Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët ku u prezantoi atyre programin për sportin dhe shëndetin. Ai premtoi se do të ndërtojë 5 komplekse sportive në hyrje të Tiranës. Kandidati demokrat tha se çdo qytetar mbi 16 vjeç do të pajiset me sport card, që do iu mundësojë futjen në qendrat sportive private me një çmim të reduktuar. “Ne do të financojmë dhe mbështesim klubin e sportit Tirana që skuadra më përfaqësuese e kryeqytetit të tejkalojë përmasat kombëtare dhe të ballafaqohet me ekipin më të mira të rajonit. Ne do të shpërndajmë për çdo…
Author: tirana
Shkrimtari rus, Zakhar Prilepin, është plagosur si pasojë e një sulmi me makinë -bombë të shtunën, për të cilin Rusia e fajësuar menjëherë Ukrainën dhe Perëndimin. Agjencia e lajmeve TASS, e ka cituar Ministrinë e Brendshme ruse të ketë thënë se një person është vrarë në shpërthimin që ka ndodhur në rajonin Nizhny Novgorod, rreth 400 kilometra në lindje të Moskës. Një zëdhënës i ministrisë ka thënë se i dyshuari është arrestuar. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë në Telegram se “faktet janë të vërteta: Uashingtoni dhe NATO-ja e kanë ushqyer një tjetër qelizë terroriste ndërkombëtare…
Një 50-vjeçar nga Kavaja është gjetur i pajetë në një kasolle. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:40. Policia njofton se në fshatin Gosë e Madhe, Rrogozhinë, në një kasolle, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi F. M., 50 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, nga Komisariati i Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
19 magjistratë që kanë ngelur në të dyja shkallët e vetting-ut, i janë drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit duke i kërkuar rishikimin e vendimit të shkarkimit të tyre, me argumentin se anëtari që i rrëzoi nga vetting-u, ishte ish-gjyqtari i dënuar me 6 muaj shërbim prove, Luan Daci. Ky precedent vjen fill pasi njëri prej ish-prokurorëve të KLP, Besnik Cani fitoi të drejtën nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, që KPA të rishikojë vendimin. Ekspertët arsyetojnë se përveçse kërkesat nuk gjejnë terren ligjor, pasi ankuesit nuk paraqesin as prova të reja për të mbështetur kundërshtinë e…
Finalja e madhe po afron dhe vetëm pak orë kanë mbetur nga fundi. Banorët po shijojnë mëngjesin e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Efi vendosi t’i zbulojë një informacion nga jashtë Luizit, nga i cili këngëtari mbeti i impresionuar. Efi: Do të të them diçka Luizi: Po leje mos e thuaj tani, se dhe pak ka mbetur Efi: Një kohë frutat dhe perimet në treg shiteshin me emrin tënd Efi: Frutave, portokalleve për shembull i kishin vënë emrin Luiz Luizi: A mos u tall? Seriozisht e ke? Shqiptarët janë të paparë.
