Finalisti i parë i Champions League do të mësohet sonte. Inter dhe Milan përballen në ndeshjen e kthimit të Euroderbit në një sfidë ku spektakli dhe emocionet janë garantuara.
Zikaltrit vijnë me avantazhin 2-0 në ndeshjen e parë megjithatë ende nuk kanë siguruar asgjë. Lajmi i mirë për tekniku Stefano Pioli është rikthimi i yliit të skuadrës, Rafael Leao ndërkohë mungesë e sigurtë është ajo e Benaccer i cili u dëmtua në aktin e parë.
Tekniku Inzaghi do të bëjë llogaritë vetëm pa Milan Skrinjar ndërsa pjesa tjeter e skuadrës është në dispozicion dhe në gjendje të mirë fizike.
