Në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, 38 kandidatë për kryetarë bashkie dhe për anëtarë të këshillave bashkiakë janë dërguar nga KQZ në Prokurori për verifikim të thelluar. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se janë 10 kandidatë për kryebashkisë dhe 28 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë. “Janë 38 kandidatë nga 23,907 kandidatë në total, kandidatë për kryetarë bashkie dhe anëtarë për këshill bashkiak të cilët KQZ bazuar në atë çfarë ata vetë kanë deklaruar këta kandidatë në formularët e tyre të Vetëdeklarimit por dhe nga indicie të marra nga partitë politike sipas rastit kemi vendosur për të…
Author: tirana
Një ditë pasi u shpall fitues i “Big Brother Vip Albania 2”, Luiz Ejlli shkoi menjëherë drejt Shkodrës ku u takua me nënën e tij dhe shkoi dhe tek varri i babait të tij, gjë të cilën e kishte thënë dhe disa herë gjatë qëndrimit në Big Brother Vip. Por, në disa video dhe foto që qarkulluan në rrjetet sociale, Luizi shfaqej me një makinë luksoze tip “Range Rover” ngjyrë të bardhë, teksa ai kishte deklaruar se kishte një makinë të thjeshtë tip “Golf 5”. Por, fansat nuk iu kanë shpëtuar detajet dhe duket se kanë zbuluar pronarin e mjetit.…
Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e kësaj të marte, ka bërë të ditur se PD-ja e drejtuar nga Alibeaj nuk ka sjellë akoma propozimet për anëtarët e komisioneve për 422 qendra të votimit, PSD për 450 dhe PL për 75 qendra votimi. Po ashtu Celibashi tha edhe se është shtuar dhe një qendër e posacme në burgun e Tepelenës, duke bërë që të jenë 5,213 qendra votimi në total në të gjithë vendin. “Janë 5,212 qendra votimi në të gjithë vendin. Në fakt duhet të jenë 5,213 pasi dje kemi marrë vendim për të shtuar…
Klevis Alla, i penduari i drejtësisë ka rrëfyer në Gjykatën e Posaçme ekzekutimin e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia prillin e vitit 2020 në Durrës. Sipas tij, ekzekutor ishte Nuredim Dumani, aktualisht i penduar i drejtësisë. Alla tha se ditën e ngjarjes Dumani mbante në kokë një kapuç si ata të policisë. Bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër, që nuk e njihte. Po ashtu Alla ka treguar se ka qenë ai personi që e ka telefonuar Besmir Haxhinë, duke i kërkuar të takoheshin. “Nuk e dinim se Besmiri do të vinte tek tregu i makinave në Shënavlash…
Në Ditën e Evropës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri falëndëron Bashkimin Evropian për partneritetin afatgjatë në avancimin e Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri. Në këtë kuadër, shtyllë bazë e partneritetit UNDP-BE është edhe Programi “EU4Schools” / “BE për Shkollat”, i cili synon rindërtimin apo riparimin e 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit, 2019-të, me përfitues 25,000 fëmijë, nxënës e mësues në total. “Mësimdhënie dhe mësimnxënie më cilësore dhe më produktive, arsimim bashëkohor pikërisht si në vendet e Bashkimit Evropian, siguri e lartë dhe standarde…
Rubén Robles dhe Jéssica Sales prej muajsh ishin përgatitur për të vizituar Shqipërinë, pasi janë të apasionuar pas kanioneve, si edhe kishin dëshirë për të zbuluar më shumë për vendin tonë. Ata shoqërohen nga spanjollë të tjerë të ardhur për të njëjtin qëllim, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk kanë mundur që të zbulojë më shumë për Shqipërinë dhe shkak për këtë është bërë një problem i ndodhur me linjën e fluturimeve Wiz Air. Kjo linjë e cila shpesh shtyn oraret e fluturimeve ose i anulon ato, pa lajmëruar pasagjerët, kësaj here nuk u ka sjellë turistëve valixhet…
Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ishin në Petrelë, ku zhvilluan një takim me banorët e kësaj zone, por dhe të zonave të Farkës dhe Baldushkut. Veliaj tha se investimet e bashkisë në këto zona, të cilat mund të quhen me krenarë kurora e gjelbër e Tiranës, kanë sjellë një transformim të jashtëzakonshëm. Vetëm me Parkun e Liqenit të Tiranës, i cili është dyfishuar në sipërfaqe, dhe shtimin e një mushkërie të re për kryeqytetin si Parku i Liqenit të Farkës, është rritur sot pothuajse dyfish vlera e pronës së…
Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka duke folur për median greke “SDNA”, tregoi mirëpritjen për të zhvilluar finalen e Kupës së Greqisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, por theksoi se nuk është e mundur të mbahet më 24 maj. Këngëtari i njohur grek, Nikos Vertis ka mbyllur stadiumin “Air Albania” nga data 23 deri në 26 maj për të bërë të gjitha modifikimet e nevojshme për koncertin që do mbajë në kryeqytetin e Shqipërisë, më 25 maj. I kontaktuar nga media greke, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksoi se finalja e Kupës së Greqisë mund të zhvillohet në datën…
Kryeministri Edi Rama uroi këtë të martë Ditën e Europës, dhe ndau një foto në rrjetet sociale me mbishkrimin “Evropa është këtu”. Dita e Europës festohet çdo 9 maj, pas deklaratës së Robert Shuman, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, në 9 maj 1950, i cili prezantoi idenë e tij për një forme të re të bashkëpunimit politik. 2023-shi është Viti Europian i Aftësive, prandaj në Ditën e Europës, Delegacioni i BE-së në Tiranë i kushton vëmendje të veçantë të rinjve, të cilët falë mbështetjes së BE-së kanë zhvilluar aftësitë e tyre dhe zgjedhin të qëndrojnë në…
45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, i cili vrau të bijën e tij 16-vjeçare, Xhesika Malaj, si dhe një 50-vjeçar me të cilin dyshonte se gruaja e tij kishte lidhje jashtëmartesore, ka dhënë dëshminë e tij përpara prokurorëve italianë. “Gruaja ime pranoi që kishte lidhje me Massimon, më kërkoi falje për këtë lidhje, por unë doja të ndahesha”, i tha Malaj prokurorit. Sipas rrëfimit të bukëpjekësit shqiptar, ditët e fundit kishte pasur debate në familje, gjithmonë për tradhtinë e pretenduar dhe i kishte kërkuar divorcin bashkëshortes. Zënka ditën e ngjarjes së rëndë ndodhi për shkak të disa mesazheve që burri gjeti në…
Një i ri u plagos me armë zjarri në Lezhë. Aleks Laska 22-vjeç banues në fashatin Rrilë mori një plumb në këmbë dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorët që sulmuan mbrëmjen e djeshme 22-vjeçarin. Njoftimi i policisë Dhunuan fizikisht dhe plagosën me armë zjarri, një shtetas, mbrëmjen e djeshme, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar. Rreth orës 22:30 të datës 08.05.2023, në Urgjencën e…
Kryenegociatorja për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka është shprehur se Shqipëria i gëzon të gjitha vlerat si një vend Europian, ku theksuar se fokusi janë të rinjtë. Sot festohet Dita e Evropës, 73 vite nga deklarata e Robert Shuman ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, i cili prezantoi idenë e tij për një forme të re të bashkëpunimit politik dhe që luftërat mes popujve të Evropës do t’i bënte të paimagjinueshme. “Europa është këtu! Viti 2022 ishte një vit shumë i rëndësishëm dhe historik për Shqipërinë. Hapëm negociatat për t’u bërë anëtarë të BE.…