Author: tirana

Kryeministri Edi Rama nga Saranda i kërkoi kandidati të pavarur Gjergji Mërkuri që të tërhiqet nga gara për kryetar bashkie. Rama shtoi se kandidimi i Gjergji Mërkurit gëzon vetëm krahun tjetër politik dhe e ftoi që të lërë në mes fushatën dhe pas 14 majit, ai e ftoi të ulet të diskutojmë dhe të rikthehet në Partinë Socialiste. “Kam dy fjalë për Gjegjri Mërkurin. Gjergji mërkuri është një djalë idealit, është një djalë i ndershëm është një njeri i drejtë dhe Gjergji Mërkurit Partia Socialiste këtu i ka rënë në qafë. I kanë rënë në qafë dhe kanë bërë një…

Read More

“Kreditë në euro, do rriten interesat”, eksperti: Edhe banka e Shqipërisë do rrisë normën e lekut Bizneset dhe qytetarët që kanë marrë një kredi në monedhën europiane duke filluar nga muaji i ardhshëm do të paguajnë më tepët për këstin e kredive. Kjo pasi Banka Europiane Qendrore rriti normën bazë të interesit duke e çuar në 3.75%. Sipas Mateo Spahos në Shqipëri rreth 30% e totalit të kredive janë në euro. Të fituar nga kjo situatë do të jenë ata që kanë depozita në monedhën europiane. “Në rastin tonë një pjesë është në lekë dhe një pjesë është në euro.…

Read More

Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë, ministrja e Financave qëndroi vetëm 20 minuta Deputet e mazhorancës dhe opozitës pasi ranë dakord me kamerat fikur, e njoftuan se në ligjin për rritjen e pagave të administratës, ata do të propozojnë disa amendime të reja, që kanë të bëjnë pikërisht me rrogën e deputetëve. “Kontaktet me një numër të konsiderueshëm të të dy krahëve më shtynë drejt propozimit që për ligjin e pagave disa deputetë do marrin iniciativa për të propozuar amendime. “-tha Eduard Shalsi. Me ligjin e ri paga e presidentit të republikës dyfishohet në 425 mijë lekë dhe…

Read More

Mësohen detaje të reja rreth Harriet Bridgeman për të cilën policia shqiptare ka dyshime se ishte pjesë e grupit të vëzhgimit që çoi në vrasjen e Ardian Nikulajt në 16 Prill. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka siguar dëshminë e britanikes 27 vjeçare pasi ajo do të arrestohej mesditën e të Dielës së shkuar. “E kam mësuar vrasjen pasi në llogarinë time në Facebook më erdhën shumë kërcënime. Nuk hezitova aspak të lidhesha me Ministrinë e Punëve të Jashtme Angleze dhe me Ambasadën Angleze në Tiranë. E bëra këtë se doja të jepja shpjegimet e mija” ka deklaruar ajo. Harriet…

Read More

Biznesi i veshjeve të përdorura është një nga ato biznese që viteve të fundi po shënon rritje. Me krizën, në kërkim për të kursyer nga çdo anë, qytetarët zgjedhin të vishen me rroba të përdorura ose siç njihet në gjuhën popullore, te “gabi”. Nuk kanë munguar rastet kur VIP-at kanë pranuar vetë se blejnë herë pas here te ky tre dhe së fundmi ka qenë Megi Pojani ajo e cila ka ndarë disa foto duke bërë shopping pikërisht të gabi. “Megi te dengu”, shkruan moderatorja krah pamjeve të cilat janë komentuar në masë. Nuk kanë munguar komente që i kujtojnë…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaron se PD-ja e Enkelejd Alibeajt do të marrë zero bashki. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sula u shpreh se e vetmja bashki ku ai dyshon që Alibeaj mund të marrë vota është Mallakastra. “Për mos të thënë 0, po them 0.5. Vetëm aty dyshoj, në Mallakastër. Vetëm aty mund të ketë një shans, te të tjerat 0, të garantoj për këtë dhe mbaje mend sa keq është kjo punë. Distancimi im ka qenë për një arsye shumë të thjeshtë sepse, më falni për modestinë, por jam i vetmi deputet parlamentar i opozitës…

