Një 17-vjeçar, gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit J. G., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Author: tirana
Nesër mbrëma do të mbahet finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 2”, dhe kupën pritet ta marrë Luizi, por me shumë emocione pritet edhe ceremonia e celebrimit mes tij dhe Kiarës. Në rrjete sociale është ”zbuluar” dhe vendi. Është pikërisht bashkia e Tiranës, ku nesër mbrëma do të kthehet në një ambient magjik për çiftin e vetëm të BB Vip 2 që do të martohen. Ata pritet të kurorëzohen zyrtarisht burrë e grua nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Shqiptarë kryesojnë listën e shtetasve të cilët u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar nga territori i një vendi të caktuar të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2022, ndërsa janë në vend të dytë në listën e refuzimit të hyrjes në një vend të Bashkimit Evropian po gjatë vitit të kaluar. Shifrat janë bërë me dije nga një raport i Eurostat, sipas të cilit rreth 9950 shqiptarët janë kthyer në një vend tjetër pas një urdhri largimi nga një vend i Bashkimit Evropian, ndjekur nga gjeorgjianët, 8 040 dhe sirianët, 5 590. Ndërkohë, po sipas Eursostat, rreth…
Analisti Milaim Zeka, duke folur për situatën në veri të Kosovës pas zgjedhjeve lokale dhe pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, u shprehur se Kurti së shpejti do të japë dorëheqjen. Sipas tij, Amerika po i bën presion që të krijohet një miniSerbi brenda Kosovës. “Unë ju garantoj se kurrë nuk kemi qenë më afër dorëheqjes së Kurtit. Aq sa e nuhas politikën dhe sa e njoh Albin Kurtin jemi pranë dorëheqjes së tij. Amerikanët po kërkojnë krijimin e një mini- Serbie brenda shtetit tonë. Të krijojnë republikën Serbska brenda Kosovës dhe nëse krijohet siç…
Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeaj ka lançuar këtë të premte ngritjen e Këshillit Euroatlantik, një organ këshillimor pranë saj. Alibeaj deklaroi se, kjo është një nismë, që përbën një hap tjetër për të garantuar ecurinë e Partisë Demokratike drejt vlerave dhe parimeve për të cilat ajo u formua dhe mbi të cilat do të vazhdojë rrugëtimin e saj politik edhe në të ardhmen. Ai u shpreh se një nismë e tillë do ta kthejë PD në një alternativë qeverisëse për të nesërmen. Këshilli përbëhet nga 11 anëtarë, më konkretisht: Edmond Trako, Eduard Prodani, Fatos Hoxha,…
Një 34-vjeçar nga Elbasani ka dhunuar dhe ka kanosur me armë prindërit e tij. Pas njoftimit, uniformat blu kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në fshatin Shushicë. Autori, D. G., sapo konstatoi mbërritjen e shërbimeve të policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor. Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e D. G.
Në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës janë ndezur qirinj në nderim të viktimave të vrara në Beograd nga nxënësi 13-vjeçar dy ditë më parë. Homazhet u bënë në hapje të Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, ndërsa atyre iu bashkua dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, si edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Mirëpo, një veprim i tillë ka shkaktuar reagime të ndryshme ne Kosove, teksa mjaft persona publikë në rrjetet e tyre sociale kanë përmendur luftën mes dy vendeve dhe fëmijët që janë vrarë nga serbët përgjatë saj. Një masakër ndodhur 2 ditë më…
Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të premte në Rrugën e Kombit. Tre makina janë përplasur me një njëra-tjetrën. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Vijon…
Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter ka goditur rajonin Kukusos të Kahramanmaras, në Turqi. Lëkundja ka qenë në një thellësi prej 7.5 kilometrash. Ende nuk bëhet me dije nëse ka persona të lënduar nga tërmeti apo nëse ka dëme të ndërtesat e qytetit.
Në Francë ekziston një çështje mjaft e nxehtë rreth Leo Messit. Argjentinasi u përjashtua për 2 javë nga skuadra pasi u largua pa njoftim drejt Arabisë Saudite për të nënshkruar një marrëveshje imazhi. Një situatë kaotike që vjen edhe pas protestave të forta të tifozëve kundrejt klubit dhe pikërisht edhe Messit. Si asnjëherë më parë, është vetë ylli botëror që me një video të publikuar në llogarinë e tij në rrjete sociale reagon për herë të parë për këtë çështje. “Mendova se do të kishim një ditë pushim pas ndeshjes, si zakonisht. E kisha organizuar këtë udhëtim dhe nuk e…
Një 33-vjeçar shqiptar ka thyer masën e arrestit në shtëpi në Itali, por arratisja nuk i ka shkuar gjatë, pasi është kapur nga policia. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte arratisur drejt Romës. 33-vjeçari është dënuar për krime kundër pronës. Policia italiane ka arritur të gjejë shqiptarin përmes një aplikacioni “Aloggiati Web”, ku drejtuesit e ambienteve akomoduese duhet të lajmërojnë me Komisariatin e Policisë për çdo person që kërkon të përdorë një ambient të caktuar.
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Tiranë, Roland Bejko, vijoi turin e takimeve elektorale duke takuar sipërmarrës dhe banorë të zonës së “Misto Mames”, teksa theksoi premtimin për uljen me 50% të taksave. Bejko në këto zgjedhje garon me moton “Frymëmarrje për Tiranën” dhe përmes programit angazhohet në ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, të cilat sipas tij nuk duhet të jenë 15 minuta larg vendbanimit. Për biznesin premton ulje të taksave, ndërsa në fokus janë dhe të rinjtë dhe përballja me fenomenin e emigracionit.