Policia e shtetit do të angazhojë 5500 efektiva për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 14 majit. Gjatë 3 muajve të fundit rreth 7 mijë punonjës kanë marrë trajnimin e duhur për zgjedhjet lokale të 14 majit në bashkëpunim me OSBE dhe KQZ. Pjesa më e madhe e tyre do të angazhohen për transportimin dhe ruajtjen e materialeve zgjedhore. Ndërhyrja e tyre brenda ambienteve të QV-ve bëhet për raste emergjente ose përndryshe vetëm me kërkesë nga kryetari i qendrës së votimit.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga transformimi i Thumanës, duke nisur nga procesi i rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 2019, deri tek sipërfaqet e gjelbra që janë shtuar apo edhe shkollat e reja. Rama shkruan se Thumana është pasqyrë kuptimplotë e dallimit të qartë të 14 majit mes forcës të së ardhmes dhe hijeve të së shkuarës. Rama u bën thirrje qytetarëve që të votojnë për kandidatin Socialist Artur Bushi.
A është e mundur të fluturoni pa krahë? Patjetër që po, nëse rezervoni një biletë në një itinerar të mbuluar nga një prej trenave më të shpejtë në botë. Do të duhet vetëm të zgjidhni në varësi të vendit ku ndodheni. Pak kohë më parë kemi listuar trenat më të shpejtë në botë për vitin 2022 me një shpejtësi që arrin nga 300 km në orë në 420 km orë. Por së fundi në Japoni është ende në zhvillim e sipër, treni me shpejtësi rrufe, SC Maglev L0 Series, që në prova arriti 603 km/h dhe do të operojë në…
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë më 11 maj në Prishtinë, ndërkaq një ditë më vonë do të vizitojë Beogradin. Vizita e Lajçakut synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, konfirmoi zëdhënësi i këtij institucioni, Peter Stano, shkruan REL. “Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Lajçak, udhëton rregullisht në rajon dhe viziton shpesh Prishtinën dhe Beogradin, posaçërisht pas takimeve të nivelit të lartë në Bruksel, për të vazhduar përparimin në atë që është arritur apo për çfarë është pajtuar në Bruksel dhe për…
Ylli italian i ‘Big Brother’, Monica Sirianni është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë në një lokal në Itali në moshën vetëm 37-vjeçare. Sipas mediave fqinje, ish-banorja u sëmur papritur të premten në mbrëmje gjatë një mbrëmjeje me miqtë në Sauveria Mannelli, një qytet në provincën e Catanzaro. Mendohet se Monika u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht vdiq pak pasi u shtrua. Ndërkohë, shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar. Kujtojmë që Monica u shfaq në sezonin e 12-të të versionit italian të Big Brother, i cili u transmetua midis 2011 dhe 2012, dhe qëndroi në shtëpi për rreth një…
Një emër shumë i njohur i bashkohet faqes me përmbajtje pornografike me pagesë “OnlyFans”.Aida Jespika, modelja venezueliane e lidhur ngushtë me botën e futbollit, tashmë ka hapur llogari atje dhe po tërbon ndjekësit e saj edhe pa nisur ende postimet. Modelja fitoi famë në Itali duke pozuar edhe për “Playboy”, ndërsa në të kaluarën ka qenë e lidhur me ish-mbrojtësin e Italisë, Mateo Ferrari, si dhe ish-futbollistin gjerman Mesut Ozil. Historia me këtë të fundit u bë objekt talljesh për shumë kohë, pasi presidenti i Realit, Florentino Perez, deklaroi se rënia e formës së lojtarit ishte si pasojë e faktit…
