Mediat serbe kanë publikuar pamjet e arrestimit të 21-vjeçarit Uros Blazic, që vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, pasi u rrethua nga mbi 1000 forca policie, të cilët u vunë në aksion për kapjen e tij. Mbrëmjen e djeshme Uros B. kreu vrasje masive në tre fshatra pranë Mlladenovicit, pasi hapi zjarr me kallashnikov. Banorët e një nga fshatrave ku ndodhi ngjarja, shprehen se në fshatin Dubonë ka patur kaos të plotë. Ata tregojnë se shtatë persona ishin ulur pranë shkollës dhe 21-vjeçari i cilësuar si terrorist nga institucionet, doli nga makina dhe ka hapur zjarr. Personat e…
Author: tirana
Dy shqiptare u arrestuan të enjten në zonën e Pylaia, në rrethinat e Selanikut në veri të Greqisë, pasi akuzohen se vunë në rrezik jetën e një të mituri. Sipas asaj që shkruan Kathimerini, ato akuzohen se lanë vetëm në makinë, një bebe 4 muajshe dhe shkuan për të bërë pazar. Ishte një kalimtar i rastit që pa foshnjen vetëm në makinë, me xhamin gjysmë të hapur dhe njoftoi menjëherë policinë. Dëshmitarë thanë se i mituri kishte qëndruar vetëm për të paktën 40 minuta. Autoritetet policore i gjetën dy shqiptaret në një dyqan veshjesh dhe i arrestuan. Nëna e foshnjes, sipas…
Ruben Saraiva kishte udhëtuar për të disatën herë nga Shkodra drejt Shëngjinit, kjo deri ditën kur vrau shënjestrën, biznesmenin Ardian Nikulaj. Me një taktikë, gjysmën e rrugës e bënte me automjetin që kishte marrë me qira Edmond Haxhia dhe tjetrën me motorin me të cilin u largua nga skena e krimit. Një kamera sigurie e sekuestruar së fundmi nga grupi i hetimit në një pikë karburanti, e shfaq 28 vjecarin portugez teksa mbush mjetin me karburant, për të cilin pagoi njërin nga dëshmitarët me 10 mijë lekë të vjetra. Për portugezin në kërkim drejtësia shqiptare u thotë britanikëve se provat…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri priti sot në një takim të veçantë Martin Schulz, një mik i Shqipërisë, aktualisht President i Fondacionit gjerman Friedrich Ebert, ish-kryetar i socialdemokratëve gjerman dhe ish-President i Parlamentit Evropian. Teksa e falënderoi për kontributin e tij konstant në shtyrjen përpara të proceseve integruese të Shqipërisë, Gjiknuri u shpreh se gjatë takimit është diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit mes Fondacioneve “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert”, ashtu sikurse bashkërendimin e qëndrimeve midis partive evropiane simotra dhe organizimin shumë shpejt në Tiranë të një konference ndërkombëtare me fokus integrimin. “Z. Schulz është një nga personalitet e…
Sali Berisha ka publikuar spotin e radhës me titull “Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur”. Ky spot sipas Berishës ka në qendër të tij vjedhjen që i është bërë shqiptarëve në 10 vitet e fundit. “Këto janë thërrimet që Edi Rama ka lënë te tepsia për shumicën e shqiptarëve, qofshin ata demokratë, socialistë, apo pa parti. Këto thërrime janë arsyet pse shqiptarët ikin, vriten me njëri-tjetrin dhe jetojnë në mjerim. Tepsia e Edi Ramës iu kushtoi shqiptarëve 5.9 miliardë euro. Ku shkoi e gjithë pasuria e shqiptarëve? Tepsia u vodh nga Edi Rama dhe familja e tij…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për media pas ngjarjes ku një tjetër i ri vrau 8 persona, tha se ky është një sulm ndaj gjithë vendit tonë dhe çdo qytetar e ndjen. Vuçiç përmendi disa masa sigurie që do t’i ndërmarrë qeveria përfshirë punësimin e 1.200 policëve të rinj dhe transferimin e 1.000 të tjerëve për të qëndruar afër shkollave. “Në mënyrë që prindërit të ndjehen të sigurt, do të ketë edhe polici e oficerë pothuajse gjithmonë në shkollë, derisa të arrijmë në atë nivel që polici të jetë gjithmonë në shkollë. Me këtë, jo vetëm që…
Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se ish-kryeministri Sali Berisha po bën fushatë kundër SHBA-së e jo kundër kundërshtarëve të tij politik socialistë. Për të Berisha më shumë flet ashpër kundër ambasadores amerikane Yuri Kim sesa kundër kryebashkiakut Erion Veliaj. “Unë nuk e kuptoj nëse Berisha e Meta kanë sfidë për të larguar Yuri Kim apo kanë sfidë për të larguar Erion Veliajn. Berisha zhvillon fushatë elektorale më shumë kundër SHBA sesa kundër socialistëve. Në çdo ligjeratë të tij, artikulimi i tij kundër SHBA është më i fortë, më agresiv e më i ashpër sesa kundër socialistëve. Aq rëndë është situata në…
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, njëherësh kandidate e Partisë Socialiste, Emiriana Sako thotë se Igli Cara ka gabuar rëndë që u ka dhënë dy individëve më problematikë në Shqipëri, fytyrën dhe emrin e tij, por Durrësi nuk ka më asnjë shans për t’i dhënë padronëve të Carës. Përmes një postimi në Facebook, lidhur me përballjen me kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Durrësit, Sako thekson se “në 14 maj Igli do të kthehet tek mama në pritje për padronin e radhës, ndërsa unë do vazhdoj punën me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.…
Këtë të shtunë, Charles III do të kurorëzohet si mbret. Tradita dikton që monarku dhe Queen Consort do të ofrojnë 31 mijë paund në ar në Altarin e Lartë gjatë ceremonisë nesër. Të ardhurat totale, pak më pak se të ardhurat mesatare të një familje në Mbretërinë e Bashkuar në një vit ndahen në një shufër ari, 450 g, të ofruara për Mbretin (me vlerë 18,500 £) dhe një markë ari, 250 g, për Queen Consort (me vlerë 12,500 £ ). Sipas traditës, një monark ofron një shufër ari rreth 450 g me vlerë rreth 18,500 £ për një paund…
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka përkujtuar punonjësit e Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës. Në Ditën e Dëshmorëve, Çuçi thekson se emri dhe vepra që kanë lënë pas do të jenë të përjetshme. “Lavdi atyre që në kujtesën dhe historinë e Shqipërisë kanë për të mbetur të pavdekshëm falë veprës e sakrificës sublime që bënë. Lavdi dëshmorëve të Policisë së Shtetit, që përtej plagëve të pangushëllueshme që kanë hapur në shpirtin e familjeve të tyre, emri dhe vepra që kanë lënë pas do të jenë të përjetshme”, shprehet ministri në një postim në rrjetet sociale.
Përfaqësues të Partisë Komuniste kanë nderuar sot më 5 Maj të rënët e Atdheut me foton e ish-diktatorit, Enver Hoxha, banderola dhe yllin me pesë cepa. Kjo nuk është hera e parë, pasi në çdo festë komunistët kryejnë nderime e homazhe me foton e diktatorit.
Këtë të premte, kryeministri Edi Rama bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Ai është i pranishëm në ceremoninë e nderimit të Dëshmorëve të Kombit së bashku me Lindita Nikollën dhe Erion Veliajn. Ata vunë kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri” në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit. 5 Maji është Dita e Dëshmorëve të Atdheut që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u…