Author: tirana

Kreu i KQZ ka urdhëruar fshirjen e çdo postimi me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në çdo media sociale. KQZ thotë se vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjet tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin dhe ripostimin e veprimtarive me karakter politik/elektoral në zgjedhje, nga ana e këtyre institucioneve, përbën shpërdorim të burimeve publike. Njoftimi i plotë: Urdhëresë nga KQZ. Të fshihet menjëherë çdo postim apo ripostim me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platformën “Facebook” apo të çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale). Vënia në dispozicion e faqeve…

Read More

Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë e Shqipërisë ndodheshin sot në Britaninë e Madhe për ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla. Begaj me anë të një postimi në “Twitter”, kreu i shtetit shkruan se ishte i nderuar që përfaqësoi Shqipërinë, ndërsa çmoi lidhjen e fortë me Mbretërinë e Bashkuar. “I nderuar të përfaqësojë Shqipërinë në Kurorëzimin historik të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla. Duke çmuar lidhjen tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar, u dërgojmë urimet tona më të mira Madhërive”, shkruan Begaj.

Read More

Nga Rita Ora e Ermal Meta dhe shumë artistë të tjerë shqiptarë, kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për kryebashkiakun Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Por, daljet publike të tyre në mbështetje të Veliajt janë sulmuar nga eksponentë të opozitës së drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. I pyetur në News24 në lidhje me këtë çështje, kryebashkiaku Veliaj tha se asnjë artist i suksesshëm nuk dëshiron të identifikohet me Sali Berishën dhe Ilir Metën. “Renis Gjoka dhe projekti i tij “Rock dhe Dictator”, që u bë himni i fushatës parazgjedhore të Partisë Demokratike, është sponsorizuar nga Bashkia…

Read More

Luizi dhe Kiara do të kurorëzojnë mbrëmjen e sotme në martesë lidhjen e tyre të dashurisë, që u krijua në Big Brother Vip. I pyetur nëse ky kurorëzim do të bëhet në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi të mos i komentojë zërat, por as nuk e pohoi e as nuk e mohoi këtë. “Nuk e di ça po gatuhet në tarracë, por di të them se për mua është një nga gëzimet më të mëdha kur çifte të reja i shtohen qytetit. Ndonjëherë ndihme keq për kryetarë të tjerë bashkish që vetëm pakësohen, po kur më pyesin njerëzit…

Read More

Charles III kurorëzohet Mbret. Në këtë ceremoni morën pjesë figura të rëndësishme nga bota e politikës, muzikës dhe artit. Më poshtë janë disa nga personalitetet e famshme që morën pjesë në këtë kurorëzim. Jill Biden, bashkëshortja e presidentit amerikan Joe Biden Presidenti francez Emmanuel Macron me bashkëshorten e tij Ish-kryeministri britanez Boris Johnson me bahskëshorten e tij Këngëtarja Katy Perry Artisti Lionel Richie Kryeministri kanadez Justin Trudeau me bashkëshorten e tij Ish-kryeministri britanez David Cameron me bashkëshorten e tij Aktorja Emma Thompson Prezantuesit Ant McPartlin dhe Declan Donnelly.

Read More

Nga Hasi, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se po ushtron presion ndaj kandidatëve të opozitës me deklaratat e tij se nuk do të bashkëpunojë nëse fitojnë në zgjedhjet e 14 majit. Lideri historik i të djathtës kërkoi votëbesim për kandidatin e tij për Hasin, Miftar Dautin, me zotimin se do të rikthejë shpresën tek qytetarët. “Edi Rama po kërcënon mos votoni kandidatët e opozitës, pasi nuk do merrni para. Më lejoni t’i them diçka, gush e pushteti yt merr fund. 14 maji hap dyert për përmbysjen e tij si figura më e keqe e historisë tonë pas Enver…

Read More

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ofendimet ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, duke e quajtur njeri të paditur. Sipas Ramës, ai po kërkon që të përdorë në Himarë lidhjet që ka me Greqinë. “Ai është një kokërr injoranti është një diversionist i pashoq që nuk përfaqëson asgjë përveç një grushti njerëzish këtu. I kanë dhënë mbështetje për të përfaqësuar një koalicion që është koalicioni më i shëmtuar qysh ku karavidhja e parë ka lindur. Do të çohen himarjotët këtu të gjithë himarjotët sido që të ndjehen sido që të flasin ngado që…

Read More

Një aksident masiv është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës, në mbikalimin e Sukthit. Në aksident janë përfshirë të paktën 5 makina. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Aksidenti masiv ka shkaktuar trafik të rënduar në drejtimin Tiranë-Durrës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti masiv.

Read More

Kur na ndajnë veç pak ditë nga zgjedhjet, vijon të rritet tensioni mes dy kampeve politike si dhe presioni për votat. Vëllai i deputetit të PD Bledion Nallbati, Altin Nallbati, është bërë sërish subjekt i një konflikti që ka përfunduar në dhunë. Ai është përplasur me dy vëllezër në Devoll ku kishte shkuar për t’i kërkuar llogari për mos pjesmarrjen në mitingjet e kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Elvis Hajdërlli. Pasi kishte shkuar në njësinë administrative Miras, ai është afruar në vendin ku qëndronin dy vëllezërit Olivert dhe Blerti Zaçi. Konflikti ka nisur fillimisht me tone të larta e me…

Read More

Kryeministri Edi Rama u shpreh se për sezonin e ri duhet qetësi, rregull, pastërti dhe lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin. Rama paralajmëroi masa të ashpra për efektivët, nga drejtuesi i policisë së qarkut deri të shefat e komisariateve, në rast mos zbatimi të ligjit. Ai shtoi se masa duhet të merren dhe për ato që nuk respektojnë ligjin, duke vendosur muzikë edhe pas orarit të lejuar.

Read More

Një 28-vjeçare shqiptare është vrarë me plumb në kokë nga ish-partneri i saj në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02;00 të mëngjesi të sotëm në një park në Savona. Burri me origjinë nga Guinea nuk ka pranuar që te ndahej nga e reja Danjela Neza dhe për këtë shkak, ka ndërmarrë aktin ekstrem. Pasi e ka qëlluar ish-të dashurën, ai ka telefonuar Policinë, duke thënë se e kishte vrarë. Karabinierët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin. Po ashtu mbërriti dhe ambulanca, por fatkeqësisht e reja kishte ndërruar jetë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë ku prezantoi me Njësinë Policore Detare një strukturë të re sezonale. Shefi i qeverisë risolli ngjarjen që ndodhi verën e kaluar në Potam, ku një 7-vjeçare humbi jetën, pasi u godit nga një skaf. Duke e quajtur një humbje të tmerrshme, ai tha se ky rast duhet të shërbejë si një mësim. “Të ketë qartësi e plotë e të gjithë njësisë, e të gjithë punonjësve, se cilat janë detyrat e tyre, kërkohet motivi i plotë që të kryhen këto detyra, vetëdije e plotë për të mos u bërë pjesë e problemit, por për…

Read More