Author: tirana

Teksa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi tha se do të uronte Erion Veliajn nëse ai humbte, ky i fundit ka zbuluar detajet. Në një komunikim për Neës24, Veliaj pasi fitoi bindshëm në Tiranë një tjetër mandat, tha se nuk kishte marrë ende një mesazh urimi nga Këlliçi, ndërsa shtoi se pret që të bashkëpunojë me të apo dhe kandidatët e tjerë që garuan për bashkinë e Tiranën. “Mesazh nuk kam marrë. Kam marrë një mesazh që e keni marrë të gjithë: “A je i mërzitur, a të ka ardhur në majë të hundës?” Përgjigjja ime…

Read More

Sali Berisha është përballur me humbjen më të thellë gjatë karrierës së tij politike në përballjen e zgjedhjeve vendore. Sot ai nuk ka mundur të sigurojë as 8 bashkitë e fituara në 2015, kohë kur Partia Demokratike drejtohej nga Lulzim Basha. Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë i drejtuar nga Berisha ka fituar 7 bashki në zgjedhjet e 14 majit 2023, në ato të vitit 2015, koalicioni opozitar i emërtuar Aleanca Popullore për Punë e Dinjitet mori 15 bashki. Ndërsa bashkia e Finiqit u fitua asokohe nga PBDNJ-ja. Nga ana tjetër, Partia Socialiste pësoi rritje në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023,…

Read More

Sindi Manushi, është 31 vjeçarja e parë shqiptare e cila është zgjedhur krytare e Bashkisë në qytetin e Pieve di Cadore, në zonën Belluno, Itali, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën. E reja shqiptare, me origjinë nga Elbasani, u zgjodh në krye të Bashkisë duke pasuar kështu paraardhësin Giuseppe Casagrande. Manushi ka emigruar në Itali së bashku me familjen,në moshën 9-vjeçare dhe punon si avokate. Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, 31 vjeçarja ka rrëfyer peripecitë e vështira me të cilat është përballur ajo dhe familja e saj kur kanë shkuar në Itali. Ajo ka thënë…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku për pasojë një i adoleshent ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare Asllan Shahini’. Mësohet se pas një sherri me thika mes disa të rinjve, ka humbur jetën Fatjon Bici, në klasën e nëntë. Mësohet se adoleshenti ka ndërruar jetë në vend pa mundur te marre mjekim ne spital.

Read More

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë, Esmeraldo Kacollin, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës pas një konflikti në fshatin Qinam, ku mbështetës të kandidatit të djathtë E’them Lumani, janë përplasur fizikisht me Erion Isain dhe mbështetësit e tij. Gjykata ka vendosur që Kacolli të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë, pasi vepra penale në ngarkim të tij nuk ishte e rrëzikshmërisë së lartë. Avokati i Kacollit pohoi se në vendimin e gjykatës ka ndikuar edhe deklarimi i kryebashkiakut Erion Isai, për normalizim të marrëdhënieve me Kacollin. Pas denoncimit të Isait, mbrëmjen e së shtunës, policia e…

Read More

Kryetari i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ky vendim vjen pas humbjes së thellë të PD-së në këtë zonë. Për mediat, ai është shprehur se kjo është hera e parë që i humbasin zgjedhjet. Po ashtu, Gjoka bën përgjegjës për këtë humbje Berishën. “Falenderoj të gjithë mbështetësit. Në këto momente unë jap dorëheqjen të parevokueshme për arsye të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Nuk ka asnjë lloj morali të qëndroj më se kemi humbur. Është hera e parë që humb në Shënkoll. Arsyeja është se është ushtruar terror i jashtëzakonshëm nga shteti,…

