Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri fitoi në Himarë, por ai ndodhet në burg për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Nga qelia, ai ka dhënë edhe reagimin e parë. “Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut”,-thuhet…
Author: tirana
Në qarkun e Fierit, numërimi ka përfunduar për bashkinë e Roskovecit. Fituese është shpallur kandidatja e Partisë Socialiste, kryebashkiakja Majlinda Bufi, e cila pas numërimit të 39 kutive, fitoi me një diferencë prej 579 votash ndaj kundërshtarit të saj të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj. Ditën e djeshme ata u bënë lajm viral, pasi ishin të vetmit kandidatë kundërshtarë që konsumuan një kafe. Procesi i numërimit është mbyllur edhe në Bashkinë e Patosit, ku kandidati i Partisë Socialiste, Fatjon Duro, ka siguruar mandatin e tij të parë në krye të kësaj bashkie. Ai ka fituar bindshëm me një diferencë prej…
Në Dibër vijon numërimi i votave, ku kandidati socialist Rrahim Spahiu ka një diferencë të thellë krahasuar me 2 kandidatët opozitar Ismail Uka nga Bashkë Fitojmë dhe Naim Gazidede nga PD. PS ka marrë 7485 vota e ndërsa PD 642 vota, ndërsa “Bashkë Fitojmë” 2759 vota duke dalë forcë e tretë. Në Mat, PS është shkëputur bindshëm nga Koalicioni “Bashë Fitojmë”. Agron Malaj ka marrë 7048 vota krahasuar me Skënder Gjuzin i cili ka marrë 3665 vota. Në Bulqizë fiton PS-ja. Kandidatja e PS, Festime Mjeshtri, ka marrë deri më tani 8364 vota, ose 60.27 %. Sakaq, kandidati i “Bashkë…
Një festë e madhe ka nisur në Himarë, pasi Fredi Beleri fitoi ndaj kandidatit të PS-së, Jorgo Goro. Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, ka fituar me diferencë të ngushtë votash Bashkinë e Himarës. Lajmi ka gjetur menjëherë vend në mediat greke. Fitorja e Belerit u prit me britma, gëzim dhe lot nga mbështetësit e tij. “Më herët në mëngjes janë shënuar incidente. Për shkak të tensionit, numërimi i votave u ndërpre për disa minuta. Mediat shqiptare raportuan disa herë të dielën në Himarë, duke e cilësuar procesin zgjedhor si “të pazakontë” pasi një nga kundërshtarët kryesorë ndodhet…
Pas fitores së thellë në Kamëz, me Rakip Sulin, në Vorë me Blerim Sherën dhe në Rrogozhinë me Edison Memollën, PS-ja po vendos një rekord edhe në Tiranë. Hapja e kutive të votimit tregon fitoren e padiskutueshme të Erion Veliajt. Aktualisht Veliaj ka thelluar fitoren me 30 mijë vota diferencë me kandidatin e dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi. Sipas të dhënave zyrtare, Veliaj deri në këto momente ka 82 557 vota, ndërsa Këlliçi 30 mijë më pak, vetëm 53213 vota. Deri më tani është konfirmuar fitorja e socialistëve në Vorë, Kamëz dhe në Rrogozhinë. Vijon numërimi edhe në Kavajë, ku në…
Numërimi po vijon edhe në të gjithë qarkun e Vlorës dhe pak kanë mbetur nga finalizimi i mbarë qarkut. Deri më tani PS-ja ka fituar në Delvinë, Sarandë, në Finiq po fiton MEGA dhe në Himarë koalicioni “Bashkë Fitojmë” me Fredi Belerin që është pas hekurave. Në Himarë, kandidati Fredi Beleri i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka fituar zgjedhjet lokale të 14 Majit. Edhe pse aktualisht ndodhet pas hekurave pasi u arrestua për korrupsion aktiv, kryer në bashkëpunim në zgjedhje, Beleri ka arritur që t’i marrë bashkinë Himarë, kundërshtarit të tij politik nga PS, Jorgo Goro.
