Author: tirana

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kamzën, Arjan Hoxha akuzoi sot para ambienteve të KQZ-së se rezultati i 14 Majit ishte i manipuluar dhe i programuar në votimin elektronik në Kamëz. Arjan Hoxha tha se do të kërkojë nga KAS që të ngrihet një grup ekspertësh të pavarur për të verifikuar pretendimet se rezultati ishte i paracaktuar, pasi sipas tij shumë qytetarë të Kamëz e kanë të dëshmuar këtë. Ai tha se ka marrë ankesa se në fletën e votimit, kur qytetarët tentonin të votonin emrin e Arjan Hoxhës, i shfaqej Rakip Suli dhe për këtë tha se ka prova. Po…

Read More

Nga seanca e Kuvendit, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha se Fredi Beleri, është i burgosur politik dhe duhet të lirohet nga burgu. Kryetari i sapozgjedhur në Himarë ndodhet në burg i arrestuar në flagrancë mesnatën e 12 majit me akuzën për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”. “Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë Fredi Beleri është i burgosur politik, i marrë peng nga Kryeministri Edi Rama. Fjalën e ka drejtësia por ka edhe një logjikë opinioni. Beleri është arrestuar në flagrancë për dyshime. Fredi Beleri duhet të lirohet dhe të shkojë në…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Tualant Balla në një prononcim me gazetarët, foli edhe për videon e publikuar disa ditë më parë, ku aludohet se ka pasur një takim në një apartament në Tiranë në dhjetor të 2022, me Lulzim Bashën. Balla u shpreh me ironi duke thënë se ka qëlluar në një ashensor edhe me Sali Berishën, por kjo nuk do të thotë se janë takuar. “Unë kam qëlluar ne një ashensor dhe me Sali Berishën. Nuk e kam takuar as këtë”, deklaroi Balla për gazetarët jashtë Kuvendit pas seancës plenare.

Read More

Nga jashtë sallës së Kuvendit, deputeti i PD-së Ervin Salianji lëshoi akuza të forta ndaj kolegëve të grupit në selinë blu, ku tha se ka nga ata që nuk kanë bërë fushatë, por edhe që një pjesë tjetër ka punuar kundër PD-së në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 Maj. Kush janë këto njerëz që kanë dëmtuar PD? Deputetë brenda PD që nuk kanë bërë fushatë, nga ana tjetër ka njerëz që kanë punuar edhe kundër. Së pari, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të shohin se cfarë kanë bërë vetë dhe ata që kanë bërë fushatë, të mbajnë përgjegjësi…

Read More

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili dyshohet si autor i grabitjes së një filiali të një poste private në Tiranë ditën e mërkurë. Policia njofton se në pranga është vënë Ordis Molla, 27 vjeç, banues në Tiranë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në filialin e një poste private në rrugën “5 Maji”, ku një shtetas mori një shumë parash pasi kanosi punonjësin e postës, me mjet prerës (thikë) dhe më…

Read More

Këtë të enjte po mbahet seanca e parë plenare në Kuvend pas zgjedhjeve lokale, ku një pjesë e opozitës nuk ka ardhur. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i bëri thirrje që t’i kthehen punës për çështje me rëndësi pasi janë gati për bashkëpunim. Sa i përket mbështetësve të Berishës, shprehet se të insistosh te i njëjti gabim është çmenduri. “S’dua të bëj replikë me askënd, as shkopin që ka mbetur pa flamur e asaj që foli në emër të asaj që ka mbetur nga foltorja e Berishës, mendoj që historia që në këto vite që humbësi e…

