Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dorëheqja e Alibeajt? Tabaku: E papritur. Për zgjedhjet të reflektojmë, të bëhemi alternativë

10:31 / May 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1684398247 joridatabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Humbjen dhe rezultatin drastik të PD-së më 14 Maj, deputetja Jorida Tabaku thotë se demokratët duhet të pranojnë gabimet që kanë bërë te vetja dhe të reflektojnë për t’u bërë alternativë, jo refuzim i shqiptarëve. Sa i përket dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, Tabaku tha se ishte e papritur për të. Ajo nuk bëri një koment nëse do të pranojë drejtimin e përkohshëm të PD, por tha që hapat që do të ndërrmerren do diskutohen me demokratët.

“Kam pritur që numëruesit të mbaronin punën. Unë kam të njëjtin qëndrim që kisha që në fillim të shtatorit. Kam bërë thirrje për të gjithë ata që janë në PD, pak rëndësi ka që mendojnë ndryshe, që PD duhet të ishte bashkë dhe të kishte ofertë të unifikuar. Kam bërë thirrje që secili prej nesh të mendonte më shumë se interesat e veta personale, kam bërë thirrje që PD të ndryshonte mendësinë, të ndryshonte ofertën, sjelljen.

Në këtë moment kam kërkuar të mos përsërisim gabimet e së shkuarës, të reflektojmë, të mos vijojmë po njësoj me të njëjtat justifikime por të kalojmë një proces i cili do kohë por t’i japim kohë demokratëve dhe vetes për të kuptuar se ku gabuan. Nëse do kishim ndryshuar ofertën e PD do i kishim lënë vendin jo llumit, jo mllefit, jo sulmit, jo përçarjes por bashkimit dhe ofertës së PD në 1, situata do ishte ndryshe. Ka ardhur momenti që të reflektojmë e të sillemi ndryshe. Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Duhet të shohim nga vetja se çfarë bëmë gabim. Të pranojmë që PD s’është as më e madhe, as më e bashkuar, as më e fortë se këtë treguan rezultatet. S’mund të jemi refuzimi i shqiptarëve, por alternativa”, tha Tabaku.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.