Nga Fatos Hoxha I mbyturi të mbyt! Sipari i zgjedhjeve vendore u mbyll dhe rezultatet po tregojnë një humbje dërrmuese për Sali Berishën. Nuk flas për kandidatët e tij, sepse nuk besoj se për ta kishte kush pritshmëri. Flas për rënien pikiatë të pjesëmarrjes në votim, e cila ishte masivisht kundër Berishës dhe Metës. Aq e madhe sa ishte nuk e quan dot refuzim, është përbuzje, perbuzje historike. është poshtërim. Refuzimi u ndje në fushatë tek braktisja që demokratët i bënë mitingjeve të Berishës, u ndje tek destabilizimi i tij i turpshëm dhe shpifarak, kur sajonte histori haluçinante me “sherbime…
Parashikimi i kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, i bërë pak pas mbylljes së procesit së votimit, po merr jetë. Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ, Partia Socialiste udhëheq në 53 bashki, “Bashkë Fitojmë” merr në drejtim 7 bashki, teksa një bashki shkon për MEGA. Garë ka ende në bashkinë e Kuçovës, ku Lefter Maliqi udhëheq me një diferencë të vogël ndaj kandidatit socialist Kreshnik Hajdari. Në mbyllje të votimit, kryeministri Rama parashikoi se PS do të merrte më shumë se 50 bashki, teksa opozitën e shihte fituese në jo më shumë se 11 bashki.…
Nq qarkun e Korçës, numërimi ka mbaruar për bashkinë e Kolonjës, ku fitues është shpallur kryetari aktual i PS-së, Erion Isai me 65% të votave, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 35%. “Jam shumë krenar që Kolonja dha një grusht spektakolar elektoral”, tha Isai, në mënyrë ironike ndaj opozitës, lidhur me ngjarjen e një dite më parë, ku u qëllua me grushte nga sipatizantë të koalicionti “Bashkë Fitojmë”. Drejtuesja e PS-së në qarkun e Korçës, ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka tha se ata kanë bërë një fushatë model dhe për të, kjo është një fitore…
Fredi Beleri i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka fituar mandatin për të drejtuar Himarën për 4 vitet e ardhshme. Pas rezultatit, Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka dhënë një pronocim për mediat, ku ka thënë se kjo nuk është një fitore, por një triumf dhe se Beleri shumë shpejt do të jetë në krye të Bashkisë Himarë pasi të lirohet. “Nuk është fitore, është një triumf. E dinim dhe e prisnim. Për një moment u duk para një furturne të paprecedentë. Populli i Himarës foli, triumf për Belerin. Një faqe e re po hapet për Himarën. Beleri do të jetë shumë…
Kandidatja e Partisë Socialiste në Bashkinë e Klosit ka siguruar mandatin e saj në krye të kësaj bashkie. Mësohet se është mbyllur numërimi i votave për kryebashkiakun e ri në Klos, ku fituese me 4489 vota është shpallur kandidatja e PS-së Valbona Kola me një diferencë prej 991 vota me kundërshtarin e saj nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Bedri Hoxha me 3498 vota. Ndërkohë kujtojmë se nga të dhënat e deri tanishme edhe në bashkitë e tjera të qarkut Dibër kryesues janë kandidatët e PS-së. Në Bulqizë Festime Mjeshti e PS ka grumbulluar 6463 vota kundrejt 4164 votave që ka kundërshtari…
Edhe në qarkun e Vlorës, po mbyllet numërimi i kutive të votimit. Në Himarë, kandidati Fredi Beleri i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka fituar zgjedhjet lokale të 14 Majit. Edhe pse aktualisht ndodhet pas hekurave pasi u arrestua për korrupsion aktiv, kryer në bashkëpunim në zgjedhje, Beleri ka arritur që t’i marrë bashkinë Himarë, kundërshtarit të tij politik nga PS, Jorgo Goro.