I tronditur nga i biri 15 vjeçar që vrau bashkëmoshatarin për shkak të një konflikti në rrjete sociale, babai i autorit Servet Karaj ka thënë se nuk kishte asnjë dijeni për debatin. Me kërkim ndjese për familjen e viktimës, thotë se jeton me dhimbjen e tyre ndërsa e cilëson si ‘djalin e tij’ edhe të riun që vdiq nga goditja me thikë në zemër. “I kërkoi falje jashtë mase. Edhe unë e quaj djalin tim se njëlloj janë. Jam gati që të shkoj që sot te familja e tyre nëse pranojnë”, tha Karaj. Për dëshminë e të birit, thotë se…
Author: tirana
Stresi dhe Noizy janë definitivisht ndër reperët më të përfolur të showbizit. Edhe pse prej vitesh kanë qenë në konflikt me njër-tjetrin, i dhanë fund armiqësisë disa-vjeçare dy vite më parë. Reperët, të cilët kanë qenë miq me njëri-tjetrin, u kthyen asokohe në armiq të përbetuar. Ata vendosën t’i sheshonin konfliktet mes tyre duke ruajtur raporte të mira me njëri-tjetrin. Pavarësisht kësaj, një lëvizje e papritur ka ndodhur mes tyre. Dy artistët nuk ndiqen më në Instagram. Sakaq ata kanë fshirë dhe videon e një pjesë të këngës së tyre më të re e cila pritej të publikohej shumë shpejt.…
Për një qëllim shumë të rëndësishëm, u takuan Melinda dhe Bill Gates, të cilët pavarësisht divorcit pas 27 vitesh martesë, janë ende familjarë. Në mënyrë të veçantë, ish-çifti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të vajzës së tyre, Jennifer Gates, e cila mori diplomën master për shëndetin publik. “Master në Shëndetin Publik. Faleminderit Departamentit të Shëndetit Publik në Universitetin e Kolumbias për këtë mundësi të pabesueshme arsimore dhe fshatin përreth meje që e bëri atë të ndodhë. Mirënjohëse,” shkroi ajo postimin e saj, të cilin e shoqëroi një foto pranë prindërve dhe bashkëshortit të saj. Ky vit ishte veçanërisht interesant për vajzën e Gates, pasi ajo…
Teksa raportonte drejtpërsëdrejti nga SPAK pas shpalljes së pretencës për të akuzuarit e inceneratorit të Elbasanit, gazetarja Anila Hoxha u përball me një incident. Një mjet që po tentonte të kalonte pas saj, i rrezikon jetën duke u afruar në drejtim të saj, por fatmirësisht gazetarja largohet duke u spostuar gjatë raportimit. Siç duket në video, gazetarja duket se e menaxhon mirë këtë moment, ku edhe pas incidentit vijon raportimin live me edicionin e lajmeve.
Blendi Fevziu është një ndër emrat dhe gazetarët më të suksseshëm në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë në drejtimin e emisionit të tij televiziv “Opinon”, Fevziu njihet tashmë edhe si moderator më i paguar në vendin tonë. Ai sot, feston ditëlindjen e 54-të dhe është shembulli përfekt për të treguar se mosha është thjesht një numër, e cila nuk të pengon të bësh punën tënde me të njëjtin zell si në fillim, apo dhe të udhëtosh me të njëjtin pasion si në udhëtimin e parë. E sigurisht, në këtë ditë të veçantë urimin më të bukur e ka marrë…
Një segment i aksit të ri Orikum-Dukat është gati për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga rruga e re, si dhe punimet që po kryhen në kantier. Rama thekson se kjo vepër do të lehtësojë aksesin drejt bregdetit të jugut dhe do i shërbejë sektorit të industrisë e turizmit. “Kantieri i aksit të ri Orikum-Dukat, ku jemi gati për të hapur qarkullimin e automjeteve një segment të këtij aksi, ndërkohë që vijon me intensitet puna në të gjithë gjatësinë e tij. Punimet kanë pasur progres të ndjeshëm në këtë vepër, e cila e plotëson gjerdanin infrastrukturor që…
Pas Mauro Icardit, duket se Galatasaray kërkon të transferojë edhe një tjetër lojtar nga PSG. Sipas gazetës turke “Fanatik”, Renato Sanches, mesfushori portugez që dikur ka luajtur për Bayern Munich dhe Benfica, duket se ka përfunduar në fokusin e klubit të Stambollit, pas një sezoni me vetëm shtatë paraqitje si titullar. Edhe pse nuk ka pasur një sezon të mirë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Galatasaray për të përballuar blerjen e kartonit të portugeziot, do të duhet fillimisht të kualifikohet për në Champions League e sezonit të ardhshëm.
