Author: tirana

8 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment të menjëhershëm. Të shtënat ndodhën në fshatrat Dubona, Mallo Orashje dhe Shepshin dhe se kërkimet për sulmuesin janë duke vazhduar. Sipas disa mediave lokale, sulmuesi, 21 vjeç, qëlloi mbi njerëz me një armë automatike, pasi pati një debat me një oficer të policisë, në një park në fshatin Dubona. Tre nga të plagosurit iu nënshtruan…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me video të projektit fitues të stadiumit të ri në Durrës, që sipas kreut të qeverisë, mori mbështetjen konsensuale të jurisë, si vizioni më i befasishëm e programi më i adaptueshëm zhvillimor. “MIRËMËNGJES dhe me projektin fitues të finales së Durrësit, që mori mbështetjen konsensuale të jurisë, si vizioni më i befasishëm e programi më i adaptueshëm zhvillimor, në funksion të futbollit, sportit, kulturës, komunitetit po edhe identitetit të qytetit të vjetër e të ri, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Një festë beqarie e organizuar nga Vëllai i Madh për Luizin mbrëmë në shtëpinë më të famshme, ka nxitur homur dhe shumë meme. Vajzat striptiste që kishin shkuar për t’i dhënë një performancë të paharrueshme në transmetim live kanë nxitur reagimin e rrjetit për shkak të veprimeve provokuese. Luizi i ulur si të ishte ‘mbret’ dhe striptistet që kërcenin pranë tij dhe banorët e tjerë shihnin gjithçka nga afër. Të pranishëm në këtë festë beqarie ishin edhe ish-banorët e tjerë të cilët u bënë pjesë e shtëpisë për të festuar me Luizin, i cili do të celebrohet me Kiarën në…

Read More

Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash prezente në mesditë. Era do të fryjë në drejtimin juglindje-verilindje me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në det do të jetë I forcës 1-2ballë. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 10/22°C, në zonat ulëta 12/27 °C, në zonat bregdetare 15/27 °C.

Read More

Dashi Ju duhet të jeni optimistë, veçanërisht për disa çështje të pazgjidhura pune. Situatat e ndryshme do të hapen brenda disa javësh. Sektori sentimental është pak më delikat dhe nga e shtuna mund të ketë diskutime brenda çifteve që ende nuk kanë zgjidhur disa probleme. Demi Të premten ata që punojnë vetë ose tashmë kanë një punë të rëndësishme tashmë po punojnë më intensivisht. Dikush tashmë ka pasur konfirmime dhe ata që kanë disa bllokime së shpejti do të mund të zhbllokojnë gjithçka. Gjërat janë gati të ndryshojnë për mirë. Binjakët Shumë prej jush do të kenë një nxitje të…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi në Top Story marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama. Veliaj theksoi se e konsideron kreun e qeverisë një “vëlla të madh”, ndërsa e cilësoi kryeministrin më të suksesshëm në historinë e Shqipërisë. “Unë e shoh si një bashkëpunëtor besnik, me të cilin kemi ndarë ditë shumë të vështira kur kemi humbur në opozitë. Disa herë për një fije në termat statistikorë të votimeve. Dhe sot e konsideroj një vëlla të madh që s’e kam pasur kurrë. Unë jam rritur pa një figurë mashkullore, kështu që Edin e kam pasur edhe për të më këshilluar në ditët e…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha se ka besim të drejtësia e re, por deri më tani për SPAK nuk ka reaguar, për atë që quan aferat më të mëdha në këtë vend. “I shumëzoj me zero nëse për Gërdecin, 21 janari, për grabitjen e hidrocentraleve, për CEZ-DIA, për kontot e kryemadhit, nëse SPAK nuk merret me këto ne flasim kot. Kemi një prokurori që flet për 21 janarin në Prokurorinë e Tiranës dhe bën sikur nuk e kupton. Unë kam shumë besim te drejtësia, por pse s’kemi bërë në kallëzime për drejtor e të tjerë, janë muhabete kot”, tha Rama. Në…

Read More

Partia Demokratike në opozitë e ka kontrolluar për herë të fundit Bashkinë e Durrësit në vitin 2000. Socialistët e morën pushtetin në qytetin e dytë më të madh të vendit, fillimisht me mjekun Miri Hoti në vitin 2000 e më pas, me Lefter Kokën, aktualisht ish-ministër në pritje të gjykimit për korrupsion dhe pastrim parash. Demokratët humbën shansin e tyre më të mirë në vitin 2007, kur Vangjush Dako mposhti kundërshtarin me vetëm 300 vota më shumë. Socialistët krijuan pas kësaj një makineri të stërmadhe elektorale në qarkun Durrës, ku përfshihen edhe lidhjet famëkeqe me elementë të krimit të organizuar,…

Read More

Partitë pro-ruse në Mal të Zi iniciojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës. Kështu, Fronti Demokratik pro-rus, i cili ka pushtet absolut në komunën e Zetës, ka marrë vendim për miratimin e një deklarate, me të cilën siç thanë përfaqësuesit e saj, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të vlejë në atë territor. Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviçit, e cila në gusht 2020 humbi zgjedhjet nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja URA.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri, ku një automjet ka rënë në lumë. Mësohet se brenda automjetit që ka rënë në lumin e Arstit ndodheshin dy persona, të cilët janë plagosur dhe janë nisur drejt spitalit e Pukës për të marrë ndihmën mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Read More

Një infermier në Holandë ka rrëfyer se ka vrarë të paktën 20 pacientë me koronavirus sepse nuk donte t’i shihte ata të vuanin. Opinioni publik në Holandë është tronditur nga zbulimet për veprimet e infermierit, 30-vjeçarit Theodore B., i cili dyshohet se ka zbuluar aktin e tij të urryer para stafit infermieror të klinikës së shëndetit mendor, ku ishte trajtuar për disa javë në të kaluarën. Vrasjet, të cilat po hetohen nga zyra e prokurorit publik holandez, dyshohet se kanë ndodhur midis marsit 2020 dhe majit 2022 në spitalin Wilhelmina në Assen. Siç njofton prokuroria, vrasësi në bisedat që ka…

Read More

Një shqiptar dhe dy grekë janë arrestuar nga policia spanjolle pasi rrëmbyen për disa orë një biznesmen të huaj në Spanjë. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, në Benalmádena, Kosta del Sol, kur tre personat dërguan një foto të biznesmenit, të cilit i kishin drejtuar pistoletën në kokë. Fotoja iu dërgua një miku të tij në Hungari, ku i kërkohej 1 milion euro në këmbim të lirimit. Çuditërisht brenda vetëm pesë orësh, hetuesit kishin arritur të lironin personin dhe arrestuan autorët e dyshuar. Duket se për shkak të mungesës së vigjilencës nga rrëmbyesit, biznesmeni ka mundur të dërgojë…

Read More