Author: tirana

Numërimi i kutive të votimit po vijon në mbarë vendin, por Partia Socialiste ka arritur të marrë 12 bashki, ndërsa në të tjerat vijon gara. Pas Elbasanit, Vorës, Kamzës, Pustecit e Delvinës, Partia Socialiste ka fituar edhe në bashkinë e Poliçanit, Tepelenës, Dropullit, Këlcyrës, Kolonjës, Cërrikut dhe atë të Peqinit.

Read More

Procesi i numërimit të votave vijon me ritme të shpejta në të gjitha bashkitë e vendit. Në disa prej tyre, ky proces ka përfunduar, ndërsa Kavaja e ka nisur këtë proces rreth orës 05:00. Kandidatët e Partisë Socialiste po kryesojnë në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, si në Tiranë, Durrës, Kavajë, madje edhe në Shkodër. Kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kryesojnë në 7 bashki të vendit. Në Has, Fushë Arrëz, Pukë dhe Mirditë, kandidatët e këtij koalicioni po shkojnë drejt fitores teksa kanë mbetur edhe kutitë e fundit. Në Bashkinë e Kuçovës gara është e fortë. Deri…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj është pranë fitores në Tiranë. Deri më tani Veliaj ka marrë 53.1 përqind të votave, ndërsa rivali i tij Belind Këlliçi nuk ka arritur të marrë më shumë se 35.69 përqind të votave. Kjo diferencë e thellë u paralajmërua dhe nga sondazhet e shumta të publikuara në media të ndryshme që e nxirrnin Erion Veliajn fitues në Tiranë. Socialistët fituan me rezultat të thellë edhe në Kavajë dhe në Vorë, dy zona ku Veliaj është dhe drejtues politik i PS-së.

Read More

Agron Malaj në Mat drejt zgjedhjes për herë të dytë si kryetar Bashkie. Nga nisja e numërimit, Malaj ka arritur të thyejë edhe bastionin e PD pas 33 vitesh. Rezulton se në njësinë Administrative Baz, Agron Malaj ka marrë 259 vota më shumë se kandidati i BF.

Read More

Më në fund ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Kavajës. Pas më shumë se 6 orësh, është numëruar qendra e parë e votimit, nga 92 që janë në total. Nga numërimi i kësaj qendre votimi, kandidati i Partisë Socialiste Redjan Krali ka marrë 65 vota, ose 62.50%, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja ka marrë 39 vota, ose 37.50%.

Read More

Drejtuesi politik i PS=së për Qarkun e Tiranës i bën thirrje Komisionit Qendror rë Zgjedhjeve që të zëvendësojë numëruesit e opozitës nga shoqëria civile. Duke folur në ABC, Veliaj tha se numërimi në Tiranë dhe në Kavajë po vonon për shkak të opozitës që nuk dërgon numëruesit. ”Në Tiranë, Kavajë, edhe në Rrogozhinë, i kemi numëruesit gati, jemi duke pritur. I them edhe kolegëve të opozitës është më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund. Unë kam një muaj që i dëgjoj, “jo po do ta tregojmë ne”, “vetëm të vijë ajo ditë”. Tani dita erdhi. Votimi…

Read More

Edhe në Bashkinë e Tepelenës ka nisur procesi i numërimit të kutive të votimit, ku kandidati i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, ka lënë pas kundërshtarët. Në garë janë Tërmet Peçi i PS-së, Refi Guga i PD-së dhe Baftjar Imeri nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Teksa janë numëruar rreth 150 vota, Peçi ka marrë 89.87 % të votave në këtë bashki, ndërkohë që gara mbetet e hapur.

Read More

Kandidati i opozitës në Elbasan,Luçiano Boçi ka reaguar pas publikimit të rezultatit humbës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Boçi deklaron se: “Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar.Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.Rezultati…

Read More

Edhe në Qarkun e Beratit ka nisur procesi i numërimit. Vijon procesi i numërimit në Poliçan, ku nga 22 kuti në total, deri më tani është numëruar vetëm 1. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Adriatik Zotkaj ka marrë deri më tani 126 vota, ose 84.56%. Sakaq, ndiqet nga kandidati i PD, Florian Qama, me 15 vota ose 10.07%, e më pas nga kandidati i Bashkë Fitojmë, Behar Xhaferraj me 8 vota ose 5.37%. Ndërkohë që nuk ka ende një kuti të votuar për bashkitë Berat, Kuçovë, Dimal dhe Skrapar.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga selia e PS-së, ku tregon superskuadrën, që sipas tij, organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore. Po ashtu Rama i është përgjigjur edhe akuzave nga Sali Berisha. ”Ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë”,-shkruan Rama në Facebook. Postimi i plotë Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe…

Read More