Dëmtoi lehtë një shtetas, me mjet prerës (thikë), pas një konflikti për motive konkurrence, shpallet në kërkim autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin A. T., rreth 55 vjeç, banues në lagjen nr. 1, pasi dyshohet se gjatë natës, pas një konflikti për motive konkurrence (të dy shtetasit, pronarë minimarketesh në të njëjtën lagje), ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Sh., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 1, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. T. Materialet procedurale…
Shumë është diskutuar në media marrëdhënia e Olta Gixharit me motrën e saj, gazetaren Gerta Gixhari për faktin se ato nuk ndiqeshin në Instagram me njëra-tjetrën. Gjatë kohës që Olta Gixhari ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, kjo temë u bë kryefjalë e mediave, për faktin se motrat nuk ndiqeshin në Instagram me njëra-tjetrën. E ftuar në një emision, Gerta ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj personale, ndërsa është ndalur edhe tek raporti me Oltën, duke zbuluar se në fakt ato nuk ndiqen në Instagram prej vitesh. Moderatorja theksoi se nëse do ta bënin sërish “follow”…
Humbja e thellë e PD-së në zgjedhje, sipas ish-deputetes Rudina Hajdari thotë se vjen si pasojë e sfidave të shumta brenda forcës politike e nga ana tjetër prej manipulimeve të qeverisë. Hajdari theksoi se rruga e vetme e shpëtimit të PD-së është të kryhen ca ndryshime. E për këtë ajo shtoi se në bazë të statutit duhet rikonfirmuar kryetari i partisë. “Kjo është thirrja ime ndaj anëtarëve, patjetër unë respektoj vendimin e tyre, por nga ana tjetër duhet të ndryshojmë, duhet të kuptojmë që zoti Berisha patjetër ka forcën e tij, por a është figura më e drejtë dhe më…
Sali Berisha reagon për herë të parë për dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt dhe mundësinë për të nisur diskutimet me palën tjetër për bashkim të PD. Ai tha se Basha dhe Alibeaj janë të larguar përfundimisht nga Partia Demokratike, teksa akuzoi këtë të fundit se mori një shpërblim 220 mijë euro nga Rama për shërbimin e bërë në zgjedhje. “Qëndrimi im është ky dhe e Partisë. Dy persona janë të larguar nga PD përfundimisht njëri është Lul Brava tjetri është Alibasha, i cili vetëm sot mori shpërblim nga Rama 220 mijë euro. Ne jemi të hapur për të gjithë të tjerët,…
Edhe këtë të enjte, Sali Berisha foli për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku ngriti akuza ndaj Edi Ramës për manipulime. Berisha u shpreh se Rama gërshetoi stilin e narkoshtetit me atë të Vladimir Putinit. “Farsa elektorale maj 2023 dallon nga të gjitha farsat e zhvilluara nga Edi Rama, si në proporcione, ashtu dhe në cilësi. Dallon në proporcione sepse blerja e votash nuk u shfaq për herë të parë në vitin 2023, ajo është denoncuar edhe më herët, por në këtë farsë, si kurrë më parë, ndërhyrja ishte e atyre përmasave të tmerrshme saqë rrëzoi euron, monedhën më të…