Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Dita e Europës. Programi “EU4Schools”, 40 objekte arsimore të përfunduara deri tani

11:54 / May 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 05 09 at 11.49.15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ditën e Evropës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri falëndëron Bashkimin Evropian për partneritetin afatgjatë në avancimin e Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri. Në këtë kuadër, shtyllë bazë e partneritetit UNDP-BE është edhe Programi “EU4Schools” / “BE për Shkollat”, i cili synon rindërtimin apo riparimin e 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit, 2019-të, me përfitues 25,000 fëmijë, nxënës e mësues në total.

“Mësimdhënie dhe mësimnxënie më cilësore dhe më produktive, arsimim bashëkohor pikërisht si në vendet e Bashkimit Evropian, siguri e lartë dhe standarde të larta të objekteve arsimore – këto janë pikërisht çfarë ofron Programi “EU4Schools”, i financuar nga BE me 75 milion Euro dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (#UNDP) në Shqipëri”, shprehet UNDP Albania.

Deri më sot në kontekstin e Programit “EU4Schools” / “BE për Shkollat” kanë përfunduar 40 objekte arsimore, ndërsa aktualisht puna vijon intensivisht për rindërtimin apo riparimin e 15 objekteve të tjera. Programi bazohet në parime themelore: “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”.

“Rindërtojmë Më Mirë” nënkupton ndërtimin e strukturave më të forta që mund t’iu rezistojnë tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore, duke pasur standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë (EUROCODE 8). Të gjitha objektet arsimore, pjesë e “EU4Schools”, do të kenë burime të energjisë së rinovueshme, do të jenë plotësisht të aksesueshme nga nxënësit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara dhe do të kenë hapësira të dedikuara për kujdesin mjekësor dhe mbështetjen psikologjike.

Ndërkohë, parimi “Rindërtojmë Së Bashku” nënkupton ofrimin e mundësive unike për të përfshirë përfituesit në rindërtimin e institucioneve të tyre arsimore dhe për ta “përshtatur” projektin sipas nevojave të tyre. 65 takimet konsultuese dhe 40 vizitat monitoruese të organizuara deri më tani kanë mbledhur së bashku 2,425 nxënës, fëmijë, prindër, anëtarë të komunitetit e përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore duke nxitur kështu edhe pronësinë dhe qëndrueshmërinë e investimit.

Programi “EU4Schools” po ndërton objektet arsimore të së ardhmes duke ndikuar drejtpërdrejtë në mirë-arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë sipas standardeve më të larta evropiane.

EU4Schools
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

15:35 / October 5, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë statusin e UNESCO-s për Liqenin e Prespës

11:27 / October 3, 2026

Bashkia e Tiranës vijon evidentimin e objekteve të palegalizuara, mbi 4,600 matje të depozituara në ASHK

20:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.