashki, Ermal Dredha. Në nisje të fjalës së tij, Rama u shpreh se qytetit i duhet një kryetar që nuk fle gjumë, ndërsa nuk kanë munguar fyerjet ndaj kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Hysni Sharra. “Ka gjetur më budallain e Vlorës për ta bërë kandidat të opozitës. Më budalla që ka gjetur Leskua për të kandiduar këtu me Ermalin në Vlorë me Qiri nuk e gjen dot. Për këtë duhet t’i them Leskos, respekte, që e kuptove se këtu nuk kruhesh dot me PS-në. Sa më budalla të jesh aq më…
Një 44-vjeçar në Selanik është goditur me thikë në kokë nga nëna e tij teksa flinte gjumë. E moshuara është arrestuar, kurse 44-vjeçari ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë. Para oficerëve të policisë ajo ka dëshmuar se e ka ngatërruar djalin me burrin e saj. Policia ka gjetur në lavamanin e kuzhinës tre thika dhe një palë gërshërë me gjurmë gjaku. Bashkëshorti i gruas ka qenë ai që ka njoftuar ambulancën sapo ka parë djalin e tij të gjakosur.
Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë dhe kandidatët për këshillin bashkiak në Bashkinë e Vlorës. Duke u ndalur tek deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama në Saranda, kryetari i Partisë së Lirisë beson se kryeministri është i frikësuar që do të dalë i treti në këtë bashki, pas kandidatit të “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të pavarur Gjergj Mërkuri. “Dje shefi i gomerëve shpalli kapitullimin e Rilindjes në Sarandë, sepse jo vetëm që bashkinë e Sarandës mund ta shohë vetëm me satelitët e tij më 15 maj, dhe këtë e dinte prej kohësh, sepse falë…
Arbana Osmani feston të dielën ditëlindjen, por Sara Hoxha është siguruar ta surprizojë e para me një dhuratë. Producentja i ka dhuruar moderatores një palë këpucë nga stilisti italian Rene Caovilla. “Dhurata perfekte pak para ditëlindjes nga Sara Hoxha ime”, shkruan Arbana.
28-vjeçarja shqiptare që u vra me amë nga ish-partneri i saj është identifikuar si Danjela Neza. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm pranë një kopshti në Savona, Itali. Babai i 28-vjeçares së ndjerë përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar të afërmit dhe dashamirësit për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të së bijës. Medie italiane raportojnë se burri me origjinë nga Guinea nuk ka pranuar që te ndahej nga e reja dhe për këtë shkak, ka ndërmarrë aktin ekstrem. Pasi e ka qëlluar ish-të dashurën, ai ka telefonuar Policinë, duke thënë se e…
Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është regjistruar sot në jug të Kretës. Epiqendra ishte 41 kilometra në jug-jugperëndim të Paleochora Chania, ndërsa thellësia fokale ishte 23.6 kilometra. Tërmeti është ndjerë në zonën e Kretës jugore dhe perëndimore. Nuk raportohet për dëme.
Forcat e sigurisë në Nish të Serbisë kanë arrestuar një 17-vjeçar, i cili dyshohet që kërcënoi se do të vriste 20 persona në fundjavë. Të premten, në profilin e tij në “Instagram”, ai publikoi një mesazh në të cilin kërcënoi se do të vriste mbi 30 njerëz në Nish nesër. Më herët, u raportua se autoritetet serbe ndaluan edhe një vajzë, e cila në aplikacionin “TikTok” ishte tallur me sulmin masiv në një shkollë të Beogradit dhe se e kishte lavdëruar sulmuesin.