Partizani do të luajë ndaj Kukësit në duelin e vlefshëm për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, tekniku i “demave të kuq” Giovanni Colella ka folur për mediat. “Mendoj që nuk duhet ta shikojmë klasifikimin pasi duke parë që skuadrat janë mjaft të ngjeshura. Duke studiuar kampionatet sezonet e shkuara, kam evidentuar se skuadrat e vendeve të fundit duhet të kishin 10-12 pikë, por tashmë vend i fundit ka 32 pikë, prandaj për këtë fakt të gjitha ndeshjet janë të vështira. Nuk më intereson nëse ne luajmë pas apo Tirana përpara. Mendoj që…
Author: tirana
Prezantohet projekt-ideja për kthimin e godinës së Sarajeve të Toptanëve në Muzeun Etnografik të Tiranës. Projekti, i cili ka për qëllim rijetësimin e godinës në një vlerë të shtuar të Tiranës, do të ruajë vlerat kulturore e tradicionale të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti morën pjesë në prezantimin e projektit të Sarajave, për të cilën tha se pak kohë më parë u shpëtua nga zjarrvënia. “Në 17 gusht 2021, një nga punonjësit e Policisë Bashkiake raportoi se kishte parë një person, i cili ishte futur nga dera e pasme…
Këtë të premte, në Londër ka nisur seanca e dytë gjyqësore, nga ku po shqyrtohet kërkesa e Shqipërisë për ekstradimin e katër personave, nën dyshimin e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt. Përpara gjykatësit të specializuar për ekstradimet kanë dalë Edmond Haxhia, Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman. Përmes avokatëve të katër të arrestuarit kanë depozituar kërkesat për liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore. Të katra këto kërkesat janë kundërshtuar prej përfaqësueses së Shqipërisë Zoe Lash. Në orët në vijim gjykatësi Michael Snow pritet që të…
Ardian Nikulaj në Shëngjin u vra nga një grup vrasësish nga Britania e Madhe, por Gjykata Angleze refuzon ta arrestojë shtetasin anglez Harry Simpson. Ai është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin, me arsyetimin se nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë pasur rol në ekzekutim. Këtë të premte, katërshja arrestuar, dolën para gjykatës së specializuar për ekstradimet me disa kërkesa. Edmond Haxhia, Steven Hunt dhe Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kërkojnë liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në…
Dita e Dëshmorëve ose “5 Maji” është dita që përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Në këtë ditë të shënuar, Kryetari i Bashkisë Mat, deputetë dhe familjarë të të rënëve zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit. Përmes një postimi, kryebashkiaku Agron Malaj shkruan: “Në këtë 5 Maj ne nderojmë Dëshmorët më të lumtur se kurrë. Pas kemi rehabilituar plotësisht Varrezat e Dëshmorëve, sheshin dhe rrugën hyrëse, tashmë kjo hapësirë ka marrë pamjen që meriton, ndonëse është shumë pak me kontributin e dhënë prej tyre për Atdheun. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut”.
