Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kritikat nga OSBE-ODIHR për 14 Majin, Balla: Mos monitoroni mediat, por shkoni në fshat

13:16 / May 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1684230053 balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste nuk është dakord me raportin paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 Majit, ku u evidentua se “fushata u dominua nga liderët e partive duke marrë pak në konsideratë interesin e zgjedhësve ku fatkeqësisht fushata dhe pasqyrimi i këtyre zgjedhjeve vendore u përqendrua më së shumti në politikën dhe partitë, veçanërisht jashtë Tiranës”. Përgjigjen e dha kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla u tregua i ashpër në qëndrimin e tij, duke thënë se OSBE-ja do të duhet të zbriste në terren për të parë fushatën e vërtetë dhe jo atë të pasqyruar në media. Sipas tij, në media nuk është pasqyruar asnjë nga puna që është bërë në çdo fshat.

“Raporti i OSBE/ODIHR, ku zonja Glover që thotë se në këtë fushatë nuk u pa të flitej për çështje të komuniteteve. Nuk e di në cilat takime e ka parë këtë gjë, por nëse i referohen mediave dhe monitorojnë se çfarë pasqyrimi i kanë bërë mediave fushatës kjo është çështje tjetër.

Asgjë që ka ndodhur në fushatë nuk ka lidhje me atë që është pasqyruar në media. Unë i ftoj të shkojnë në një fshat të vetëm të qarkut Fier dhe të pyesin, pasi ne kemi komunikuar me njerëzit dhe pjesa kryesore e fushatës është diskutimi dhe punët që janë kryer dhe do bëhen për komunitetet.

Kjo është edhe arsyeja e madhe e një fitoreje kaq të thellë të PS-së në Fier, prandaj të monitorosh median dhe të thuash që nuk pati një diskutim mbi problematikat e komunitetit nuk është korrekte dhe kjo do të shikohet deri në fund të këtij raporti”, tha Balla.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.