Tre studio të arkitekturës bashkëkohore ndërkombëtare kanë prezantuar projektet e tyre për ndërtimin e stadiumit të ri Flamurtari në Vlorë. Bëhet fjalë për 3 studiot arkitekturore FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë). Secila prej tyre prezantoi për 25 minuta projektin për stadiumin e ri të Vlorës. Në prezantimin e saj studioja arkitekturore italiane FUKSAS e vuri theksin te stadiumi si qendër multifunksionale. “Stadiumi si qendër multifunksionale, ideja jonë është që funksionimi i plotë i arkitekturës për stadiumin është një vend që mund të përdoret gjatë gjithë javës. Pjesa e pasme mund të përdoret në mënyrë të…
Koha e gjatë e kaluar duke luajtur me video-lojëra dhe pa kontrollin e prindërve, mund të ndikojë te fëmijët që të jenë më pak komunikues, më të izoluar, të kenë mungesë përqendrimi e të jenë më agresivë, vlerësojnë ekspertët. Megjithatë, ekspertët e pranojnë se video-lojërat kanë edhe efekte pozitive. Fatos Preniqi nga Prishtina është baba i një vajze 4-vjeçare dhe një djali 5 vjeç. Ai tregon për Radion Evropa e Lirë se për shkak të përdorimit të telefonit për video-lojëra dhe shikim të videove të ndryshme, vajza e tij ka pasur vështirësi në të folur, ndërkaq te djali i tij…
Gjatë operacionit të koduar “Telegram”, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. V., 54 vjeç dhe A. V., 24 vjeç (babë e bir), banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit B. V. dhe A. V. do të merrnin shumën 100 000 euro nga një biznesmen. Shtetasi F. Gj. ka organizuar këtë veprimtari kriminale, duke iu prezantuar biznesmentit si zyrtar i lartë dhe duke i kërkuar shumën e parave, gjatë komunikimeve në rrjetet sociale. Pas identifikimit, shtetasit B. V. dhe A. V. janë mbajtur në vëzhgim nga shërbimet…
Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë pranuar pesë dronë “Bajraktar”, të prodhuar nga Turqia. Sipas medias së Prishtinës, dronët kanë mbërritur në Kosovë gati shtatë muaj pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë turke. Mjetet ajrore pa pilot Bayraktar TB2 kanë një qëndrueshmëri të gjatë në lartësi mesatare dhe fluturimi rekord i një avioni të këtij lloji zgjati 27 orë e tre minuta. Përveç sulmeve të armatosura, funksionet e tyre kryesore janë misionet e zbulimit, vëzhgimit dhe zbulimit. Interesimi për këta dronë filloi vitin e kaluar, veçanërisht pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të…
Nuk i kemi parë shpesh djemtë të ulen dhe të flasin shtruar pa kunja, pa ofendime dhe pa akuza “në kuadër të lojës” Në një moment Kristi ka këshilluar Luizin për atë që e pret jashtë me Kiarën. Sikur ta kishte mik ai i foli për mënyrën se si i sheh gjërat dhe këshilloi Luizin të ketë veten prioritet. “Prioritizo veten, jo dashurinë. Se tani duket çdo gjë bukur, po të pret, do rrini por ajo periudhë nuk do zgjasi gjatë”, janë disa nga fjalët e Kristit që po i thoshte se duhet t’i marrë gjërat me avash,të vendosë veten…
Shërbimi i kurorëzimit të Mbretit Charles filloi me Njohjen, sipas liturgjisë së Kishës së Anglisë. Për këtë moment simbolik, Charles qëndroi në një platformë të veçantë të ndërtuar brenda Westminster Abbey të quajtur Teatri, ku ai do të kthehet në secilën nga katër pikat e busullës për t’u paraqitur para njerëzve, të cilët do ta pohojnë dhe njohin atë si mbret. Më pas Mbreti vendosi dorën e tij mbi Ungjillin e Shenjtë dhe u zotua të “kryejë dhe mbajë” të gjitha premtimet. Charles III bëri gjithashtu një betim të dytë, Betimi i Deklaratës së Anëtarësimit – duke deklaruar se ai…
Kurorëzimi i Mbretit të Anglisë, po ndiqet përmes një ceremonie të vecantë edhe në Tiranë, organizuar nga ambasada britanike. Ambasadori Alastair King-Smith, vlerësoi figurën e mbretit Karl III si edhe rolin e Monarkisë në Mbretërinë e Bashkuar. “Monarkia ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetit. Koha ka ndryshuar. Mbreti është vital jo vetëm për Britaninë. Shihet si një figurë qe ngrihet mbi partitë e na bën bashkë. 54 vende në bote, janë duke parë këtë proces. Kurorëzimi nuk ka të bëjë vetëm me traditën. Mbrojtësi i feve është quajtur Mbreti Karl, ai ka theksuar se është mbrojtës i të gjitha…