Gjatë një lidhjeje të drejtëpërdrejtë më “Shqipëria Live”, Robert Aliaj, komentoi përshtypjen e mbetur nga spektakli Big Brother. Ai tha se ka mbetur i zhgënjyer nga “niveli” i banorëve. Në lidhje me finalistët ai tha se Efi nuk meriton vetëm finalen, por edhe të ishte pjesë e spektaklit në tërësi. “Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje, është zhgënjimi nga sjellja dhe edukata e artistëve. 3 nga 4 aty kam konsideratë. Efi mendoj se s’duhet të ishte fare në Big Brother”, tha Aliaj. Ke emocione për finalen? “S’kam emocion sepse këtu dihen gjërat, dhe për këtë më vjen keq. Ka…
Author: tirana
22 vjeçarja shqiptare e cila la foshnjën e saj vetëm 4 muajshe në makinë dhe u largua për të bërë Pazar me shoqen e saj është dënuar me 6 muaj burg me pezullim. E reja është shpallur fajtore për rrezikimin e të miturit, gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe shoqja e saj e cila është lënë e lirë. Nëna shqiptare ka kërkuar falje, duke thënë se ishte një gabim. “E mora me vete sepse nuk kisha ku ta lija. E lashë sepse ushqeja me gji gjatë gjithë rrugës. Fëmija ishte i lodhur. Kur arritëm atje e zuri…
Policia e Dibrës falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit F. K., në Maqellarë. Nga kontrolli në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov që posedohej pa leje nga ky shtetas. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 15 vjeç.
Haki Barjami, 51-vjeçari nga Kosova, i cili është shpallur në kërkim për një ngjarje në Llakatund të shtunën e kaluar, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën dhe djalin e ish-partneres së tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës, tregon versionin e tij të historisë. Në një rrëfim për “Me zemër të hapur” , Barjami, nga arratia tregoi se si kishte vendosur që t’i merrte fëmijën e mitur ish-partneres së tij nga Vlora, dhe më pas kishte udhëtuar drejt Kosovës. Ai lëshoi akuza në drejtim të ish-partneres, ndërsa shtoi se ajo ka braktisur fëmijët për dashnorët. “Plaka mezi ma…
Më shumë se 1000 njerëz janë evakuuar sot në Guatemalë pas një shpërthimi të ri të vullkanit më aktiv Fuego të Amerikës Qendrore. Autoritetet zhvendosën 1,054 njerëz nga pesë komunitete që jetojnë pranë Fuego-s, në një strehë të përkohshme, raportuan mediat lokale, duke cituar zyrtarin e mbrojtjes civile të vendit Oscar Cossio. Conred, agjencia e katastrofave të Guatemalës, tha se vullkani po shkaktonte rreziqe të mundshme të tilla si dërgimi i rrjedhave piroklastike dhe reshjet e hirit. Nw kwtw agjenci thonw se retë e nxehta të hirit mund të prekin deri në 100,000 njerëz në rajon pas shpërthimit të Fuego.…
Policia ka ndaluar të afërmit, përkatësisht dajën dhe gjyshin e 21-vjeçarit Urosh B, të riut nga Mladenovci, i cili dyshohet se mbrëmë ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 14 të tjerë. Policia i ndaloi ata me dyshimin se U. B. ishte fshehur te ta pas krimeve në fshatrat e Mladenovcit. Siç mëson jozyrtarisht media serbe “Nova”, familja po përgatiste festën e lavdisë së pagëzimit të festës së Shën Gjergjit në momentin e vrasjes. 21-vjeçari dyshohet se ka qëlluar në fshatin Dubonë, ku ka vrarë një polic të ri dhe motrën e tij, dhe ka qëlluar edhe në dy zona…
Kombet e Bashkuara paralajmëruan të premten se një numër i madh fëmijësh po vdesin në konfliktin e Sudanit, duke vënë në dukje raportet që tregojnë se shtatë fëmijë vriten ose plagosen çdo orë. “Siç u frikësuam dhe siç paralajmërohej, situata në Sudan është bërë fatale për një numër të madh fëmijësh,” u tha gazetarëve në Gjenevë, James Elder, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijë, UNICEF. Ai tha se agjencia ka marrë raporte nga një partner i besuar – ende i pa verifikuar në mënyrë të pavarur nga OKB-ja- se 190 fëmijë u vranë dhe 1.700 u plagosën vetëm në…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar sot 5 Majin nga Varrezat e Dëshmorëve në Lushnje dhe Fier. Balla tha se sot kujtojmë bijtë e Shqipërisë të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e atdheut, si dhe propozoi që sot në një moment të caktuar të mbahen dy minuta heshtje në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu Balla u pyet nga gazetarët edhe për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. “Partia Socialiste e Shqipërisë e ka thënë disa herë dhe e ka dhënë mendimin e vet për ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor, që në vitin 2020.…
Policia e Lezhës njofton se ka arritur të zbulojë dhe të asgjesojë një parcelë të mbushur plot me kanabis në malin e Rrencit në Lezhë. Sipas bluve të Lezhës, parcela është zbuluar me anë të dronëve të Policisë së Shtetit, ndërsa janë djegur plotësisht 270 bimë cannabis sativa. “Grupe të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, në terren, për të parandaluar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike. Kontrollet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë në kuadër të planit operacional antikanabis të koduar “Imazhi”. Konstatohet përmes përdorimit të dronit, dhe goditet që në fazat e para, një rast tjetër…
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dhe nënkryetarja e KQZ-së Lealba Pelinku kanë dhënë një deklaratë për mediat lidhur me procesin e votimit më 14 Maj. Pelinku tha se qëllimi është që në qendrat e votimit të ketë 5 mijë operatorë të cilët do të jenë të mirëtrajnuar në ditën e zgjedhjeve lokale. “Kemi shtyrë afatin e aplikimeve për shkak të mos mbushjes së qendrave të votimit me aplikantë, shpresojmë të kemi 5 mijë operatorë për qendër votimi. Gjithashtu, kemi shtyrë dhe afatin e trajnimit që në ditën e zgjedhjeve të kemi në nivelin më të lartë të votimit me operatorë”, tha ajo.…
Masakrat në Serbi me nxënës të vrarë nga adoleshentë, duket se po kthehen menjëherë në një shembull të frikshëm. Një 20-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar në ajër me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve në një shkollë në Farkë. 20-vjeçari është futur në oborrin e shkollës në zonën e Farkës dhe ka qëlluar me “armën imituese” duke shkaktuar panik. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle,…
Këtë të premte, posterit “non-grata: të vendosur në Rrugën e Kombit në Rrëshen, i është vënë flaka. “Nuk meritojnë asnjë shans” ku është Berisha, Meta, Alibeaj, Këlliçi dhe Kryemadhi”,-thuhet në këtë poster.