Pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit për zgjedhjen e 61 kryetarëve të bashkive të vendit, Sali Berisha doli menjëherë në një deklaratë për mediat. Berisha foli për një proces të guximshëm të qytetarëve, që sipas tij kapërcyen mbi konglomeratët e oligarkëve dhe bandave kriminale. Po ashtu Berisha shtoi edhe se përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike dhe se pjesëmarrja e tyre ishte nga më të denjat. Sipas Berishës, mazhoranca po përpiqet të shpërndajë lajme se pjesëmarrja në votim ka qenë e ulët, por kjo gjë nuk është e vërtetë. “Këto zgjedhje u zhvilluan në kushtet më të jashtëzakonshme. Qytetarët…
Author: tirana
Një kallëzim është bërë nga përfaqësuesi i opozitës, Salvador Kaçaj në Shëngjin. Ai tha se dy persona i zunë rrugën me automjet ndërsa njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë. Lezhë/Informacion paraprak Njoftimi i policisë: Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. K. 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy…
Pas Vlorës, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u ndal për një vëzhgim edhe në Elbasan. Diplomatja amerikane është ndalur në një nga qendrat e votimit për të monitoruar nga afër procesin zgjedhor. Më herët nga Vlora, Kim dha mesazhe të qarta se askush nuk duhet të shesë dhe të blejë vota.
Remzija beson se motra e saj, Bahrija me të cilën përballet në “Shihemi në Gjyq” ka qenë në dijeni të shitjes së pronave familjare nga vëllai i saj. Moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan merr situatën në dorë dhe nis të pyesë Bahrijen nëse ajo ka qenë në dijeni kur është shitur prona, gjë të cilën ajo e mohon. Pavarësisht përgjigjes të së motrës, Remzija thotë se nuk e beson dhe nuk ka për t’ia dhënë paratë e qirasë së pronës së përbashkët që kanë blerë. Për të sqaruar situatën, Eni Çobani nis të shpjegojë se veprimet…
Tea Trifoni në një paraqitje në emisionin “Më lër të flas” tregoi se është kërcënuar me jetë nga Kiara Tito dhe familjarët e saj në një nga spektaklet e Big Brother VIP Albania. Kjo deklaratë është diskutuar sërish në Post BBVA midis dy ish-konkurrenteve, ku në këtë mes është përfshirë edhe fituesi i këtij edicioni. Ish-konkurrentja e “Përputhen” i tha prezantueses se duhet të kërkonte falje për atë që bëri. “Duke qenë se i gjithë Top Channeli e di këtë. Si fillim duhet të kërkosh falje për atë që bëre. Nuk po shes gjë. Është diçka që ka ndodhur dhe…
Pavarësisht se jemi në vitin 2023, 33 vite demokraci, sërish ka vende në Shqipëri ku qytetarët kalojnë situata ekstreme. Kujtim Margjeka, banues në fshatin Bujan të Tropojës, pasi shkoi për të votuar ditën e sotme, ndau me ndjekësit e tij foton e urës së shkatërruar ku ai dhe bashkëshortja e tij duhet të rrezikojnë jetën për të kaluar, për t’u kthyer në shtëpi. Ai e ka ilustruar me foto vështirësitë e të kthyerit në shtëpi, pas dhënies së votës në qendrën e votimit, teksa ka postuar gruan në rrjetet sociale ku kalon në urën e shkatërruar.
Është mbyllur procesi i votimit në mbarë vendit, për zgjedhjen që do të vedosin se kush do tël jenë 61 kryebashkiakët që do të punojë për katër vitet e ardhshme. Deri në orën 18:00, pjesëmarrja në rang vendi është në 36.39%. Kukësi, Dibra dhe Tirana janë 3 bashkitë me pjesëmarrjen më të madhe në votime. Në Kukës, pjesëmarrja është në shifrat e 51.96%, në Dibër 43.5% dhe në Tiranë 40.24%. Raportimet për këto shifra janë kryer nga 2662 qendra votimi, nga 5213 në total. Votues janë 694,836 nga 1,909,641 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, teksa incidente të vogla shoqëruan procesin zgjedhor. Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj të bashkive dhe këshillat bashkiakë. Mbi 3 milionë e 650 mijë qytetarë kishin të drejtën për të votuar për zgjedhjen e drejtuesve të rinj lokalë që do të drejtojnë bashkitë për 4 vitet e ardhshme. Problematikat më të mëdha u hasën me Pajisjet e Identifikimit Elektronik, çka detyroi KQZ që dy orë pas hapjes së qendrave të merrte një vendim për vijimin e procesit në mënyrë…
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka kallëzuar penalisht deputetin Flamur Noka. Kallëzimi është bërë për shkak të aktivitetit të sotëm të Nokës dhe konkretisht bazuar mbi të dhënat e përplasjes së tij fizike në mjediset e qendrës së votimit 2474 në njësinë administrative Shirgjan. Llatja në kallëzim akuzon Nokën se ka konsumuar element të veprës penale që prekin dhe cënojnë zgjedhjet e lira, duke kanosur dhe ushtruar dhunë verbale ndaj anëtarëve të komisionit të qendrës së votimit, me qëllim për ti penguar në ushtrimin e detyrës së tyre.
Rreth 60,7 milionë qytetarë votuan sot në Turqi, kurse jashtë vendit u regjistruan 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë votuan për herë të parë. Çdo votues hodhi dy vota, një për Presidentin dhe tjetra për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për një tjetër mandat pesëvjeçar. Rezultatet paraprake nxjerrin përpara Presidentin Erdogan: Referuar rezultateve aktuale të përditësuara nga CNNTURK rezulton se Recep Tayyip Erdoğan deri më tani ka marrë 53.62 për qind të votave, ose 8.049.539 vota. Ai ndiqet nga rivali i tij kryesor, Kemal Kılıçdaroğlu, me 40.42 për qind të votave, ose 6.068.286 vota. Më pas…
Kandidati Luçiano Boçi shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Foltores Flamur Noka nuk ndalet së vizituar qendrat e votimit dhe hyrë brenda tyre në territorin e Bashkisë së Elbasanit. Edhe pse ligji e thotë qartë se ata nuk duhet të jenë më afër se 150 metra, ky përcaktim ligjor është shkelur. Në pamjet që shikoni ata ndodhen në QV 2330/1 në shkollën e ciklit të ulët. Boçi dhe Noka shoqërohen nga grup personash të “fortë”.
Deputeti i grupit të Rithemelimit, Flamur Noka ka shkaktuar një incident në Shirgjan të Elbasanit. Sipas procesverbalit të firmosur nga komisioni i votimit, Noka u paraqit pranë qendrës në dhomën e votimit në orën 16:46 duke shkaktuar presion dhe debat me tone të larta, të bërtitura dhe intimiduar anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit. Gjatë debatit, Noka është konfliktuar edhe fizikisht çka ka detyruar thërritjen e policisë.