Pasi kërceu gjithë darkën me striptistet që vëllai i madh i çoi në shtëpinë e BBV si surpizë për festën e beqarisë, Luizi u mundua që të qetësonte bashkëshorten e tij të ardhshme, Kiarën. Kur festa mbaroi dhe pasi shijoi çdo moment me striptistet, Luizi tha: “Me gjithë respektin që kam për ato gocat që kërcyen, kam Kiarën sa për 1000 balerina. E kam balerinë, e kam të dashur, e kam çfarë të duash ti.” Luizi do të celebrohet me Kiarën natës e finales se madhe të BBV. Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh, i bëri një suprizë në festën…
Fushata e PS-së është me mbledhje pemësh. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbjellja e pemëve në bashkitë Bushat, Vau i Dejës, Tiranë, Lushnjë, Dropull e Delvinë. “Hap pas hapi në këtë rrugëtim të gjelbër drejt 14 majit, ku do të mbjellim mbi 25 mijë pemë, falë shkurtimit të shpenzimeve elektorale të Partisë Socialiste”, tha Rama. Partia Socialiste hapi në 11 prill fushatën për zgjedhjet e 14 majit dhe një pjesë e fondeve të akorduara nga KQZ për zgjedhjet po shkojnë për mbjelljen e pemëve. Me mbjelljen e pemëve do të ketë më shumë gjelbërim në…
Këtë të premte, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin për Bashkinë e Dibrës, Ismail Uka. Në fjalën e tij, Berisha tha edhe se Edi Rama është në zbatim të politikave antishqiptare. Thirrja e tij për dibranët është që ta duan Dibrën sa e do Sali Berisha. “Jam i sigurt që do të dështojnë. Dibra nuk zhduket. Ajo është monumenti më madhështorë që ekziston. Ndaj dhe ftoj dibranët të votoni me 14 maj jo për partinë, por për Dibrën, për Ismail Ukën, për të shkuarën, për të sotmen, për të ardhmen tuaj. Thirrja ime për dibranët, ta doni Dibrën sa e don…
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi u takua dhe bashkëbisedoi me banorë të njësisë 5 dhe 2 në Tiranë, ku ndau me ta, përfitimet që vijnë prej programit dhe 5 prioriteteve kryesore. Në zonën e “Vilave Gjermane” dhe “Depove të Ujit”, Belind Këlliçi u përball ankesa nga banorët. Pikërisht në zonën poshtë “Depove të Ujit”, Belind Këlliçi takoi disa qytetarë, të cilët treguan se bashkia e Tiranës nuk u ka dhënë zgjidhje për problemin e kanalizimeve të ujërave të zeza që dalin në sipërfaqe sa herë ka reshje shiu, dhe përfundojnë deri në banesa. Belind Këlliçi tha se drejtorët…
Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar këtë të premte homazhe për Ditën e Dëshmorëve edhe në Çorovodë, pas Beratit. Meta në fjalën e tij për mediat tha se liria mbrohet me votë dhe pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa ftoi qytetarët që të votojnë më 14 maj për ndryshimin. “Jam i nderuar që jam këtu me përfaqësues të këtij qyteti, dhe të familjarëve të dëshmorëve. Të parët tanë kanë bërë qëndrese të jashtëzakonshme kundër nazi-fashistë. Jemi krenarë që Skrapari ishte i pari që u çlirua dhe mbeti një kështjellë që nuk u ripushtua më. Jam i bindur se 5…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se çdo shkollë nga sot e tutje do të ketë policinë e vet, që do të garantojë jetën e fëmijëve që shkojnë në shkollë. Kreu i shtetit bëri gjithashtu me dije se ka kërkuar kthimin e dënimit me vdekje për të tilla krime, por shtoi se qeveria dhe kryeministri nuk e kishin pranuar këtë kërkesë, duke thënë se përveç Bjellorusisë, do të ishim i vetmi vend i tillë në Evropë. Çarmatimi i Serbisë Kur bëhet fjalë për kontrollin e pronarëve të armëve, Presidenti tha se vendimet e marra do të pasojnë me çarmatimin e…
Figura të politikës europiane kanë reaguar pas ngjarjeve të rënda në Serbi duke dënuar sulmet dhe ngushëlluar të prekurit nga tragjeditë. Josep Borell, kryediplomat i Bashkimit Europian në një postim në Twitter shkruajti: “Një tjetër rast i të shtënave masive në Serbi me njerëz të pafajshëm të vrarë. Kjo është një tragjedi tronditëse, e tmerrshme ne ndjejmë dhimbjen dhe qëndrojmë me popullin e Serbisë në këto momente të vështira”. Edhe komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi bëri thirrje për ndalje të dhunës. “I dërgoj ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe mbarë kombit të Serbisë. Gjithashtu…