Author: tirana

Një postim i Zhaklina Lekatarit ku ka shkruar se ndihet e sigurt në Serbi ku nuk ka shqiptarë, ka revoltuar edhe ish-banoren e “Big Brother VIP”, Nita Latifi. “Hipokrizi e gjallë. Marre”, është shprehur ajo sa i përket postimit të Zhaklinës. Zhaklina ka reaguar gjatë mëngjesit të sotëm nëpërmjet një videoje, ku ironizon ish-banoren duke e cilësuar si një pseudokëngëtare dhe se përpiqet të marrë vëmendje duke nxitur mllef dhe urrejtje në rrjetet sociale. “Sot në mëngjes shoh një pseudokëngëtare që ka vite që tenton të behët e famshme por nuk ia del dot. Pasi i iku vëmendja e BigBrotherit tenton…

Read More

Duke sfiduar shanset, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zuri vendin e parë në zgjedhjet presidenciale të së dielës, me 49.5% të votave. Pesë mësime mund të nxirren nga këto zgjedhje: Ekonomia ‘jo aq e rëndësishme’ Rënia e lirës turke, e cila bëri që inflacioni të rritej në 85% vjeshtën e kaluar, ishte parë si një gjemb i madh në këmbë për presidentin Erdogan. Por ai, pasi rriti pagën minimale tre herë në vit, i shumëfishoi premtimet e tij në fushatë – ndër to është edhe dyfishimi i pagës së nëpunësve civilë. Këto “masa populiste” bindën një pjesë të elektoratit, në…

Read More

Kandidati i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka falënderuar zgjedhësit që e kanë votuar për të drejtuar për një mandat të dytë Bashkinë e Lezhës. Përmes një postimi në Facebook, Ndreu shkruan se nga dita e sotme ai do të vijojë të jetë kryebashkiaku i çdo lezhjani, edhe i atij që nuk i dha votën. Postimi i Ndreut: Mirenjohes dhe perulje per cdo votues lezhjan qe me besoi mandatin e dyte me nje rezultat bindes prej +1969 votash! Gjithashtu siguroj cdo banor te Lezhes me votoi apo jo, se nuk do resht se punuari me perkushtim e dashuri, per nje Lezhe…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit ka shkarkuar nga detyra trajnerin e grupmoshës U-19 të kombëtares shqiptare, Armando Cungu. Lajmin e ka bërë me dije vetë FSHF përmes një komunikate për mediat, ku jep edhe arsyen e shkarkimit. Sipas FSHF, ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e strategjisë së re që është duke u implementuar nga Departamenti Teknik në Federatën Shqiptare dhe Cungu e ka pasur të pamundur t’i përgjigjet kriterit ku të gjithë trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave duhet të jenë “full time” të pranishëm në zyrat e Federatës dhe të mos kenë impenjime të tjera profesionale. Njoftimi: Federata Shqiptare…

Read More

Kreu i ”Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, i cili kandidon për Bashkinë e Tiranës, ka arritur të marrë deri më tani 11729 vota. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se po pret që të përfundojë procesi i numërimit të votave dhe më pas do të mbajë një qëndrim për zgjedhjet vendore të 14 majit. “Po pres përfundimin e procesit, gjithçka mund të ndodhë. Nuk kam ndonjë koment për momentin. Do ta analizojmë kuti pas kutie dhe do dalim edhe me një qëndrim. E kam thënë që në fillim që do marrim nga 5-150 mijë vota, jemi aty midis kështu…

Read More

Në bashkinë e Tiranës, deri më tani janë numëruar 11 Qendra votimi nga 941 në total. Deri më tani, PS kryeson me 46.60% të votave që konvertohen në 32 mandate. Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë ka siguruar 25.40% të votave, ose 17 mandate. Partia Demokratike renditet e treta me 7.52% të votave, 5 mandate. Partia Social Demokrate deri më tani ka siguruar 4.56% të votave, 3 mandate. Ndërkohë, Partia Republikane 2.40% ka siguruar 1 mandat, PDIU me 2.40% të votave ka siguruar 1 mandat, Nisma Thurje me 2.66% të votave fiton 1 mandat. Lëvizja Bashkë me 2.46% të votave po ashtu…

Read More

Albina Kelmendi dhe familja e saj u renditën në vendin e 22-të në finalen e “Eurovision 2023”. Në televotimin e publikut Shqipëria mori 59 pikë. Zvicra ishte shtetit i vetëm që vlerësoi Shqipërinë me pikët maksimale, 12. Nga televotimet, Shqipëria mori tetë pikë nga Gjermania, ndërsa shtatë pikë i mori nga Sllovenia dhe Italia. Nga Kroacia dhe pjesa tjetër e botës, ku hynin shtetet që nuk ishin pjesëmarrës në Eurovision, mori 6 pikë. Greqia i dha 4 pikë, ndërsa 3 pikë ofroi Malta, Austria dhe Belgjika.

Read More

Ashtu siç e bënë zakon në këto zgjedhje, çdo ekip fitues i Partisë Socialiste mbajti nga një fjalim në selinë qendrore të socialistëve në Tiranë. E hëna ishte dita e Benet Becit që fitoi një mandat si kryebashkiak në Shkodër. Në fjalën e tij, Beci tha se Shkodra vendosi që të jetë pro zhvillimit dhe ndryshimit. “Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme, të mrekullueshme, të dy ditëve ku Shkodra foli, ku qytetarët e Shkodrës folën, ku Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një satisfaksion i madh pas një muaj fushate ku…

Read More

Procesi i numërimit të votave po vijon e ndërsa në rezultatet e para, numrin më të lartë të bashkive fituese, rezultojnë socialistët. Por duke bërë një përmbledhje të bastioneve demokrate që janë ‘thyer’ nga Partia Socialiste rezultojnë si më poshtë. Së pari qarku i Dibrës në historikun politik, njihet si bastion i demokratëve e ku thyrja nisi në 2013 kur Partia Socialiste fitoi pushtetin. Gjithashtu dhe në zgjedhjet lokale për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë socialistët kanë kryesuar, por edhe bashkitë Burrel, Klos e Bulqizë tashmë janë bashki që drejtohen nga socialistë. Për të renditur Lezhën si një nga bastionet…

Read More

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, është renditur e para në listën e publikuar për xhudistët më të mirë. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Krasniqi zë vendin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë me 7275 pikë të grumbulluara. Pas saj renditet xhudistja britanike, Chelsie Giles me 7010 pikë, ndërsa në vendin e tretë qëndron japonezja, Uta Abe me 6800 pikë.

Read More

Ka garë të fortë në Kavajë. Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ në 44 bashki ka përfunduar procesi i numërimit, ndërsa në 17 të tjera vijon ende. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja ka kaluar në avantazh me 150 vota më shumë se rivali i tij socialist Redjan Krali. Numërimi vijon edhe për ato pak kuti që kanë mbetur.

Read More

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, pranë shkollës Eqerem Çabej, pranë pediatrisë. Dyshohet se ka mbetur i plagosur një punonjës policie. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Read More