Pas fitores dhe daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip 2”, afro 4 muaj qëndrim, këngëtari Luiz Ejlli i cili është kthyer në një fenomen, i është rikthyer edhe njëherë muzikës, por kësaj radhe me fansa dhe pagesë shumë herë më të lartë sesa dikur. Shifrën, këngëtari e ka treguar vetë në një emision. Ai tregoi se paguhet 10 mijë euro për një performancë live.
Author: tirana
18-vjeçarët që do të votojnë për herë të parë këtë të dielë janë afro 122.500. Beteja elektorale për drejtuesit e rinj të pushtetit vendor po shkon drejt fundit. Por premtimet e kandidatëve, sulmet e tyre politike dhe dhjetëra orë transmetim në media duket se nuk kanë tërhequr vëmendjen e votuesve më të rinj në këto zgjedhje. Teksa bisedojmë me të rinj në gjimnazet e kryeqytetit të flasin për një realitet tjetër. Jo vetëm që nuk i njohin kandidatët për bashkinë e Tiranës por as nuk janë në dijeni të zhvillimit të zgjedhjeve të dielën e 14 majit. Edhe kur i…
Nga shkolla e fëmijërisë, “Kosova”, moderatori i njohur sportiv Dritan Shakohoxha i uron Erion Veliajt fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Shako siç jemi mësuar të gjithë, thotë se shkolla “Kosova” është shembulli më i qartë se si Veliaj shpëtoi truallin e destinuar për t’u bërë pallat duke e bërë një nga shkollat më të bukura. “Kjo është shkolla e fëmijërisë time, shkolla “Kosova”. Ka qenë nga më të bukurat e Tiranës. Ndër vite pati probleme të shumta, edhe e dogjën, pastaj e shndërruan në një parking me diabolizmin për të ndërtuar një pallat të madh edhe në këtë copë…
Rritja e pagave në sektorin e mjekësisë është vlerësuar nga vetë bluzat e bardha, të cilët shprehen si ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për të punuar në Shqipëri. Në një video të publikuar nga kryeministri Rama në Facebook, mjekët e spitaleve të Shkodrës, Pukës, Matit, Kurbinit, Tropojës, Kukësit dhe Dibrës shprehen të vlerësuar me këtë rritje. “Si mjeke e re specialiste ndihem e motivuar të punoj në një spital me kushte optimale dhe me një pagë që vlerëson profesionin tonë”. “Rritja e pagave një lajm shumë i mirë, sidomos për mjekët specialistë të rinj të cilët nisin rrugëtimin e…
Yndyra rreth barkut zakonisht mund të rrisë rezistencën ndaj insulinës, duke ju vënë në një rrezik më të madh për të vuajtur nga diabeti. Për të qëndruar në formë të shkëlqyer dhe për të pasur një shëndet të mirë, aktiviteti fizik dhe regjimi ushqimor janë dy nga gjërat më të mira që mund të bëni për veten tuaj. Përfshini ushtrim kardio në rutinën tuaj stërvitore Ushtrimet kardio që vënë në lëvizje intensive të gjithë trupin tuaj mund të ndihmojë në përshpejtimin e djegies së kalorive. Një stërvitje e tillë zakonisht organizohet me shpërthime të shpejta të aktivitetit fizik intensiv, si…
Napoli u shpall kampion i Serie A për herë të tretë në histori. Pas 33 vitesh pritje, prej javësh Napoli është në festë për këtë sukses të madh të skuadrës së Luciano Spallettit. Veç tyre, figura të shumta publike janë duke mbajtur premtimet “ekstreme” për dalje nudo në rrugë. Fjala është për aktorin Francesco Paolantoni, fans i vërtetë i Napolit dhe figura kyçe në programe të ndryshme të Rai-t. Aktori kishte premtuar publikisht se do të dilte lakuriq nëpër rrugët e qytetit nëse Napoli shpallej kampion i Serie A dhe e mbajti fjalën si burrat. Ai ka ecur lakuriq, i…
Kryeministri i Kosovës është takuar në Prishtinë me zyrtarin e lartë të Bashkimit Europian, përfaqësuesin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në një prononcim për gazetarët pas takimit me Kurtin, Lajçak ka bërë të ditur se biseduar për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi. “Kam ardhur në Prishtinë sot për të diskutuar me Kurtin dhe Bislimin për rrugën e normalizimit. Është shumë me rëndësi që ne ta kemi një kuptim të qartë për hapat e mëtejshëm. Ne e kemi marrëveshjen, e kemi aneksin dhe tani është shumë me rëndësi që ta kemi të qartë për hapin 1, 2 dhe 3. Ne diskutuam rreth…
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26 vjeçar, pasi akuzohet për vjedhje në 3 raste të ndryshme në Durrës. Bëhet fjalë për vjedhje me dhunë të sendeve personale të një personi, më konkretisht të një varëseje floriri, një unaze dhe një celulari. Ngjarja ka ndodhur 5 ditë më parë, teksa në pranga ka rënë M. H. banues në Durrës. Njoftimi i plotë Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, si bashkautor i dyshuar i disa vjedhjeve me dhunë. Si rezultat i operacionit “Seriali”, të zhvilluar 5 ditë më parë,…
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda do të mbajë këtë të enjte një vizitë zyrtare në Tiranë. Duda do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Bajram Begaj. Ai do të jetë i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda. Bëhet me dije se kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një presidenti polak në Shqipëri. Pas takimit në Presidencë, Begaj dhe Duda do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 12:20. Më pas dy homologët do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni. Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një…
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka finalizuar operacionin “Road Guard 59”, për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia informon se u kap në flagrancë duke transportuar me automjet, në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme dhe u vu në pranga 39-vjeçari (shtetas turk). Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Memaliaj, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip “Peugeot”, në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi, të…
Në internet ka informacione të rreme, por edhe çnjerëzore. Ish-banori i BB Vip 2, gazetari Ronaldo Sharka është përballur me një foto ku shkruhej: “Vllai jonë qosh i xhehnet”, duke lënë të kuptohet se gazetari ka ndërruar jetë. Vetë Sharka ka bërë një postim në “Instastory” me këtë foto, ku për personin që ka bërë këtë postim shprehet “të sëmurë mendorë, njerëz të lig”. “Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!…
Në Britaninë e Madhe ka lindur foshnja e parë e krijuar nga tre prindër gjenetikë. Mjekët krijuan një fëmijë me tre prindër për të parandaluar sëmundjet e trashëguara, duke përdorur një teknikë të njohur si trajtimi i dhurimit mitokondrial. Marsel Haxhia, embriolog tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kjo praktikë shmang sëmundjet e trashëgueshme tek foshnja dhe në në të ardhmen mund të përdoret tek gratë në moshë që duan të kenë një fëmijë. Ai tregoi se kjo praktikë është zhvilluar për herë të parë në 2015 nga një mjek amerikan në Meksikë dhe ka sjellë debat…