Author: tirana

Studiuesit britanikë vendosën të zbulojnë se cilat janë shenjat më inteligjente të ciklit astrologjik dhe madje arritën në përfundime shumë interesante. Konkretisht, ata u mbështetën në 900 fitues të çmimit Nobel dhe studiuan karakteristikat e tyre, si dhe profilin e tyre astrologjik. Ajo që tregoi hulumtimi është se shenjat që ranë në sy në dy pozicionet e para janë të sunduara nga planeti Mërkuri. Duhet theksuar se planeti Mërkuri simbolizon funksionet e trurit, mënyrën e perceptimit dhe komunikimit, vitet e para të shkollës dhe mundësinë e të mësuarit. Triniteti i shenjave që dalloheshin për inteligjencën dhe zgjuarsinë ishin Binjakët, Virgjëresha dhe Peshorja. Binjakët- Planeti sundues Mërkuri…

Read More

Një 30 vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për mashtrim./ Sipas policisë mësohet se shtetasja E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se i ka shitur një shtetaseje, 9 çanta si të markave, kundrejt çmimit 36 000 euro, me pretendimin se ishin origjinale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. kontrabandonte çanta si të markave, në Shqipëri, dhe më pas i shiste ato online, me çmime të konsiderueshme. “Finalizohet operacioni policor i koduar “Brand”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik. Mashtroi një shtetase duke i…

Read More

Presidenti Bajram Begaj deklaroi sot se Ministria e Jashtme i ka kërkuar autorizimin për të nisur negociatat për të dërguar në Hagë dosjen për kufirin detar me Greqinë. Kreu i shtetit u shpreh se për këtë çështje ka folur edhe me kryeministrin Rama. Ai tha se bazë për kufirin detar është vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, e cila rrëzoi marrëveshjen e firmosur nga qeveria Berisha. “Sot kemi të pranishëm Presidentin e Polonisë dhe i thash në takim që shyqyr Zotit nuk kemi çështje apo problemeve mes dy vendeve. Aktualisht me Greqinë fqinje, kemi një çështje, po është e…

Read More

Një adoleshent është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Tepelene. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur një 16-vjeçar, i cili dyshohet se është plagosur aksidentalisht me pistoletën e babait, polic në Gjirokastër. Adoleshenti është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjajres dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Read More

Mladić UB, 21-vjeçari, i cili dyshohet se ka vrarë 8 persona dhe plagosi 14 persona natën mes 4 dhe 5 majit në fshatrat Malo Orašje dhe Dubona afër Mlladenovacit, ka deklaruar, siç ka mësuar Kurir, se e kupton vrasësin 13- vjeçar nga shkolla fillore “Vladislav Ribnikar”, i cili vetëm një ditë para tij vrau 8 bashkëmoshatarë dhe një roje të shkollës. Burimi i Kurir zbulon gjithashtu se UB “u përpoq të tregonte humanizëm dhe vetëdijen se ai dhe djali nuk bënë asgjë të mirë, por ai nuk dukej sikur ndjeu vërtet një grimë pendimi”. “Nuk jam frymëzuar nga krimi që…

Read More

Rreth 27 persona janë lënduar këtë të enjte si pasojë e shembjes së një ure këmbësorësh në qytetin finlandez të Espoo, afër Helsinkit. Mediat e huaja shkruajnë se sipas shërbimit të shpëtimit të rajonit të Helsinkit, nga shembja e urës për këmbësorë janë lënduar rreth 27 persona, shumica të mitur, por mes tyre ka edhe nxënës të shkollave profesionale. Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e policisë ndodhen në vendngjarje. Ekipet e shpëtimit raportojnë se lëndimet janë të shkallëve të ndryshme, ndërsa shumica e të plagosurve kanë pësuar thyerje të gjymtyrëve.

Read More

Një peshkarexhë dhe një velierë e vogël me flamur anglez janë përplasur gjatë natës në det të hapur, 15 milje larg bregut të Durrësit. Në peshkarexhë ndodheshin 5 persona, ndërkohë që në velierën e vogël ishte një çift britanik. Fatmirësisht nga incidenti detar nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale, sidomos tek veliera. Brenda më pak se 24 orëve, ky është incidenti i dytë detar në gjirin e Durrësit, pasi atij të ndodhur një ditë më parë, kur një peshkarexhë u godit nga trageti i linjës Durrës-Bari.

Read More

Një gjykatë ruse ka gjobitur Google me 3 milionë rubla për dështimin në fshirjen e përmbajtjes në lidhje me fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe atë që ajo tha se ishte “propagandë LGBT”, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Gjatë vitit të kaluar, Moska ka vendosur dhjetëra gjoba kundër kompanive të teknologjisë perëndimore sipas ligjeve të reja të censurës të miratuara menjëherë pasi dërgoi trupa në Ukrainë në shkurt 2022. Korrikun e kaluar Google u gjobit me pothuajse 300 milionë funte nga Kremlini, për dështimin në fshirjen e postimeve në lidhje me luftën në Ukrainë.

Read More

SPAK kërkon pushimin e hetimit për Selim Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 49 kg kokaine nga Ekuadori në Shqipëri Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i dënuar për trafikimin e 613 kg kokaine. Nga hetimi i SPAK nuk është provuar dijenia e Selim Çekajt mbi drogën, qe u gjet në një kontenier bananesh të porositur nga një kompani nën administrimin e tij. Ndërkohë SPAK vijon hetimin për identifikimin e trafikantëve të sasisë së kokainës. Pas arrestimit në prill 2021 Selim Çekaj qëndroi disa muaj në burg dhe më pas masa ndaj tij u lehtësua.

Read More

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 14 Majit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani si edhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku. Celibashi kërkon koordinimin e punës për të parandaluar krimet zgjedhore dhe incidentet e mundshme ditën e zgjedhjeve deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave. “Në njohje dhe respektim të kompetencës dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej institucioneve që ju drejtoni si edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj nevojën…

Read More

Pas përfundimit të studimeve të specializimit afatgjatë, mjekët e rinj do të duhet të punojnë për të paktën tre vite, në strukturat shëndetësore publike, qofshin këto spitale, apo qendra specialitetesh. Ky detyrim është pjesë e kontratës që çdo mjek specializant lidh me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ndjekur programet katër vjeçare të specializimeve afatgjata në mjekësi. Gjatë studimeve, secili mjek specializant do të paguhet nga shteti me 80 për qind të pagës me të cilën trajtohet aktualisht një mjek specialist (që i bie rreth 1 mijë euro në muaj). Kështu, investimi që shteti bën për përgatitjen e…

Read More

Punimet te Piramida janë drejt fundit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot se si duket tashmë ajo, ku mund të vihet re fare mirë se “kryefjalë” janë ngjyrat. Postimi: “PIRAMIDA e Rilindur për t’u bërë zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit dhe streha më e madhe në rajon e të rinjve e të rejave që i përkushtohen teknologjisë digjitale”, shkroi Rama bashkangjitur fotove. Piramida do të funksionojë për trajnime, do të ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin…

Read More