Author: tirana

Erdogan ka hedhur poshtë edhe një herë, mundësinë për të vendosur sanksione kundër Rusisë, duke i cilësuar marrëdhëniet me këtë të fundit “speciale”. “Ne nuk jemi në pikën ku mund të vendosim sanksione kundër Rusisë, siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet perëndimore. Ne jemi një shtet i fortë dhe kemi një marrëdhënie pozitive me Rusinë. Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”, tha presidenti turk. Pavarësisht komenteve të rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu, për Moskën që bëri që kandidati nacionalist Muharrem Ince të tërhiqej nga gara në prag të raundit të…

Read More

Pas humbjes së Shkodrës, Bardh Spahia, po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha, në selinë blu. Për herë të parë, demokratët humbën bastionin e tyre Shkodrën. Partia Socialiste, fitoi thellë në Shkodër me një diferencë mbi 11 mijë vota, mes kandidatit socialist Benet Becit dhe Bardh Spahisë. Po ashtu, PS mori edhe shumicën në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, në kuadër të një turi falënderues që do të zhvillojë në të gjithë vendin, pas fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit. Rama u pa duke shëtitur në rrugët e qytetit, nën shoqërinë e Benet Becit, i cili fitoi zgjedhjet e të dielës së kaluar, por edhe të Elisa Spiropalit, drejtueses politike të Partisë Socialiste në Shkodër dhe Edona Bilali, ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Gjatë vizitës, Rama do të vizitojë Muzeun e Krimeve të Komunizmit, do të takohet me këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak, si dhe do të ndjekë një ndeshje basketbolli.…

Read More

Një 23-vjeçar është vënë në pranga, pasi i hoqi lirinë një shtetasi duke e kërcënuar me mjet prerës dhe i mori me dhunë celularin atij. Njoftimi i policisë I hoqi lirinë një shtetasi duke e kërcënuar me mjet prerës dhe i mori me dhunë celularin atij, vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, për një shtetas që i kishte hequr lirinë duke e kanosur me thikë dhe i kishte marrë me dhunë celularin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brryli”,…

Read More

Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, ka bërë kallëzim penal në SPAK për funksionarët e KZAZ-së në Kuçovë. Ai i akuzon funksionarët e KZAZ-së për manipulim të zgjedhjeve të 14 majit. Maliqi i akuzon se kanë manipuluar dhe falsifikuar materialet zgjedhore. Maliqi pretendon se gjatë procesit ka pasur probleme me kamerat e sigurisë në pjesën më të madhe të qendrave gjatë paradites së të dielës. Ai akuzon kundërshtarin e tij se ka blerë votat. Ai deklaroi se votat janë manipuluar nga deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku, por nuk ngurroi të akuzonte edhe Policinë e Shtetit, duke e bërë bashkëfajtore në…

Read More

Katër nxënëse të një shkolleje 9-vjeçare janë përndjekur rregullisht për një periudhë 3 mujore nga një 35-vjeçar. Makthi i tyre ka përfunduar, se i riu është vënë në prangat e policisë mesditën e kësaj të premteje. Sikur përndjekja të mos mjaftonte, ai u dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Përndjekja”, ndaj të miturve. “Përndoqi 4 shtetase të mitura (nxënëse të një shkolle 9-vjeçare), për një periudhë tremujore, vihet në pranga 35-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm…

Read More

Drama “Gjaku i Martirëve të Kombit” do të ngjitet sërish në skenën e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës më 20 maj, ora 20:00. Ky aktivitet organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar si pjesë e Programit “Rinia zhvillon Kulturë”, në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”, të financuar nga Bashkia Tiranë dhe pritet të mbledhë mbi 1000 persona, kryesisht të rinj e të reja, si edhe qytetarë të Tiranës. Tematika e dramës është bazuar në ngjarje të vërteta reale, në kohën e persekutimeve të klerikëve dhe besimtarëve. Shfaqja e dramës ndërgjegjëson të rinjtë e të rejat mbi të vërtetat historike të…

Read More

Sali Berisha thotë se nuk njeh asnjë strukturë paralele në PD. Gjatë konferencës me gazetarët, ai u pyet në lidhje me zgjedhjen e Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar në PD, dhe tha se s’ka asnjë koment për këtë. “Nuk kam asnjë koment për këtë, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira. Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD. Ne i ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojnë. Ne jemi të hapur ndaj tyre, por ka rregulla, ka statute”,-tha Berisha.

Read More

Superiorja ka hyrë në një fazë shumtë të nxehtë ku do të përcaktohen edhe verdiktet e fundit të kampionatit. Për këtë FSHF ka vendosur që të gjitha ndeshjet, të luhen në një orar, por me ndryshim nga kalendari i parë që ishte. Të gjitha ndeshjet e javës së 34 ishin planifikuar të luhen në orën 17:00, por ka pasur një ndryshim dhe të gjitha do të nisin në orën 16:00. Të dielën, parashikohet që mund të ketë reshje shiu dhe për shkak se jo të gjitha stadiumet janë të pajisura me sistem ndriçimi, do të bëhej problem për futbollistët pasi…

Read More

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj, një grup deputetësh kanë thirrur një mbledhje urgjente të grupit për të plotësuar vakancën e krijuar dhe Gazment Bardhi do të jetë kreu i ri. Grupi parlamentar i PD-së regjistron 33 anëtarë, nga të cilët kanë votuar pro të gjithë deputetët e pranishëm dhe asnjë kundër. Deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe…

Read More

Nisur nga kjo e premte e deri në përfundim të sezonit veror, mjetet e tonazhit të rëndë ndalohen të qarkullojnë përgjatë ditës në aksin rrugor Thumanë-Fushe Krujë-Kamëz. Devijimi i trafikut fillon nga Fushë Mamurrasi deri në kryqëzimin e Luzit. Mjetet me peshë mbi 7.5 ton nga ora 6 deri në orën 20 do të duhet të lëvizin në rrugën e vjetër. Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se ky devijim bëhet për të shmangur trafikun gjatë verës. Ata që e përshkojnë shpesh këtë aks rrugor e mirëpresin vendimin. Për zbatimin e vendimit të Autoritetit Rrugor është angazhuar edhe policia ndërsa prej ditësh…

Read More