Nga Ilir Vata, Gazetar Komunistët e Berishës nuk heqin dorë nga marrëzia, i biri i prokurorit të diktaturës Rustem Gajta në busti i antikomunistëve të Macukullit.I imagjinoni të birin e persekutorit në anë të emrit të komandatit të luftës kundër komunizmit, Xhema Vata, një pështorosje, neveri për komonistë e vjetër dhe të rinjë.At Zef Pllumi denoncoi Rustem Gjatën si Gjykatës te Komunizmit qe ka dënuar e pushkatuar Dhjetra Shqiptare Prifterinj Patriote e intelektuale, sot Sali Berisha përdhos atikomunistë e MacukullitÇlirim Gjata është i biri i Rustem Gjatës, ish- gjyqtar famëkeq i regjistrimit komunist i deleguari i Berishës në Mat.Shihni dokumentet:Përpos…
Gjykata e Apelit ka publikuar sot vendimin e zbardhur të datës 3 mars, që i dha siglën dhe vulën e PD kreut të komanduar Enkelejd Alibeaj. Më herët, Shkalla e Parë i kishte dhënë të drejtë Sali Berishës. Por, sipas Gjykatës së Apelit vendimi që mori gjyqtari Agron Zhukri në favor të grupimit të drejtuar nga Sali Berisha, kishte shumë shkelje proceduriale. Madje, në vendimin e zbardhur të Apelit thuhet se në procesin gjyqësor duhet të ishte thirrur dhe ish-kryetari Lulzim Basha. “Në rigjykim gjykata e shkallës së parë duhet të mbajë në konsideratë gjithashtu administrimin e vërtetimit të përditësuar…
Kohët e fundit në rrjetet sociale gjenden gjithnjë e më shpesh këshilla të pazakonta për të humbur peshë. Së fundmi është shfaqur trendi i shtimit të lëngut të limonit në kafe. Lëngu i limonit në kafe supozohet se ndihmon në largimin e depozitave të yndyrës, por edhe në uljen e rrezikut të diabetit. Edhe pse kombinimi i këtyre dy përbërësve nuk është shumë i shijshëm, ai është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar për shkak të përgatitjes së thjeshtë. Ky kombinim thuhet gjithashtu se është një afrodiziak i mirë, por nutricionistët theksojnë se nuk ka asnjë provë që tregon se kjo pije…
Babai i Erling Haaland, Alf-Inge, u shoqërua nga punonjësit e sigurisë në stadiumin “Bernabeu”, pasi u përplas me tifozët e Real Madridit. Norvegjezi, 50 vjeç, ishte i pranishëm për të parë djalin e tij në fushë në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve që City pati kundër “Los Blankos”. Alf-Inge-s, ish-lojtari i City, Nottingham Forest dhe Leeds, iu kërkua që të largohej nga zona VIP pasi u konfliktua me fansat. Sipas punonjësve të sigurisë, gjestet e tij ishin provokuese, ndërsa madrilenët iu përgjigjën me kore. Sipas mediave spanjolle, 50-vjeçari kishte hedhur kikirikë ndaj tifozëve të Real Madridit në…
Kandidati i PS-së për kryetar bashkie në Shkodër, Benet Beci gjatë një takimi me qytetarët e Shkodrës, prezantoi programin e tij për punët dhe projektet që i shërbejnë zhvillimit të qytetit. “Çdo takim ka vlerë, jo vetëm për të treguar se cila është oferta ime, por edhe për të kuptuar sa i përmbush ajo nevojat e pritshmëritë e tyre”, tha Beci. Ai u shpreh falënderues, për çdo mendim e çdo shtrëngim duarsh, si edhe për çdo batutë që nuk mungon kurrë e na bën të gjithëve oër të qeshur. “Bashkë mund të bëjmë punë të mira për Shkodrën”, tha Beci.
Analisti Lorenc Vangjeli, thotë se në Shqipërinë e mesme do të rikonfirmohen socialistët në zgjedhjet e së dielës. Ai tha se sa i përket Durrësit, Igli Cara do të jetë fitues moral sepse në karrige ulet Sako. Për të socialistët kanë ofruar një ofertë ndryshe për Shkodrën, madje shton ai nëse Rama do të mundte do ta lëvizte Lungomaren nga Vlora do ta sillte në Shkodër. “Mirë apo keq njerëzit që kanë drejtuar këtë vend e kanë ndjerë se Shqipëria ju rri e ngushtë për shpatullat e tyre dhe Berisha e ka menduar një gjë të tillë dhe po kështu…