Evidentohet dhe goditet një rast i ndërtimit të paligjshëm, në zonë të mbrojtur, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia. Vihet në pranga 49-vjeçari, Gazmir Mediu që po ndërtonte pa leje, një objekt dykatësh, në zonë të mbrojtur, në Ksamil. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat e mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm, në zonë të mbrojtur, në Ksamil. Në vijim të veprimeve për këtë rast, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë…
Author: tirana
Në përfundim të seancës së sotme të Samitit të liderëve të Këshillit të Europës, Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për fjalën që mbajti në këtë samit, tha se qëndrimi i tij lidhet me heqjen e një njolle që Asambleja e Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë dhe UÇK-së, nën ndikim e fortë të Rusisë në vitin 2011. -Zoti kryeministër, ju iu adresuat në fjalimin tuaj edhe çështjes së Kosovës. Si do vazhdojë qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me atë që ju pretendoni për pafajësinë e kryeministrit Thaçi dhe të gjithë personave të tjerë? Kryeministri Edi…
Fshati Kusarth në Elbasanit është tronditur mesditën e sotme nga një krim brenda familjes, ku 44-vjeçarja Alma Qevani, është goditur për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj. Policia bëri me dije se autorit është pikasur nga efektivët teksa vraponte me sëpatën e gjakosur në dorë, në afërsi të fshatit në fshatin Shirgjan. Pasi e kanë ndjekur, policia ka vënë në pranga autorin, shtetasi Tefik Tashi, 58 vjeç. Ky i fundit e kishte lënë fillimisht të plagosur kunatën, e cila pasi është transportuar në spital, nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra. Grupi hetimor, në drejtimin…
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi mbresëlënës rezultatin e arritur nga PS në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për mediat, Veliaj tha se Meta dhe Berisha nuk kanë lidhje me realitetin pasi jetojnë fizikisht në vilat e tyre luksoze në Gjirin e Lalzit. “Unë e thosha gjithmonë në fushatë. Këta janë dy njerëz që jetojnë fizikisht në Gjirin e Lalzit, që nuk kanë lidhje, pra janë në vilat e pishinat e tyre. Hipin në një makinë luksoze, vijnë në Tiranë për të mbjellë helmin dhe debat dhe nuk kanë lidhje me realitetin. Ata nuk…
Gjatë një interviste televizive, ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli, ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të “14 Majit”, një rezultat që ai e kishte parashikuar më parë. Kadilli tha se nuk ishte e nevojshme të shikonim rezultatin e zgjedhjeve, për të kuptuar se në çfarë gjendje është opozita, e cila ka marrë humbjen më të rëndë në histori. “Humbja kaloi edhe ato pritshmëritë më skeptike, është humbja me e rëndë e opozitës. Njerëzit shpeshherë nuk duan ta pranojnë të vërtetën, nuk ishte e nevojshme të vinin zgjedhjet që të shihej situata. Unë besoj se është më…
Sali Berisha thotë me bindje se opozita nuk do heqë dorë nga qëndresa e saj dhe se statuti i Partisë Demokratike do të zbatohet. Për zërat që flasin për dorëheqje, Berisha tha se ai do i përmbahej betimit të tij për t’u larguar nga politika vetëm nëse do të humbiste, zgjedhje të lira e transparente. “Përdorin lloj lloj mashtrimesh, statuti i ka të qarta, ai do zbatohet pikë për pikë. Në 1991 unë kam bërë një betim me veten time, që zgjedhjet e para të lira që do humbas do largohem dhe unë i qëndroj, absolutisht në 2013 kam thënë…
Manchester United po zhvillon një sezon pozitiv nën drejtimin e Erik Ten Hag, i cili po bëjnë një punë fantastike dhe me sektorin e të rinjve. Janë shtatë futbollistë që mund të ndjekin hapat e Alejandro Garnachos duke luftuar për një vend në ekipin e parë. Lista e të rinjve premtues, e përpiluar nga Mirror, është si më poshtë: Facundo Pellistri, Kobbie Mainoo, Zidane Iqbal, Noam Emeran, Omari Forson, Shola Shoretire dhe Aníbal Mejbri. Pellistri, lojtar uruguain dhe me të kaluar te Alaves në Spanjë, është ai që ka pasur më shumë sukses te të rinjtë e “Djajve të Kuq”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur serbët në një tubim me 26 maj, në Beograd, për të njoftuar qytetarët për zgjedhjet që do të mbahen këtë vjeshtë, me gjasa në shtator. Opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bratislav Gashic pas dy tragjedive që ndodhën në Serbi në fillim të majit, por Vuçiç është përgjigjur shkurt, duke thënë se puna e tij funksionon shkëlqyeshëm, por që opozitës “mund t’ua plotësojmë dëshirat edhe më shumë” duke e zëvendësuar të gjithë Qeverinë. “Nuk është problem nëse jeni pro zgjedhjeve, më 26 maj do të informoj popullin, do shkojmë në zgjedhje.…
Sali Berisha vijon që të mos e pranojë humbjen e thellë dhe drastike në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Sërish në një deklaratë për mediat, ai tha se qeveria duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe atë Elektoral shpërbleu në mes të fushatës elektorale mijëra pensionistë, po ashtu rriti pagën e administratës publike. “Në përputhje me betimin tim se do mbroj votën e qytetarëve shqiptarë, jam këtu për të faktuar bazuar në dokumente zyrtare të pakontestueshme, se vota e shqiptarëve u ble para se të hidhej në kuti. U ble në atë shkallë saqë qeveria vendosi kontrollin e plotë mbi rezultatin e…
Kryetarin i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi Ilir Metën dhe partinë e tij si kancerin e PD-së në këto zgjedhje. Në një intervistë me Euronews, Veliaj deklaroi se forca politike e drejtuar nga Ilir Meta qartazi funksionon si një tumor në trupin e çdo lloj partie politike duke i sjellë humbje. “Ne në betejën me doktorin e nderuar Halim Kosova, me LSI brenda ishin 43 mijë vota përpara. Pa LSI vajtëm rreth 60 mijë vota përpara. Në Këshillat Bashkiak me LSI ishim 23 mandate, pa LSI shkuam 33 mandate. Qartazi që LSI funksionon si një tumor në trupin…
Moti i keq në Europë po shkakton përmbyetje. Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia janë përballur gjithashtu me reshje të dendura të shiut gjatë javëve të fundit, me lumenjtë Una dhe Krushnica që kanë dalë nga shtrati. Në Bosnjë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në komunat Novi Grad, Kostajnica, Bosanska, Krupa dhe Bihaq. Në Komunën e Novi Gradit nuk do të mbahet procesi mësimor, ashtu sikurse në Obrovac të Kroacisë. Disa zona kanë mbeture pa energji elektrike; ka pasur evakuime të banorëve, ndërsa shkalla e dëmeve nuk dihet. Në Kroaci, rreth 300 trupa ushtarake janë mobilizuar për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në…
Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja fitoi garën për kryetar në bashkinë e Kavajës, Partia Socialiste ka fituar mazhorancën në Këshillin Bashkiak. Kryetari i ri Fisnik Qosja, thotë se është i gatshëm që të bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama që të çojë para projektet për Kavajën. “Janë qytetarë të Kavajës edhe pse morën këshillin bashkiak. Fryma është që Kavajën ta drejtojnë kavajasit pa ngjyrime politike pasi ka vite që rri në harresë. Kemi marrë një start të mirë dhe do të vazhdojmë para. I shtri dorën kryeministrit. Po ashtu i shtri dorën kryeministrit për projektet në bashkinë e Kavajës”,-tha Qosja.