Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Cerrik-Gramsh. Automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25 vjeçe, të dy banues në Gramsh. Nga ky aksident janë plagosur tre persona që ishin pasagjerë në këto mjete, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.
Author: tirana
Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, njëherësh juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se SHBA dhe diplomati Gabriel Escobar, kanë filluar të kenë dyshime për një “pazar” mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai theksoi se ky pazar dyshohet të jetë bërë që Rama të marrë pushtetin e katërt, ndërkohë Berisha të marrë disa bashki në këto zgjedhje. Po ashtu, juristi i njohur, Kreshnik Spahiu theksoi se ka një zgjidhje për të gjithë ata që nuk duan treshen Rama-Berisha-Meta. Sipas tij, zgjidhja është bojkotimi i…
Mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në ujë, një shtetase e paidentifikuar në momentin e gjetjes. Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se shtetasja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se socialistët kanë investuar shumë në bashkitë e mëdha. Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se ditët e fundit të fushatës, kreu i qeverisë do të bëjë premtime të mëdha për Shkodrën e për Durrësin, si qyteti i dytë në Shqipëri. Ndër të tjera Ngjela nënvizoi se partia që do të marrë Durrësin do të ketë avantazh të madh. “Socialistët kanë investuar shumë te bashkitë e mëdha. U habita kur shkova në Tepelenë, kishte marrë shumë ndriçim nga investimi që është bërë. Durrësi ka qenë gjithmonë qyteti i dytë në Shqipëri. Problemi qëndron…
Dy persona që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Serbi e Greqi e do të ekstradohen në vendin tonë. Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar K. R., 30 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi K.…
Gjendet në det një trup i dekompozuar, dyshohet për shqiptarin Shkëlqim Hysi. Agoni në familje për babanë e dy fëmijëve që shkoi për të punuar në Kos dhe u zhduk. Informacionet deri tani besojnë se trupi që u gjend ne ujrat detare në ishullin Syros i përkasin shqiptarit 52-vjeçar Shkëlqim Hysi i zhdukur më 9 Prill 2023. Autoritetet e patrullës detare kanë gjetur një kufomë në dekompozim të avancuar duke lundruar në zonën detare të portit të Siros mesditën e ditës së djeshme ( hënës, 8 maj) . Në vendngjarje ka shkuar një gomone patrulluese e Rojës Bregdetare, e cila…
Një 35 vjeçar që ishte shpallur në kërkim për përndjekje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur është vënë në prangat e policisë. Arrestimi i 35 vjeçarit Aljon Pasho, i dënuar me 4 vjet dhe 5 muaj burgim, u vu në pranga pasi policia mori informacion se ishte strehuar në një banesë në Dimal. 35-vjeçari ishte strehuar në banesën e një të afërmi të tij. Ai ishte dënuar për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekja”. Në vitin 2018, Pasho ka përndjekur një 13 vjeçare dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Një markë luksoze është një produkt ose shërbim ekskluziv, me cilësi të lartë dhe prestigjioz. Në mënyrë tipike, markat luksoze ofrojnë produkte ose shërbime të dëshirueshme jo thelbësore për shkak të mjeshtërisë, materialeve dhe dizajnit të tyre superior. Në mënyrë tipike, markat luksoze kanë një histori të gjatë përsosmërie dhe një reputacion për cilësi të lartë, dhe ato janë të lidhura me një mënyrë jetese të veçantë ose status social. Produktet e tyre mund të jenë të punuar me dorë ose të kufizuara në sasi dhe përdorin materiale premium si lëkura, mëndafshi ose metale të çmuara. Shumë marka luksoze janë…
Reumatizma është sëmundje që shumë njerëz po e përjetojnë çdo ditë. Zvogëlon cilësinë e jetës me dhimbjen që krijon dhe e bën të vështirë që personi të shijojë jetën e tij të përditshme. Reumatizma është një sëmundje me shumë nëntipe dhe sot ende nuk ka ndonjë metodë përfundimtare të trajtimit. Nëse edhe ju po luftoni me një problem të tillë, pyetja e parë që ju vjen në mendje do të jetë si të kaloni dhimbjen reumatizmale. Çfarë është Reumatizma? Para se të gjejmë një përgjigje në pyetjen se si shkon dhimbja reumatike, le të përpiqemi të kuptojmë se çfarë është…
Autoritetet e Qarkut Collier në Florida të SHBA, kanë deklaruar se një shtetas shqiptar i cili është akuzuar për një mashtrim me vlera të mëdha financiare se ai rrezikon të arratiset dhe kanë kërkuar dorëzimin e pasaportës së tij shqiptare. 24-vjeçari Marian Kola u arrestua të enjten pasi një hetim zbuloi se ai drejtonte një kompani kondicionerësh false, përmes së cilës kishte arritur të përfitonte më shumë se 14 mijë dollarë duke mashtruar personat e moshuar. Ata akuzuan Kolën, për vjedhje të shifrave midis 10,000 dhe 20,000 dollarë, vjedhje prej 10,000 deri në 50,000 dollarë nga një viktimë mbi moshën…
Një lidhje e formuar nga Dielli me Uranin në Dem më 9 maj, por edhe seksi i Merkurit retrograd në Dem me Saturnin te Peshqit në datën 12 të muajit na bëjnë thirrje për të larguar mendësitë që i konsideronim të sigurta dhe për të rikthyer në plan të parë supozimet që ne menduam se kishin përfunduar. Nga data 14 e muajit e në vazhdim Mërkuri kthehet në rrugën e drejtë duke kontribuar kështu në qetësi dhe në zgjidhjen e rasteve. Dhe të gjitha sa më sipër mund të tingëllojnë pozitive, por ka shenja të zodiakut që nuk do ta…
Kreu i Linkedin, Ryan Roslanski, u shpreh se shkurtimet e vendeve të punës janë të nevojshme për shkak të racionalizimit të operacioneve të kompanisë. Kjo kompani, e cila është në pronësi të Microsoft, në të ardhmen do të përdorë më shumë shërbimet e bashkëpunëtorëve të jashtëm. Roslanski në letër theksoi se këto ndryshime do të çojnë në hapjen e 250 vendeve të reja të punës. Zëdhënësi i Linkedin njoftoi se njerëzit që humbën punën në kompani do të mund të aplikojnë për pozicione të reja. Në të njëjtën kohë, kompania njoftoi se do të mbyllë aplikacionin e saj Inkarirs, i…