Author: tirana

Një person i cili dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor është vënë në shenjestrën e policisë së Elbasanit. Uniformat blu të sinjalizuar nga banor të zonës se Shushicës kanë shkuar në banesën e këtij të fundit për ta ndaluar. Nga kqyrja paraprake ka dyshime se në banesën e këtij personi gjenden dy kallëpë të vegjël tritoli. Policia ka rrethuar banesën dhe në minutat në vijim pritet një deklaratë e detajuar nga policia.

Read More

Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka ish-Sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllako dhe 7 të pandehurve të tjerë, që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim të shkurtuar. Në rast se ata gjenden fajtor nga gjykata do të perfitojne ulje të dënimit me një të tretën. Ndërsa për Etleva Kondin, procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua. Seanca e radhës ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet më 18 maj ora 9. Sipas SPAK, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë euro rryshfet nga…

Read More

Policia serbe ka kryer kontrolle në banesën ku fshihej 21-vjeçari Uros B., autor i masakrës me 8 të vrarë dhe 14 persona të plagosur ditën e sotme në Serbi. Kur policia ka kontrolluar shtëpinë e përdorur nga i dyshuari në Shevshin, ka gjetur një karabinë me optikë, një pistoletë, një pistoletë sinjalizuese, dy silenciatorë, një thikë gjuetie dhe armë të tjera, 164 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 13 gëzhoja gjuetie, 12 gëzhoja, 4 fishekë sinjalizues dhe 25 copë municion karabine. Gjithashtu, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objektit ndihmës në vendbanimin Vinjishtë, policia gjeti katër granata dore, disa kuti municionesh pistolete,…

Read More

Me ardhjen në pushtet të administratës Bajden, SHBA nisën një fushate ndëshkimi për zyrtarët dhe biznesmenët që ata i konsiderojnë të korruptuar, duke vendosur si fillim ndalimin e hyrjes së tyre në territorin amerikan. Disa vite më vonë, duket se kësaj fushate do ti bashkohet edhe Europa. Komisioni Europian në planin e ri dhe nismën ligjore për luftën kundër korrupsionit, jo vetëm brenda vendeve të BE-së, por në të gjithë botën ka zgjeruar sferën e ndëshkimeve. Në listën e sanksioneve dhe të ndëshkimeve nuk do të futen vetëm zyrtarët e korruptuar, por edhe biznesmenët. Ashtu si edhe SHBA, BE-ja po…

Read More

Ndërsa kriza klimatike po shkakton ndryshime të rëndësishme të temperaturës në mbarë botën, qytetet e mëdha janë shndërruar në kuti masive të nxehta. Akumulimi i faktorëve të shumtë si përdorimi i ajrit të kondicionuar, numri i makinave që lëshojnë CO2 dhe mungesa e shatërvanëve dhe korridoreve të gjelbra do të thotë që qytetet mund të jenë, veçanërisht në verë, një ‘kurth’ për të moshuarit, fëmijët dhe më të rrezikuarit. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete dhe kjo shifër ka të ngjarë të rritet në më shumë se dy të tretat deri…

Read More

Një 59-vjeçar shqiptar në Itali akuzohet për ngacmim seksual të dy vajzave të mitura. Ai është denoncuar nga policia e Asizit, pasi ka marrë raportime se gjatë festës Calendimaggio, në qendër të qytetit Umbria, i është afruar dy vajzave të mitura dhe i ka puthur. Shqiptari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Prindërit e të miturave nuk kanë ngritur padi, pasi nuk kanë qenë dëshmitarë. Ishin disa qytetarë të tjerë që vunë re episodin dhe njoftuan policinë.

Read More

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Tepelenës të cilëve u ka bërë thirrje të votojnë kandidatin Tërmet Peci për një tjetër mandat në krye të bashkisë. Ai tha se Tepelena e drejtuar nga socialistët është më e zhvilluar se kurrë më parë ndërsa tha se nuk kishte asnjë arsye që qytetarët të votonin për kandidatin që përfaqëson Berishën dhe Metën të cilët i etiketoi si ‘Salike Non-grata’. “Ku e gjejnë ata paftyryrësinë që të vënë kandidat këtu. Nuk duhet të kishin vënë fare. Për cfrarë i viënë? Që të vijnë të sjellin prapë…

Read More

DashiSot mund te mesoni per nje tradhti apo nje debat ne cift i cili do vazhdoj per disa kohe t’ju marre vemendjen! DemiEkonomia juaj mund te vendos se si do i trajtoni njerezit me te cilet bashkepunoni apo keni marredhenie ne cift! BinjaketNje dite e rendesishme kjo e sotmja ne lidhje me punen apo shendetin tuaj! GaforrjaSot ju plotesohet nje deshire ne dashuri. Kjo dite ju ndryshon ekuilibrat per mire! LuaniNje ceshtje familjare ju sjell mbaresi ose nje preokupim ku ju do tregoni sa te afte jeni ne manaxhimin e krizave! VirgjereshaSot do merrni nje lajm te rendesishem qe do…

Read More

Shefat e teknologjisë janë thirrur në Shtëpinë e Bardhë dhe janë këshilluar që ta mbrojnë publikun nga rreziqet e inteligjencës artificiale. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Sundar Pichai nga Google, Satya Nadella nga Microsoft dhe Sam Altmann nga OpenAI e kanë “detyrë morale” ta mbrojnë shoqërinë. Produktet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Bard, të vëna në funksion së voni, kanë rrëmbyer imagjinatën e publikut. Ato u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm mundësi për të bashkëvepruar me atë që njihet si “inteligjencë artificiale gjeneruese”, e cila mund të përmbledhë informacione nga burime të shumta brenda sekondave, të shkruajë prezantime, e…

Read More

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte e ftuar këtë të premte në Euronews Albania për të folur rreth mbështetjes së Erion Velisë në fushatë. Ajo tha se duke qenë se dikur ka përkrahur shumë Partinë Demokratike është “sulmuar” me komente negative nga komentuesit e rrjeteve sociale në momentin që doli përkrah kryebashkiakut aktual. Megjithatë këngëtarja shtoi se Erion Veliajn do e mbështesë gjithnjë pasi ai i është gjendur pranë në një nga momentet më të vështira të jetës. “Erionin e kisha takuar para 20 viteve në një fushatë, unë kam qenë 19 vjeçe ai 21 vjeç, në Gramsh e që atëherë kontakti…

Read More