Author: tirana

Nga rezultati i garës së 14 Majit, 3 bashki kanë më shumë shanse për t’ju nënshtruar procesit të rinumërimit. Bëhet fjalë për Himarën, Rrogozhinën dhe Belshin, ku numri i votave të pavlefshme është shumë më i lartë se diferenca mes kandidatëve. Nga këto tre bashki, numrin më të lartë të votave të pavlefshme e ka Rrogozhina. Edison Memolla siguroi mandatin me 30 vota diferencë nga Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë”, por votat e pavlefshme arrijnë deri në 276. Një numër të përafërt votash të pavlefshme ka edhe Belshi, 228 të tilla, ndonëse në këtë bashki, diferenca mes kandidatëve është 40…

Read More

Nga Hamdi Jupe Në zallamahinë e përgjithshme paszgjedhore të këtyre ditëve, të dhënë pas humbjes poshtëruese të opozitës, duket se një “detaj” jo i parëndësishëm i tyre nuk po u bie në sy analistëve dhe gazetareve: fituesi i vendit të tretë në zgjedhjet për kryetar të bashkisë së Tiranës. Ky është zoti Arlind Qorri, përfaqësues i Lëvizjes Bashkë. Ai mori rreth 14 mijë vota të vlefshme në kryeqytet, duke lënë prapa edhe kandidatin e Partisë Demokratike zyrtare Roland Bejko. Shifra e lartpëmendur mund të mos përbëjë ngjarje në raport me rezultatin e Erion Velinë dhe kundërshtarit të tij demokrat të…

Read More

Facebook të krijon mundësinë që të hapësh profilin e përdoruesve me të cilët nuk je mik në platformën sociale pa u zbuluar. Por, mesa duket një problem teknik ka bërë që personave që u keni hapur profilin t’u shkojë një ftesë për miqësi, automatikisht. Kështu, gjiganti i rrjeteve sociale ka kërkuar falje për problemin dhe u ka dërguar përdoruesve një përditësim softueri që mund të rregullojë problemin. Një përdorues i mediave sociale e cilësoi “incidentin” si gjënë më gazmore që Facebook ka bërë ndonjëherë, ndërsa të tjerë e cilësuan problemin si turpërues. Një zëdhënës i Meta-s, kompanisë së drejtuar nga…

Read More

Zhaklin Lekatari i kthye në kryefjalë pas një deklarate të bërë nga Beogradi, ku ishte shprehur se ndihet e sigurt në vendet ku nuk flitet shqip. Kaq ka mjaftuar që në rrjete sociale të “kryqëzohet”, e madje ngjalli reagime të ashpra edhe nga personazhe publike. Por provokimet duket se ajo nuk e ka ndërmend t’i ndalë. Ajo ka postuar një thënie të Faik Konicës, ku ka thumbuar sërish shqiptarët. “Ne shqiptarët edhe pas 100 vjetësh do të jemi aq poshtë sa edhe sot”, thuhet në postim.

Read More

Beniada Nishani është e dashuruar dhe ndihet më e lumtur se kurrë. Këtë fakt e konfirmoi vetë modelja, gjatë një interviste televizive. Modelja thotë se e ndjen veten me fat. “Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”. Beniada u tregua e rezervuar për të zbuluar partnerin, por thekson se “kam gjetur një person që ma kupton karakterin edhe kur nuk flas”. Gjërat e bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri, u shpreh moderatorja dhe ish-konkurrentja…

Read More

Një mbështetës i grupit militant, Shteti Islamik, është dënuar me disa burgime të përjetshme nga një gjykatë në Nju Jork. Sayfullo Saipov vrau tetë persona pas shkeli me kamionin e tij këmbësorët dhe çiklistët në rrugët e Manhatanit më 2017. Ai u dënua me dhjetë burgime të përjetshme, plus 260 vjet, dhe nuk do të lirohet kurrë nga burgu. Gjatë shqiptimit të dënimit, trupi gjykues tha se ai ka “shkatërruar shumë jetë”.Saipov nuk ka shfaqur pendesë gjatë gjykimit. Saipov është përballur me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit në gjykatë dhe gjykatësi vuri në pah se i pandehuri ishte “absolutisht…