Read More

Nga ROLAND QAFOKU Mbrëmë isha i ftuar në emisionin “Now” të Erla Mëhillit në “Euronews Albania” lidhur me çështjen “Beleri” në Himarë. Për këtë shpreha disa objeksione të miat larg të qenit partizan politik dhe patriot folklorik. Së pari, arrestimi dhe procesi penal ndaj tij është një çështje ekskluzive e drejtësisë shqiptare dhe as politika shqiptare dhe as politika greke nuk ka të drejtë të ndërhyjë, ndikojë dhe intimidojnë drejtësinë. Deklarata të drejtuesëve të shtetit grek duke e bërë të pafajshëm përpara se të vendosë drejtësia nuk janë të denja për një shtet anëtër të BE-së siç është Greqia. Kjo…

Read More

Me nisjen e punës në Kuvend pas fushatës dhe zgjedhjeve, tensioni është tek krahu i opozitës, q pësoi një rezultat drastik dhe hunmbi bastionet e saja. Deputeti Flamur Noka nga grupi i Berishës, e cilësoi 14 Majin si procesin më të turpshëm në historinë e vendit. “Sot, është një ditë që çdo shqiptar i ndershëm e shikon që para dy ditësh u mbyll një proces, më i turpshmi në historinë e Shqipërisë. Më 14 Maj nuk kishte zgjedhje, por një proces votimi. Ditën e dielë ju konfirmuat se këtu nuk ekziston një qeveri demokratike, por në Shqipëri dita e dielë…

Read More

Kuvendi është mbledhur 1 muaj pas mbajtjes së “pushimit” për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Për gazetarët nga jashtë Kuvendit, deputeti Edi Paloka pretendon se zgjedhjet ishin të vjedhura nga PS. Për të Berisha nuk ka pse të tërhiqet sepse është loja që bën Rama. Kurse për dorëheqjen e Alibeajt, ai tha se ishte pa post dhe nuk ka humbur asgjë. “Zgjedhjet i patë vetë si shkuan, përgjegjësitë tona janë ato që ju thashë, ne përballemi me një realitet që është ky, qeveri që përdor çdo mënyre për të vjedhur votat e shqiptarëve. Përgjegjësia jonë është që ose përballemi me…

Read More

Nga jashtë sallës së Kuvendit, deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj tha se humbja e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, erdhi për arsye të brendshme, por dhe për arsye që shkojnë përtej saj. Nga ana tjetër, Xhaferaj tha se opozitës i duhet një lidership i ri, teksa shtoi se me Berishën nuk bëhet, por dhe pa të nuk bëhet, duke sugjeruar që ky i fundit të bëjë një hap pas. “Opozita mori rezultatin që pamë të gjithë për shkaqe të brendshme por dhe që shkojnë përtej saj. Të brendshme, dhe që jemi përgjegjës të gjithë, nuk gjetëm gjuhën, përtej, ne…

Read More

Këtë të enjte, SPAK ka bërë me dije se kërkon 10 vite për burg për Lefter Kokën lidhur me akuzat për inceneratorin e Elbasanit. Për mediat, avokati Saimir Vishaj e ka cilësuar këtë si një veprim skandaloz dhe aspak ligjor. Ai tha se ky është katërfishim i dënimit me rastet e tjera të ngjashme të shpërdorimit të detyrës, dhe se bëhet për çështje politike. “Institucionet që kanë qenë pjesë e komisionit dhe kanë përpiluar draftin, për mua është skandaloze, standard i dyfishtë. Për shpërdorim detyre në raste të tjera nuk e kanë kërkuar një vit. Kjo bëhet për çështje politike…

Read More

Humbjen dhe rezultatin drastik të PD-së më 14 Maj, deputetja Jorida Tabaku thotë se demokratët duhet të pranojnë gabimet që kanë bërë te vetja dhe të reflektojnë për t’u bërë alternativë, jo refuzim i shqiptarëve. Sa i përket dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, Tabaku tha se ishte e papritur për të. Ajo nuk bëri një koment nëse do të pranojë drejtimin e përkohshëm të PD, por tha që hapat që do të ndërrmerren do diskutohen me demokratët. “Kam pritur që numëruesit të mbaronin punën. Unë kam të njëjtin qëndrim që kisha që në fillim të shtatorit. Kam bërë thirrje për të…

Read More