Read More

Nga Elona Meço Ka qenë dikur në Shqipëri një president që, kur donte të jepte mesazhin se nuk ishte dakord me një ligj të qeverisë, por nuk kishte ç’t’i bënte, linte të kalonte afati 21 ditor i shqyrtimit nga Presidenti dhe ligji quhej i miratuar. Kur e pyesnin presidentin në fjalë për këtë qendrim, ai thoshte se fliste me heshtjen e tij. Dhe ai ka folur jo pak herë me heshtje. Kështu bënë edhe shumë shqiptarë në këto zgjedhje. Heshtën duke mos shkuar të votojnë. Tani të shohim numrat që flasin për heshtjen. Numrat nuk janë si fryma. Ata nuk…

Read More

Teksa është mbyllur procesi i numërimit në të gjitha bashkitë, ku janë shpallur edhe kandidatët fitues, janë publikuar gjithashtu edhe votat e pavlefshme, që rezulton se në mbarë vendin janë 39,338 të tilla. Në disa prej bashkive, ku rezultati ka qenë i ngushtë, në rast se këto vota do të rezultonin të rregullta, mund të ndryshonin fatet e shumë prej tyre, duke sjellë përmbysje të mëdha mes kandidatëve. Megjithatë, për aq kohë sa për to nuk ka ende asnjë ankimim në KQZ, rezultatet tanimë janë përcaktuar. Më poshtë një përmbledhje të numrit të votave të pavlefshme për kryetarët e bashkive…

Read More

Sali Berisha vijon që të mos e pranoje rezultatin në zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” arriti të fitonte vetëm 7 nga 61 bashki që ka vendi. Ish-kryeministri akuzoi qeverinë se me presion, dhunë shkatërroi zgjedhjet dhe deformoi vullnetin e shqiptarëve. Sipas tij kjo gjë u konfirmua dhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR. “Zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala. Ku me presione të të gjitha llojeve Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese vullnetin e shqiptarëve, rezultatin e votimit. Raporti paraprak ndonëse është paraprak tregon se nga problemet më madhore të këtyre…

Read More

Panxhari është një nga perimet më të mira të tokës për shëndetin e njeriut. Përfitimet që vijnë nga panxhari janë të panumërta. Ekspertët e mjekësisë popullore e përdorin panxharin edhe për të përgatitur një tonik të fuqishëm me një shije unike dhe vlera të mëdha shëndetësore. Ka aftësinë të përmirësojë tretjen, rregullojë lëvizjen e zorrëve dhe të pastrojë mëlçinë dhe veshkat. Pastrimi është diçka që organizmi e kërkon fort që të funksionojë më së miri pa kufizimet që përçojnë mbetjet toksike. Përbërësit një kavanoz qelqiujë të pastër4 panxharë të kuq1 lugë çaji me kripë rozë të HimalajevePortokall, xhenxhefil, karota, limon,…

Read More

Nga Zilie Feçi Zgjedhjet e 14 majit, më shumë se Rama duhen lexuar si duhet nga Berisha. Një hartë e tërë në ngjyrën rozë, me disa përjashtime të vogla, të disa bashkive me një numër relativisht të vogël zgjedhësish nuk janë aspak pozitive, për një opozitë që ishte e bindur në suksesin e saj.Më shumë se një fitore e Ramës, këto zgjedhje ishin një humbje për Berishën dhe arsyet më së shumti duhen kërkuar nga ky i fundit. Që Partia Socialiste ka një elektorat fiks dhe struktura të organizuara kjo dihet dhe është provuar në çdo palë zgjedhje në Shqipëri,…

Read More

Forcë e tretë në bashkinë e Tiranës doli një forcë e re politike, që mposhti edhe PD-në zyrtare të Enkelejd Alibeajt. Arlind Qori ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve të 14 majit, ku ia doli që të renditej i treti në garën për Tiranën, duke lënë pas edhe Roland Bejkon e Partisë Demokratike. Në fjalimin e tij pas fitores, Qori tha se këto vota i sheh si një shpresë për të vazhduar përpara, duke theksuar se në asnjë moment nuk do tradhtojë besimin që i kanë dhënë. “Të kisha mundësi do u puthja duarve, jo se më kanë votuar mua, por…

Read More