Read More

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i ka drejtuar një kërkesë KQZ-së për bashkitë Rrogozhinë dhe Belsh. Në kërkesë pretendohet se fati i kryetarit të ri në këto 2 bashki, është zgjedhur nga kutia e votimit të burgut. “2 raste flagrante në Rrogozhinë dhe Belsh, ku “fati” i kryetarit të bashkisë u zgjodh matematikisht nga nga kutia e votimit të burgut. Nga informacioni që kemi marrë, në Bashkinë Rrogozhinë diferenca midis kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të subjektit PS, ishte në favor të kandidatit tonë me mbi 50 vota deir në momentin kur u hap kutia e fundit, ajo e “burgut”,…

Read More

11 persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka mbërthyer Italinë. Sipas mediave vendase, dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërkohë mijëra njerëz janë detyruar që të zhvendosen nga banesat e tyre të pushtuara nga uji. 24 komuna janë të përmbytura dhe gjatë 36 orëve të fundit lumenjtë kanë dalë nga shtrati. Kryeministrja Giorgia Meloni ka siguruar gatishmërinë maksimale për të ndihmuar zonat e prekura, ndërkohë rreth 700 zjarrfikës janë angazhuar për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Read More

Ditën e djeshme presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan njoftoi zgjatjen e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi edhe për dy muaj. Në lidhje me këtë së fundmi ka reaguar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama me anë të një postimi në Twitter. Rama uron Erdoganin për rolin e tij vendimtar në këtë çështje dhe shton se sigurimi i një furnizimi të pandërprerë jetik të drithërave në tregjet botërore është me rëndësi kritike për sigurimin e sigurisë ushqimore në mbarë botën. Postimi i Ramës: E mirëpres rinovimin e Iniciativës së grurit të Detit të Zi edhe për dy muaj të…

Read More

Ministria e Financave, në mënyrë të detajuar, ka përcaktuar tashmë se cilat të ardhura do të jenë objekt i tatueshëm ku përfshihen të ardhurat nga punësimi, biznesi apo investimet. Çdo person do ta ketë shumë më të vështirë që të shmangë tatimin mbi të ardhurat nga punësimi ku hyjnë pagat, shpërblimet dhe përfitimet që rrjedhin nga marrëdhënie punësimi ose të ngjashme me to. Këtu përfshihen edhe transferimet apo huazimet e punonjësve, pavarësisht nëse këto marrëdhënie janë aktuale, të ardhshme ose të kaluara, dhe ku tatimpaguesi është i detyruar të ndjekë udhëzimet e paguesit të të ardhurave, në mënyrë që të…

Read More

Institucionet arsimore serbe janë alarmuar sërish. Disa emaile të dërguara në adresë të 78 shkollave fillore dhe 37 të mesme në Beograd ngrinin alarme për bomba Bëhet me dije se policia është mobilizuar në mënyrë të menjëhershme duke zbarkuar nëpër shkolla për të hetuar nga afër rastet e raportuara. Ata kanë evakuuar nxënësit dhe mësuesit për t’i mbajtur larg një rreziku në mundshëm.

Read More

Nisur nga viti i ardhshëm, çdo trashëgimi apo dhurim edhe brenda lidhjes gjinore motër-vëlla përjashtohet nga tatimi prej 15 % e vlerës së pasurisë. Ligji për tatimin mbi të ardhurat këtë herë ka përcaktuar më qartë kategoritë që përjashtohen nga ky tatim, duke mos lënë më vend për abuzime. “Ligji ka ndarë qartë kategoritë, janë marrëdhëniet brenda një familje, prindi me fëmijën, fëmijët me njëri-tjetrin”, tha Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie. Për herë të parë nga viti 2024 përjashtohen nga taksimi 15% edhe personat përtej brezit të parë dhe të dytë, kjo për dhurimet dhe trashëgimitë deri në vlerën e 5…

Read More