Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Veliaj me banorët në Tiranë: Ftoj demokratët të votojnë për të ardhmen e familjeve të tyre

19:00 / May 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e8fd59e6 1b80 45e2 b3d4 49c08979c0b2 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me banorët 5, 10 dhe 13 në kryeqytet, ku së bashku me deputetin e PS Fatmir Xhafaj, dhe ministret Delina Ibrahimaj dhe Elva Margariti, theksoi se në Shqipëri ka vetëm një forcë politike që çon vendin përpara me investime që i shërbejnë qytetit dhe qytetarëve.

Veliaj tha se fakti që Partisë Socialiste i bashkohen çdo ditë e më shumë qytetarë, tregon se kush i bën punët më mirë.

“Fakti që sot na bashkohen me dhjetëra qytetarë, është meritë e Partisë Socialiste. Nuk ka rëndësi nëse gjyshi, gjyshja kanë qenë të majtë apo të djathtë, por çdo njeri me mend në kokë thotë: ‘Nëse fëmija im shkon në një çerdhe më të mirë – dhe në Njësitë 5, 10 dhe 13 institucionet arsimore janë më të mira – atëherë familja ime është partia që e çon vendin vetëm përpara’. Nëse shkollat dhe kopshtet janë më të mira, dhe djali dhe vajza ime shkojnë në një shkollë e kopsht më të mirë – këtu afër kemi shkollën e re të Selitës “Murat Toptani”, po ashtu shkollat që kemi bërë në Pezë, në Daias, në Mangull, në Dajt, e deri në Dritas në periferi me Fushë Krujën, janë më të mira, janë ndërtuar me standardin e shkollës ‘Kosova’ – atëherë pavarësisht si kanë votuar gjyshet dhe gjyshërit, këta njerëz kanë vendosur të votojnë për familjen e tyre, që është partia më e rëndësishme për ta çuar Tiranën përpara”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi demokratët që të mos votojnë për logon e partisë, por të votojnë për familjet e tyre.

“Nëse prindërit e tu kanë një park më të gjelbër, dhe me këtë parkun e Liqenit të dyfishuar ka më shumë hapësirë dhe gjelbërim, dhe me parkun e Farkës, që sapo kemi hapur, i kemi dhënë Tiranës një tjetër polmon, atëherë voto për këtë, jo për partinë. Nëse sot kemi mbaruar gjysmën e Unazës, dhe kemi vazhduar nga sheshi ‘Shqiponja’ deri në Farkë të Madhe, atëherë është shumë e rëndësishme që të votosh që t’i vetë të çlirohesh nga trafiku me 7 lotet e tjera që po bëjmë nga Farka e Madhe te ‘Kokonozët’, nga ‘Kokonozët’ te Kodra e Priftit, nga Kodra Priftit në Tufinë, nga Tufina në Paskuqan dhe nga Paskuqani sërish në Laprakë, te sheshi Shqiponja. Voto për këto! Sot nuk duam të shpërndajmë testera partie, nuk duam të bëjmë mbledhje partie, nuk duam të shtojmë anëtarësinë, por sot duam të shtojmë zemrat që rrahin për Tiranën, mendjet që mendojnë për Tiranën dhe mëngët e përveshura që punojnë për Tiranën, që shkon vetëm përpara”, tha Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.