“Si Na”, një këngë e bukur dashurie që na emocionoi të gjithëve në ceremoninë e celebrimit të Kiarës me Luizin në natën finale të BB Vip 2 në taracën e bashkisë së Tiranës, duket se frymëzimin Elvana Gjata dhe Yll Limani nuk e paskan marrë nga çifti. Kjo këngë është e përafërt me “Homesick” të Dua Lipës. Edhe pse u tha që ishte një frymëzim nga çifti, e vërteta është ndryshe, por “Si Na” mbetet një krijim emocionues gjithësesi.
Author: tirana
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë një takimi të hënën në Uashington me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, theksoi rëndësinë e luftimit të dezinformimit në Ballkan. “Ne do të vazhdojmë të flasim edhe për punën që duhet bërë për sigurinë energjetike dhe luftimin e dezinformimit, një çështje gjithnjë e më e rëndësishme”, tha zoti Blinken. Sekretari amerikan gjithashtu falënderoi Maqedoninë e Veriut për ndihmën e dhënë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus dhe për rolin udhëheqës të Shkupit në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Nga ana e tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar…
Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, dhe i plagosur ka mbetur 22-vjeçari Aleks Laska, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri ka shkuar vetë në spital, ndërsa policia po bën kryen hetime dhe ka shkuar në ambientet e spitalit për të mësuar më shumë rreth ngjarjes. Lezhë/Informacion paraprak. Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë…
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Tiranës Belind Këlliçi ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24. Këlliçi shpalosi një pjesë të programit të tij për qytetarët e Tiranës teksa ka folur dhe për takimet me banorët në fshat dhe qytet. Ai theksoi se në fokus të programit të tij është ulja e kostos së jetesës për qytetarët e Tiranës. “Ka qenë një fushatë intensive, ku unë kam pasur mundësinë t’iu flas qytetarëve të Tiranës kudo.Kam zhvilluar një tur dëgjimi me të gjithë banorët. Duke qenë se jam deputet…
Ngjarja më e madhe e këngës në Europë nis sonte, ndërsa po kryhen edhe provat e fundit për Eurovision 2023 që këtë vit mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe. Pas fitores së Ukrainës vitin e kaluar dhe pamundësisë për të pritur ngjarjen për shkak të pushtimit nga Rusia, edicioni i këtij viti do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar. Siç ka ndodhur që nga viti 2008 për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, Eurovizioni përbëhet nga tri mbrëmje; dy gjysmëfinalet 9 dhe 11 maj dhe në fund nata finale më 13 maj. Shqipëria do të…
Një kryebashkiak 44-vjeçar polak, ishte në itali për punë, por ra nga kati i katërt i hotelit ku ai qëndronte dhe vdiq. Ngjarja ndodhi në orën 2:00 në hotelin “Due Colonne” në qendrën historike të qytetit. Kryebashkiaku ndodhej në një dhomë me një koleg dhe me sa duket ishte ulur në dritare dhe ka humbur ekuilibrin, duke rënë në zbrazëti për disa dhjetëra metra. Policia ka përjashtuar hipotezën e një sulmi është përjashtuar dhe rënia e tij mund të ndiqet si një aksident. Kryebashkiaku polak ndodhej në Sardenjë së bashku me bashkatdhetarët e tjerë për një sërë vizitash institucionale.
Këtë të martë, pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe jugore të vendit duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 3 km/h duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë…
Kurorëzimi i mbretit Charles III prodhoi shumë lajme. Princ Harry ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave në ceremoninë e kurorëzimit të babait të tij, mbretit Charles III. Ai u pa i vetëm, i shkëputur nga pjesa tjetër e familjes mbretërore, mirëpo duket se kjo nuk ka mjaftuar. Ai kishte veshur një kostum nga Dior, shtëpia franceze e modës. Ka qenë Dior që ka bërë publike këtë detaj me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe ky postim u kritikua shumë. Jo vetëm se është shtëpi mode franceze, por sipas tyre Harry po shfrytëzon babanë e tij për…
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur nga Berati, ku përmes një video të publikuar në Facebook ku tregohen ndryshimet që kanë ndodhur në këtë qytet historik, kreu i qeverisë thekson edhe se qyteti i një mbi një dritareve shkon veç përpara.
Dashi Kjo ditë është shumë e bukur për të thelluar një marrëdhënie dashurie por edhe miqësie. Për sa i përket punës, vazhdoni të punoni fort sepse rezultatet do të vijnë së shpejti. Do të arrini të hiqni kënaqësi të mëdha. Demi Të martën keni një dëshirë të madhe për t’u dashuruar, por mjerisht që Venusi nuk është ende në anën tuaj. Në punë keni një dëshirë të madhe për të bërë dhe do arrini të zgjidhni edhe disa probleme. Binjakët Nëse keni përjetuar kohët e fundit një krizë dashurie, duhet të jeni të kujdesshëm, të tjerët, nga ana tjetër, do…
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ka mbetur i plagosur shtetasi Aleks Laska. Ai është dërguar në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka kryer disa kontrolle në zonën ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja, por pa mundur që të bjerë në gjurmët e autorëve. Dëshmia e vetë të riut të plagosur pritet që të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen. Njoftimi i policisë: Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në këmbë në…
Erion Veliaj fiton thellë në Tiranë. Sipas sondazheve të publikuar nga Euroneës, Erion Veliaj do të marrë 54.4% të votave (marzhi i gabimit të sondazhit është +/- 2%). Kandidati I dyshes Berisha Meta, është shumë pikë pas, duke dalë I dyti. Belind Këlliçi do të marrë 37.1% të votave (marzhi i gabimit të sondazhit është +/-2%).