Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Manchester City sfidon Realin e rekordeve

12:53 / May 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dueli1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Champions League mbrëmjen e sotme rezervon një ndeshje spektakolare, gjysmëfinalen mes Real Madridit dhe Manchester City-it. Në “Santiago Bernabeo”, skuadra merengues do të tentojë që të vijojë hegjemoninë në kompeticionin që prej vitesh e ka kthyer në dominim absolut.

Nga ana tjetër Pep Guardiola e ka cilësuar si “gabim të madh” nëse City do të kërkojë hakmarrje ndaj Realit. Kujtojmë që sezonin e kaluar, skuadra e Gardiolës fitoi 4-3 ndeshjen e parë që u luajt në “Etihad”, por më pas do të mundej 3-1 në Madrid. Strategu spanjoll e di mjaft mirë eksperiencën që ka ekipi i Ancelottit ndaj dhe kërkon përqendrim maksimal në 90 minutat e para që mund të vendosin shumë.

City kërkon të fitojë tripletën këtë sezon, një arritje që në futbollin anglez më parë është bërë vetëm nga Manchester United në sezonin 1998-99. Erling Haaland është pika më e fortë e skuadrës angleze, pasi bomberi norvegjez ka shënuar 51 gola në 46 ndeshje, duke përfshirë 12 prej tyre në Champions League.

Sa i përket formacioneve, te Reali do të rikthehet Luka Modrid, i cili mungonte prej disa ditësh me skuadrën dhe vetëm në ditët e fundit ka qenë pjesë e seancave stërvitore. Ancelotti ka konfirmuar se ai mund të zbresë rregullisht në fushë. Nga ana tjetër te City mund të ketë një mungesë të madhe. Bëhet fjalë për Nathan Ake, i cili nuk ka marrë pjesë në seancën e së hënës, dhe është në dyshim për mbrëmjen e sotme. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm në krahun e majtë pas largimit të Cancelos te Fayerni.

Manchester City
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.