Në Shkodër po vijon numërimi për Këshillin Bashkiak, pasi finalizimit për kryetarin e bashkisë ku pas 32 vitesh kjo parti do të drejtohet nga PS-ja me Benet Becin. Deri më tani janë numëruar 133 kuti nga 247 në total. Sipas përditësimit të KQZ, PS ka marrë 18 mandate, PSD me 14 dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 13 mandate. E sigurtë është se kryetarin e Këshillit Bashkiak në Shkodër do ta marrë Tom Doshi. PSD-ja e drejtuar nga Tom Doshi, do jetë surprizë edhe në Tiranë me anëtarë për Këshillin Bashkiak. Por jo vetëm kaq, ata synojnë të jenë forcë serioze…
Author: tirana
Janë numëruar 334 nga 941 qendra votimi në total, dhe në Bashkinë e Tiranës PS kryeson me mandatet për Këshillin Bashkiak. Partia Socialiste kryeson me 48.80% të votave, duke siguruar 33 mandate. Pas PS renditet koalicioni Bashkë Fitojmë që ka siguruar 24.0&% të votave, përkthyer në 16 mandate. Partia Demokratike renditet e treta me 6.71% të votave, 4 mandate. Partia Social Demokrate deri më tani ka siguruar 4.75% të votave, 3 mandate. Partia Republikane ka siguruar 1 mandat, PDIU me 2.12% të votave ka siguruar 1 mandat, Nisma Thurje me 2.33% të votave, 1 mandat. Lëvizja Bashkë dhe LZHK po…
Pas fitores së PS-së në të gjitha bashkitë e qarkut të Fierit, edhe për Këshillat bashkiak, PS-ja po fiton me shumicë. Në Bashkinë Fier, PS ka marrë deri në rezultatet paraprake ku janë numëruar 140 nga 224 kuti votimi 58.89 % duke siguruar 33 mandate. BF ka marrë 12.30% duke siguruar vetëm 7 mandate. PD dhe PSD kanë arritur të marrin nga 4 mandate ndërsa Partia Demokracia Sociale, Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë marrë nga 1 mandat. Socialistët kanë korrur fitore në Lushnjë. Në 127 kuti votimi të numëruara nga 156 në total duke fituar…
Pas fitores së 5 bashkive të qarkut të Beratit, Partia Socialiste po fiton edhe Këshillat Bashkiakë. Në Bashkinë e Beratit po vijon numërimi për Këshillat Bashkiakë. Deri më tani janë numëruar 100 kuti nga 117 në total. Partia Socialiste merr 56.26% dhe merr 20 mandate. Ndërkohë që ‘Bashkë Fitojmë’ deri tani janë në kuotat e 22.14% me 7 mandate. Partia Demokratike merr vetëm 3 mandate me 10.21%, ndërsa PDIU merr një mandat me 3.09%. Në Bashkinë e Kuçovës janë numëruar 23 nga 56 QV në total. Partia Socialiste merr 46.33% dhe merr 17 mandate. Ndërkohë që ‘Bashkë Fitojmë’ deri tani…
Pasi në mbarë Shqipërinë u mbyll numërimi i kutive për kryetarët, numërimi po vijon për këshillat bashkiakë. Deri më tani në Durrës, janë numëruar 109 kuti nga 342 në total. Sipas përditësimit të KQZ, PS ka marrë 28 mandate, e ndjekur nga BF me 13 mandate, PD me 4 mandate, Partia Agrare Ambjentaliste me 4 mandate, PDIU me 1 dhe PSD me 1 mandat.
Shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit u fituan nga Partia Socialiste. Bashkia e Elbasanit ka përfunduar numërimin e votave në të gjitha qendrat e votimit, edhe për kryetar këshilli. Në vend të parë rezulton Partia Socialiste 31.943 vota, e cila ndiqet nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 14.545. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë ka marrë 944 votaPartia Republikane Shqiptare ka marrë 614 votaPartia Lëvizja e Legalitetit 786 votaPartia Demokracia Sociale 1470 votaPartia Socialdemokrate 1541 votaPartia Demokratike 8354 votaAleanca Progresiste L.ZH.K 714 votaPartia Drejtësi Integrim dhe Unitet 1206 votaBindja Demokratike 447 votaPartia Balli Kombëtar 356 votaPartia e Gjelbar 1240 votaPartia Ora e Shqipërisë…
Pas fitores në 53 bashkitë e vendit, kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me një “Faleminderit”. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar një foto të tijën ku shihet i buzëqeshur.
Këtë të martë, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore të pasura nga reshje shiu dhe rrebeshe lokale me stuhi të izoluara. Temperaturat minimale do të luhaten 8-16 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 16 -21°C ne veri , 21 -24°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-25 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5-6 ballë në det të hapur.
Dashi Ju po kaloni një kohë kaotike, por jo të keqe. Jupiteri nuk është në shenjë por fillon të merret me situata ekonomike. Merrni masa për të kuptuar se çfarë të bëni për të rikuperuar para dhe për të përballuar jetesën. Diçka ka humbur në dashuri, besim apo ndoshta kohë të çmuar. Demi Të martën, duhet të kuptojmë se çfarë të bëjmë në gjysmën e dytë të 2023. Ka një zgjedhje të gjerë, Jupiteri sjell konfirmimin. Edhe nëse ju duhet të ndryshoni planet për ndonjë arsye ose të gjeni veten në një mjedis jo të qetë, përfundimisht do të keni…
Rezultatet në Shkodër dhe në Kamzë kanë qenë sipas Blendi Fevziut surprizat më të mëdha në këto zgjedhje vendore. Ai u shpreh se sipas të dhënave PS ka marrë të njëjtat vota si në zgjedhjet e shkuara, por nga ana tjetër numri i votuesve të PD-së është reduktuar ndjeshëm. Sipas tij, ishte e pritshme edhe pjesëmarrja e ulët në zgjedhje dhe atmosfera dallohej përgjatë gjithë fushatës. “Besoj se surprizat më të mëdha kanë qenë në gjykimin tim Kamza dhe Shkodra, ku nuk pritej ky rezultat. Edhe Kukësi kishte një lloj dileme, por ishte më i diskutueshëm. Mendoja se do të…
Agron Çela, deputet tashmë i Partisë Socialiste për Qarkun Shkodër, shkruan për fitoren e madhe të Benet Becit në kryeqendrën e veriut. Ai thotë se është i lumtur që ju bashkua ekipit të Partisë Socialiste në këto zgjedhje, pas vitesh rrugëtim me ish-LSI dhe sot Partinë e Lirisë. “Shkodra pas rreth 32 viteve pushteti njëngjyrësh, me ne fund vendosi te votoje për ndryshimin! Shkodra e tha fjalën e vet me vote, tani i takon Benet Becit, i takon Kryeministrit Edi Rama, na takon te gjithëve ne qe te tregojmë se ato qe kemi thëne nuk kane qene propagande elektorale, por…
Evi Kokalari ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ku foli për humbjen e thellë të opozitës dhe arsyet se përse erdhi kjo humbje sipas saj. Kokalari e gjen problemin te koalicioni me Ilir Metën dhe dështimi i Berishës për të hapur partinë dhe për ta bashkuar atë. Gjithashtu Kokalari përmendi parregullsitë dhe manipulimet në disa procese votimesh të brendshme në PD, si arsye pse demokratët u zhgënjyen dhe braktisën Berishën dhe partinë. Pjesë nga biseda në studio: Ylli Rakipi: Pse ka humbur Sali Berisha kaq thellë sipas jush? Evi Kokalari: Ka shumë arsye. Personalisht ia kam vënë fajin…