Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij, heroin e kombit Luan Haradinaj në 26-vjetorin e rënies. Në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe më 6 maj 1997, ra heroikisht në kufi Luan Haradinaj. “Luan, 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nanës Rukë. Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me vëllanë Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci,…
Author: tirana
Dalin sot rezultatet e Lotarisë Amerikane Duke nisur nga ora 18.00 e ditës së shtunë, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo. Për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni KËTU. Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin. Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.
Kur e ndajnë pak orë nga finalja e madhe e Big Brother, ku me siguri pret që të kurorëzohet si fitues, e rrjedhimisht të rrëmbejë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, Luiz Ejlli e ka nisur herët ditën e sotme, shumicën e kohës i përlotur. Edhe pse produksioni kishte menduar që t’iu shtronte një mëngjes mbretëror, këngëtari nuk ka konsumuar asgjë, gjë e cila është vënë re dhe nga banorët e tjerë, konkretisht Kristi i cili ja vuri në dukje. Luizi u shpreh se ishte shumë i emocionuar dhe nuk mund të qëndronte në një vend. “Po ça thua…
Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false. Në përfundim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit iranianë M. M., 52 vjeç dhe M. G., 57 vjeç. Gjatë kontrollit të detajuar të dokumenteve, rezultoi se dokumentet që dy shtetasit kishin paraqitur, ishin të falsifikuara. Materialet i…
Qytetarët e Serbisë zënë vendin e tretë në mbarë botën për armatim. Institucionet shtetërore pretendojnë, se ky klasifikim është arbitrar. Presidenti Vuçiç deklaroi çarmatim në shkallë të gjerë, shkruan Deutsce Welle.Pas dy sulmesh amok (një episod krimi masiv kundër njerëzve ose ndonjë objekti në shumicën e rasteve kryer individualisht) brenda dy ditëve në Serbi vihet në lëvizje diskutimi lidhur me armëmbajtjen. E për këtë ka arsye të fortë: Sipas vlerësimeve të Projektit Studimor të Zvicrës, Small Arms Survey nga viti 2018 Serbia sa i përket armatimit të popullsisë civile zë vendin e tretë në mbarë botën – pas Jemenit dhe…
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person e shpallur në kërkim një tjetër, pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve me dhunë në këtë qytet. Bëhet me dije se dy të dyshuarit vidhin me dhunë sende personale. “P. C., 38 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. H., 26 vjeç, banues në Shkodër. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur me dhunë 3 shtetasve, një varëse floriri, një unazë dhe një celular”, njofton policia. Policia po punon për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që…
Qytetarë të shumtë kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për të kaluar fundjavën në bregdetin e Durrësit. Ndonëse nuk ka nisur ende sezoni dhe çadrat nuk janë vendosur, familjarë dhe grupe shoqërore po shfrytëzojnë hapësirën e lirë të rërës.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin P. M., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që po vinte baste sportive me celular. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 26 vjeç, administratori i këtij lokali, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 38 vjeç, banues…
Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave, pasi është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjeti me drejtues shtetasin XH. Ç. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 15 750 Euro dhe 1 000 Dollarë, të cilat shtetasi Xh. Ç. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin XH. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë,…
Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin Lekë Vuksani, i cili është autori i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani ngjarje e ndodhur më 2 Maj 2023 në lagjen Skëndërbeg në Shkodër. Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, 34-vjeçari nuk ka folur, por ka preferuar të flasë avokati i tij mbrojtës. Avokati, Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg me afat”. Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj, caktimin e…
Pas firmosjes së marrëveshjes me klubin e Manchester City për krijimin e një akademie futbolli në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është në bisedime me një tjetër klub të njohur europian për të bashkëpunuar me akademinë e re që po bën Sokol Kushta në Vlorë. Këtë lajm kreu i qeverisë e dha gjatë prezantimit të projekteve për ndërtimin e stadiumit të ri në Vlorë. “Unë jam duke folur me një klub tjetër futbolli europian që ta fusim në bashkëpunim me akademinë e re që po bën Sokol Kushta që të kemi edhe në Vlorë një akademi…
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se ai ka lënë detyrën në këtë institucion për të filluar një tjetër rrugëtim pranë Akademisë së Shkencave. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka vlerësuar punën e Koçit. “Bashkëpunëtori ynë prej vitesh mbyll një kapitull profesional, për të nisur një të ri. Drejtori i Muzeut Histotik Kombëtar, Dorian Koçi lë detyrën në krye të këtij institucioni, për të filluar një tjetër rrugëtim pranë Akademisë së Shkencave. Falenderime për punën e përkushtuar gjatë viteve të vështira, që nga tërmeti, te pandemia e…