Author: tirana

I vogli i familjes feston ditëlindjen dhe s’kishte si të mungonte edhe urimi i gjyshe Jozefinës. Nipi i ish-kryeparlamentares, Jozefina Topallit, Tomasi feston ditëlindjen e tij të dytë. Në një postim në rrjetet sociale Topalli ka uruar të voglin me një foto ku Tomasi ka pozuar krah mamit të tij, Megit. “Sot u be 2 vjec! Gezuar ditelindjen Tomas!”, shkruan Topalli.

Read More

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, Bashkia e Tiranës është mbuluar nga një flamur gjigand. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit! Lavdi, nderim dhe mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e paharruar të Atdheut”. Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë jo vetëm rehabilitimit të Varrezave të Dëshmorëve, por dhe përkujtimit të datave dhe ngjarjeve historike për vendin tonë.

Read More

Nga ROLAND QAFOKU Si sot 81 vjet më parë, në Tiranë u vra Qemal Stafa. Ishte vetëm 22 vjeç, 1 muaj e 15 ditë atë 5 maj të vitit 1942 kur u ekzekutua në afërsi të një banesë pranë Medresesë. Këto janë sendet personale që ai kishte ditën që u vra (Foto 1). Violina, partitura, pasaporta, libri i “Historia e Materializmit”, libri me poezi të poetit milanez Alessandro Mazoni, një libër historik, një set me dokumente dhe 4 blloqe shënimesh. (Foto 2: Foto e pasaportës së Qemal Stafës). Por ajo që bie më shumë në sy është pulovra e gjakosur…

Read More

Një 42-vjeç është arrestuar nga Policia në Fier, i cili tre ditë më parë goditi me çekiç në kokë 55-vjeçarin për motive të dobëta. “42-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.05.2023, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (çekiç) në kokë, shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier”,-njofton policia. 55-vjeçari pas marrjes së asistencës mjekësore, u largua në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Read More

5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, pasi përkujtohen Dëshmorët e Kombit. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në mesazhin e saj, thotë se sakrifica sublime e dëshmorëve për lirinë është një trashëgimi e shenjtë dhe ndër legacitë sipërore të kombit. “Sot nderojmë me përulësi Dëshmorët e Atdheut. Sakrifica sublime e dëshmorëve për lirinë është një trashëgimi e shenjtë dhe ndër legacitë sipërore të kombit. Është thirrja t’i shërbejmë Shqipërisë me të gjitha energjitë dhe fuqinë e shpirtit, t’i përkushtoheni të ardhmes sonë evropiane, në krah të aleatëve të mëdhenj, SHBA e BE, dhe kombeve të qytetëruara. Është…

Read More

Serbia po përjeton masakrat më të frikshme. Pas masakrës në një shkollë ku një 14-vjeçar vrau 9 persona, mbrëmë 21-vjeçari Uros Blazic i mori jetën 8 personave. E frikshme, çnjerëzore dhe problematike është reagimi në rrjete sociale. Në profilin e tij në Instagram ka dalë një fotografi e re e tij me komentin “Prangiam na keca”. Më tej, mund të lexoni çdo gjë dhe gjithçka, ndërsa komentet që ranë në sy janë ato në të cilat përdoruesit e rrjetit të lartpërmendur e quajnë atë “hero serb” dhe i thonë të mos “dorëzohet”. Uroš B ka qenë me shokët e tij…

Read More

Samantha Markle, motra e Meghan Markle, ka shprehur së fundmi disa dyshime që ka në lidhje me marrëdhënien e Dukeshës me Princ Harryn. Në një intervistë për “GB News”, Samantha tha se sjellja e fundit e Meghan dhe Harry tregon se ata mund të shkojnë drejt një ndarje. Pavarësisht se nuk ka asnjë kontakt me Dukeshën që nga viti 2014, Samantha pretendoi se kishte “parë shenja” se Meghan kishte “përplasje” me Harry-n. Samantha ngriti shqetësimet e saj pasi u shfaq një video e çiftit në një ndeshje NBA ku ata u kapën në kamera dhe pritej që të dhuronin një…

Read More

Disa shpërthime u dëgjuan të enjten për 15 deri në 20 minuta në kryeqytetin ukrainas Kiev, i cili tashmë pa një seri sulmesh gjatë natës së kaluar. Gazetarët e AFP-së panë një dron që mbrojtja ajrore po përpiqej ta rrëzonte, ndërsa administrata ushtarake e qytetit të Kievit tha se “mbrojtja ajrore është në punë”. Shpërthimet u ndalën pas disa minutash. Gazetarët panë një re tymi të zi në ajër, pikërisht kur administrata ushtarake e qytetit të Kievit njoftoi se alarmi për sulmin ajror kishte përfunduar. “Droni i armikut u rrëzua”, tha shefi i shtabit presidencial, Andriy Yermak. Kryetari i bashkisë…

Read More

Në ditën e Dëshmorëve, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Gosë të Rrogozhinës ku ka vendosur kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ekzekutimi i tyre mizor nga pushtuesi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të trembur rininë e vendit. Ai thekson se do të kujtojnë me nderim sakrificat sublime që ata bënë. “Sot në Ditën e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës vendosëm kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani. Ekzekutimi i tyre mizor nga…

Read More

5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, pasi përkujtohen Dëshmorët e Kombit. Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në…

Read More

Uroš B. Kurir, 21-vjeçari që vrau 8 civilë dhe plagosi 13 të tjerë në masakrën e dytë në vendin ballkanik, u tall edhe në rrjetin social Instagram, teksa policia po e kërkonte. Në foton në Instagram, është publikuar një mesazh rrëqethës, i shoqëruar me muzikë nga filmi “South wind”: “Na keca prangijam”, që do të thotë “do të të gëlltis” duke u shoqëruar me një shenjë grushti.

Read More

Monstra 21-vjeç që vrau 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë në Serbi, mësohet se është vënë në pranga. Autori Uroš B, qëlloi me armë automatik tek një automjet në lëvizje pranë një fshati 60 km në jug të Beogradit. Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Gjatë kontrolleve në banesën e tij është gjetur edhe një sasi e madhe armësh dhe municioni. Ministria e Brendshme konfirmoi për CNN se këtë incident po e trajtojnë si një akt terrorizmi, por nuk specifikuan më shumë detaje. 21-vjeçari Uroš B ka qenë me shokët e tij në oborrin e…

Read More