Read More

Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në Mamurras së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për Bashkinë Kurbin, Behar Haxhia. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka ripërsëritur thirrjen për kryesocialistin Edi Rama, të cilin e riftuar në debat publik. Sali Berisha: Nuk del dot në debat, i them hajde zotëri të dalim në debat bashkë se kemi detyrim ne ndaj qytetarëve dhe të ju themi qytetarëve që ja jemi këtu. Ai nuk del dot. Edhe mbrëmë e ftova, dhe sot e ftoj të vijë këtu në Mamurras dhe të dalim para jush, por nuk del dot ai se…

Read More

Një 69-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Himarë, pasi është rrëzuar aksidentalisht në një zonë malore. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P.G., i cili u rrëzua në një zonë malore teksa po shkonte për në stanin e tij. Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vend. Himarë/Informacion paraprak: Sot, në fshatin Bolenë, në një zonë malore, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij, shtetasi P. G., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen…

Read More

Pas akuzave të ish kryeministrit Berisha në emisonin “Opinion” ku akuzoi të vëllain e Miliad Lopës se ka shtëpi bari, vet Miliad Lopa ka kontaktuar Hashtag.al dhe ka kërkuar të përgënjeshtrojë lajmin. Ai ka thenë se i vëllai është i punësuar në një impiant industrial kanabisi për prodhime kozmetike dhe se impianti është i regjistruar ligjërisht në Itali. Miliad Lopa gjithashtu ka vënë në dispozicion dhe nje vërtetim nga pronarët e impiantit ku vërtetohet pozicioni i tij i punës. Lopa ka vënë në dispozicion dhe një dokument që sipas tij është ekstrakti tregtar i kësaj fabrike kanabisi.

Read More

Qytetarët e Matit braktisën sot Sali Berishën i cili shkoi për një takim elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Numri i atyre që kishin dalë për ta pritur ishte tepër i vogël, kryesisht ish drejtues të institucioneve në kohën e qeverisjes së PD-së. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryebashkiaku Agron Malaj ka ironizuar takimin e Berishës,duke e krahasuar atë me “Ali Babën dhe 40 hajdutët”. “Ali baba dhe 40 hajdutët erdhën në Mat ! I mblodhën militantët nga Bulqiza , Klosi dhe Mati.Sali rrumpalla me rrumpallat që i shkojnë nga pas”, thekson Malaj.

Read More

Në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, kryeministri Edi Rama ishte sot në Gjirokastër. Rama ftoi të gjithë ata që duan të investojnë, ta bëjnë këtë në vendin e tyre, pasi, sipas tij, do të kenë mundësi të fitojnë më shumë sesa në Greqi, Angli apo Gjermani. “Shqipëria ka hyrë në fazën që kush do të punojë, të investojë sado pak lekë dhe ta kthejë shtëpinë e gjyshit në pjesë të industrisë së turizmit të jetojë këtu në vendin e vet, duke fituar më shumë sesa fiton dhe ka fituar duke punuar për greket, italianet, anglezet apo gjermanet. Na duhet…

Read More

Kërkimet në Sarandë për gjetjen e Fatmir Sulovarit (Krasniqit) dhe Leonard Theodhorit i njohur si “Koçole” nuk kanë dhënë rezultat. Policia shqiptare i ka shtuar dyshimet se ata janë vrarë dhe groposur në zonën e Ksamilit. Për shkak se sipërfaqja ku mendohet se mund të gjenden trupat e tyre është tepër e madhe, policia shqiptare ka kërkuar ndihmën e policisë së Kosovës. Burime zyrtare të policisë i thanë Tv Klan, se nga pala kosovare është kërkuar të vihen në dispozicion disa qen të stërvitur për të tilla operacione. Prej datës 10 prill, policia ka kryer pa ndërprerje kontrolle në disa…

Read More