Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

3 shenjat e horoskopit që martohen vonë

14:25 / May 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
927ACE45 D7B7 4400 AC15 89AE57A8D06C
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka njerëz që dëshirojnë stabilitet në jetën e tyre dhe dëshira për familje është e fortë e fillon herët.

Megjithatë, ka nga ata që dëshirojnë të vonojnë një angazhim zyrtar dhe të shijojnë jetën e tyre sa më shumë që të jetë e mundur para se të arrijnë të thonë “po”-në e madhe.

Karakteristikat e shenjave duket se na japin përgjigjen se cilat shenja priren të martohen herët dhe e duan angazhimin dhe martesën dhe nga ana tjetër cilat shenja priren të martohen në moshë më të madhe.

3 shenjat e zodiakut që martohen më vonë në jetë:

Dashi

Ndonëse një Dashi është shumë impulsiv, në çështjet e martesës dhe angazhimit do të kërkojë shumë për të gjetur personin më të përshtatshëm. Ai beson se duhet të takohet dhe të mësojë shumë përpara se të finalizojë lidhjen e tij. Kjo ka si efekt që një Dash të jetë më shumë “gjuetar”, diçka që vazhdon për shumë vite të jetës së tij, derisa më në fund të ndihet gati apo të ketë gjetur personin e duhur për ta shoqëruar në jetë. Pra Dashi është një proces që kërkon kohë dhe përvoja.

Binjakët

Binjakët kanë nevojë për shumë stimuj të ndryshëm për t’i mbajtur ata vigjilentë. Nëse do të mund të takonin miliona njerëz, do ta bënin. Ata duan të shohin, njohin, eksplorojnë dhe përjetojnë. Ata mund të mërziten shumë lehtë dhe vazhdimisht kanë nevojë për diçka të re për t’i freskuar dhe të mos ndihen të lënë pas dore. Zakonisht vendosin standarde të larta dhe kërkojnë shumë kohë për të gjetur një partner ideal, ndaj martesa nuk është në planet e tyre të afërta.

Ujori

Ujori është një shenjë që nuk u beson lehtë njerëzve dhe nëse ka një gjë që ata duan, është liria e tyre. Ata njihen si progresivë, të pavarur dhe inteligjentë, gjë që i frenon ata të ecin vazhdimisht përpara dhe të evoluojnë. Një Ujor është plotësisht i vetëdijshëm se sa shumë e vlerëson lirinë e tij dhe mendon se martesa mund t’ia heqë atë. Ata e shijojnë veçanërisht jetën e lirë, ndërsa kur vendosin të angazhohen, kanë nevojë për një partner që u jep hapësirë në marrëdhënien e tyre. Ujori gjithashtu nuk e vlerëson traditën aq shumë sa shenjat e tjera, ndaj martesa nuk është e nevojshme për të.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.