Author: tirana

Ka nisur procesi i votimit në bashkinë e Pustecit. Paraprakisht, nga kutia e parë e numëruara, Pali Kolevski i PS-së ka marrë 189 vota, ndërsa Pandi Jani i “Bashke Fitojm” 68 vota. Nga kutia e dytë, Pali Kolevski 182 ndërsa Pandi Jani 88 vota, nga kutia e tretë Pali Kolevski 20, Pandi Jani 178. Nga të dhënat e KQZ-së, në Pustec, 2.149 kanë votuar nga 4.363 votues të mundshëm.

Read More

Në Turqi u mbajtën zgjedhje presidenciale dhe ato parlamentare, një proces krejtësisht i rregullt dhe pa incidente të mëdha, ndërsa vijon me ritme të larta numërimi i votave, teksa deri në orën 22:00, janë numëruar 90% e votave. Deri më tani kryeson Erdogan me 49.86%, por kundërshtari i tij politik Kilicdaroglu po e ngushton diferencën me 44.38% të votave. Minutë pas minute, ndërsa më shumë numërime përfshihen në rezultatet zyrtare, tendenca tregon se epërsia fillestare e Tayyip Erdogan po zvogëlohet dhe përqindja e Kemal Kilicdaroglu po rritet. Numërimi i rreth 90% të votave pothuajse pesë orë pas mbylljes së qendrave…

Read More

Pas fitores së bashkisë, Partia Socialiste ka fituar bindshëm edhe Këshillin Bashkiak në Elbasan. KQZ ka publikuar rezultatit dhe deri tani është pasqyruar rezultati i 150 qendrave të votimit nga 224. PS ka marrë 28 mandate ose 48.81%. “Bashke Fitojmë”, koalicioni i Berisha-Meta ka marrë vetëm 13 mandate me 24% të votave. Partia Demokratike: 7 mandate ose 13% të votave. Tre partitë e tjera që marrin nga një mandat në Këshillin Bashkiak janë PSD, PDIU dhe Partia e Gjelbër.

Read More

Sali Berisha nuk ka pranuar humbjen në 3 bashkitë si Elbasani, Vora dhe Kamza ku është nxjerrë rezultati aty ku u votua elektronikisht. “Janë mediat që kanë paraqitur transformimin e votës në këtë proces. Unë kërkoj nga KQZ që të bëjë autidim të këtyre aparaturave. Kodi Zgjedhor ka parashikime të veta të sakta kur dyshohet në devijim të rezultatit, si mund të trajtohet devijimi, PD do të kërkojë zbatimin e ligjeve, pra aty ku dyshohet se është devijuar rezultatit do bëhet verifikimi dhe auditimi, ky quhet rezultat paraprak”, tha Berisha.

Read More

Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me atentatin që i është bërë ish-kreut të Bashkisë së Shëngjinit, Salvator Kaçit. Vetë ai tha se i është prerë rruga nga dy makina pa targa, nga ku dolën njerëz të armatosur. Por, sipas Kaçit, falë reagimit të shpejtë të shoqëruesit të tij, ata arritën të shpëtojnë mrekullisht duke u larguar me shpejtësi. “Kemi shpëtuar falë Zotit dhe manovrave të shoferit tim që është një ish-shofer garde i sprovuar. Kemi shpëtuar dhe Zoti na ka dhënë një jetë të dytë. Të gjitha përpjekjet e Edi Ramës do…

Read More

Në 3 bashkitë ku u votua dhe u numërua elektronikisht, u shpallën fitues kandidatët e Partisë Socialiste. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se këto rezultate kanë kundërshtime të forta pasi janë raportuar raste të transformimit të votës. Berisha premtoi se do të ketë një hetim të plotë për këto 3 bashki. “Për këto rezultatet ka disa kundërshtime të forta. Janë mediat që kanë paraqitur dëshmi të transformimit të votës në këtë proces. Unë kërkoj nga KQZ që të bëjë auditim të aparaturave. Kodi Zgjedhor ka parashikime kur dyshohet në devijim të rezultatit apo si trajtohet dyshimi. PD do të ushtrojë…

Read More

Sali Berisha deklaroi se fushata elektorale është karakterizuar nga akte dhune, terrori të papara ndaj përfaqësuesve, zyrtarëve, deputetëve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. “Siç keni konstatuar, ne kemi ndjekur një linjë, duke regjistruar çdo akt terrori, çdo akt, çdo përpjekje për blerje masive votash, të proporcioneve të paimagjinueshme, gjer në oferta sot në mëngjes thuaj ‘sa do, euro për votën’, por këto sigurisht janë të dokumentuara dhe evidentuara dhe kemi informuar rregullisht vëzhguesit ndërkombëtarë. Kemi informuar KQZ, kemi informuar organet. Por unë sot dola para jush për një rast kriminal të jashtëzakonshëm, ku Salvator Kaçit, një nga eksponentët kryesorë të PD…

Read More

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja pas fitores përballë Luçiano Boçit ka falënderuar të gjithë qytetaret në Elbasan që e besuan për një mandat të dytë katër vjeçar. ”Kemi qenë vjet bashkë, kemi punuar me të gjithë. Ky është rezultati, që ditën e parë që kemi ardhur kemi qenë të sigurt për fitoren dhe se kemi vënë kurrë në dyshim. Populli i Elbasanit s’na hedh punën poshtë. Kjo është fitorja e të gjithëve ju. Sot secili nga ju ka një tullë te zhvillimi që do të marrë Elbasani në 4 vitet e ardhshme. Gjithsecili nga ju ka treguar që…

Read More

Në sheshet e Elbasanit ka nisur festa pas shpalljes së rezultateve të para. Teksa numërimi i 150 qendrave të votimit nga 224 gjithsej nxjerr në avantazh PS, simpatizantët kanë nisur të festojnë me muzikë e flamuj kombëtar. Sipas rezultateve të deri më tanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryebashkiaku socialist dhe njëherazi kandidati i PS-së për një tjetër mandat në Elbasan, Llatja, është në epërsi me 4537 vota, përballë Boçit i cili ka mundur të sigurojë 20286 vota ose rreth 44% votave.

Read More

Tedi Blushi nga Partia e Lirisë, ka reaguar pas fitores së Gentian Llatjes në bashkinë e Elbasanit. Ai shprehet se ky rezultat është nga operacioni mafioz i Ramës. “Mos u habisni nga “rezultatet” e votimit elektronik ku qytetari voton Luçiano Boçin dhe i del Llatja! Operacioni mafioz i Edi Ramës për të demotivuar komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës duhet të marrë përgjigjen e merituar! Të mbrojmë dhe numërojmë çdo votë për kandidatët tanë!”- shkruan Blushi.

Read More