Evi Kokalari këmbëngul se e keqja e madhe e PD-së, i vjen nga Ilir Meta. Ajo ka reaguar pas sulmeve të partisë së Metës ndaj saj, ndërsa ka akuzuar kreun e Partisë së Lirisë se bën lojë të dyfishtë. Sipas saj, ai është takuar me kryeparlamentare Lindita Nikolla dhe ka drekuar me të, vetëm dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve. Reagimi i Kokalarit “I sygjeroj të gjithë demokrateve të rithemelimit, por dhe të anës tjetër, të mos tolerojnë më sulme të degjeneratave të Ilir Metës ndaj asnjërit nga ne, madje të reagojnë ndaj këtyre, që pa pikën e turpit kanë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet falenderuese pas fitores së 14 Majit. Ai vizitoi në Shkodër Muzeun e Krimeve të Komunizmit dhë më pas është takuar me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak. Së bashku me kryetarin e bashkisë të zgjedhur nga qytetarët shkodranë, Benet Becin dhe Elisa Spiropalin, nuk kanë munguar batutat as me prefektin e qarkut, Majlinda Angonin Elisa Spiropali e ka cilësuar Angonin si ëmbëlsira duke e lënë të fundit për ta falenderuar, ku pas saj do ta merrte fjalën kryeministri Edi Rama. “Ça i bie të jem unë nëse, Majlinda është ëmbëlsira”, ishte pyetja e kryeministrit,…
Gjykata Londineze ka dënuar me burg 10 persona që u kapën në një fabrikë të paligjshme armësh, mes tyre edhe dy të rinj shqiptarë. Mediat britanike raportojnë se mes të dënuarve që u arrestuan në një fabrikë armësh, ishin edhe dy shqiptarë Leutrim Krasniqi dhe Ergys Zekaj. Leutrim Krasniqi 28-vjeç u dënua me 6 vite burg, ndërsa Ergys Zekaj me 6 vite e 11 muaj. Dy shqiptarët bënin pjesë në një bandë e cila merrej me kovertimin e armëve, të cilat më pas ju shiteshin kriminelëve dhe përdoreshin për krime të ndryshme.
Më 12 qershor 2023, një 39-vjeçar shqiptar i akuzuar për përdhunimin e gruas së tij, po ashtu shqiptare, do të ulet në bankën e të akuzuarve të Gjykatës së Përbashkët të Assencës në Kos. Shqiptari, i cili është liruar me kushtin shtrëngues të largimit nga shtëpia, është arrestuar nga Policia e Rodosit më më 23 qershor 2021. Në të njëjtën ditë dhe pak kohë më parë ai u denoncua nga gruaja e tij se pasi e kishte goditur dhe kërcënuar e kishte përdhunuar. Pas marrjes në pyetje, i pandehuri nuk e pranoi akuzën dhe pretendoi se ishte një keqkuptim.27-vjeçarja ka…
Sipas statistikave, në Greqi ka afërsisht 230 vjedhje për 100 mijë banorë. Vendin e parë e zë Zelanda e Re me 1171 vjedhje për 100 mijë banorë, e ndërsa pesëshen e parë e plotësojnë Uruguai me 558, Italia me 232 dhe SHBA me 228 vjedhje automjetesh. Mirëpo, edhe hajdutët kanë guston e tyre. Pyetja që bëjnë ekspertë kriminalistë, është vetëm një, pse ka kaq shumë vjedhje makinash në Greqi, pasi sot është e vështirë që një mjet i vjedhur të shitet dhe të rivihet në qarkullim qoftë në vend, por edhe jashtë tij! Përgjigja është e qartë: Për pjesë këmbimi.…
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atrmosferike. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Gjithashtu për ditën e Shtunë pritet edhe rritje temperaturash kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore. Ndërkohë, duke filluar nga dita e Diel por edhe për javën e ardhshme vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash deri…
Një shqiptar, i identifikuar si Saimir Gjinika, ka humbur jetën në një aksident në Treviso të Italisë. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me motorin e tij për në punë kur është përplasur nga një furgon tip “Fiat Punto”. Ndonëse u transportua në gjendje të rëndë në spital, ai nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve.
Gazetari himarjot Stavri Marko thotë se elita greke e konsideron Himarën si “Jerusalemi i Greqisë”. Marko u shpreh se ndikimi i qeverisë së Micotaqis në zgjidhjen e problemit të pronave për himarjotët është minimal. Por sipas tij ka një ndjeshmëri të madhe të politikës greke ndaj Himarës kur evidentohen shkelje dhe dhunime të të drejtave të njeriut. “Prona ka qenë vendimtare në dënimin që Himara i dha qeverisë, që administronte edhe bashkinë. Micotaqis nuk ka ndonjë ndikim të madh, sepse si Micotaqis, edhe kryetarët e partive të tjerë si Cipras janë prononcuar për Belerin dhe Himarën. Cipras ka pasur një…
Pranvera: Personat e lindur në mars, prill dhe maj kanë një nivel hipertermie të lartë, ç’ka do të thotë kanë shkallë të lartë pozitiviteti dhe optimizmi. Ata janë gjithmonë të qeshur. Po të njëjtët persona nuk demoralizohen kurrë në rastet kur dështojnë sepse e shohin çdo dështim si hapin e parë për të shkuar në krye. Por, çdo gjë vjen me një çmim: të lindurit në pranverë janë më të predispozuar të bien në depresion klinik. Vera: Fjala “depresion sezonal” nuk ekziston në fjalorin e personave të lindur në muajt qershor, korrik dhe gusht. Ata kanë pothuajse të njëjtat karakteristika si personat…
Nga Daron Acemoglu Është e vështirë të mos ndihesh i zhgënjyer për rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura në Turqi më 14 maj. Në një fushatë të përcaktuar nga pasojat e tërmetit të madh të shkurtit, problemet ekonomike në rritje dhe thellimit të korrupsionit, shpresat ishin të mëdha që sundimi 20-vjeçar gjithnjë e më autoritar i presidentit Erdogan do të merrte fund. Disa sondazhe sugjeruan se opozita gjashtëpartiake e udhëhequr nga qendra e majtë e udhëhequr nga Kemal Kılıçdaroglu, nga Partia Popullore Republikane (CHP), do të ishte në gjendje të fitonte një shumicë ose, të paktën, të hynte…
Mediat në Kosovë raportojnë se reperi i njohur, Mozzik, ka përfunduar në Polici dy ditë më parë, pasi akuzohet se ka kërcënuar një person tjetër me armë zjarri. Pas marrjes në pyetje nga policia, Mozzik është liruar. Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka ngritur dy akuza kundrejt reperit. Sipas gazetës ‘Sinjali’, Mozzik e ka mohuar se e ka kërcënuar me armë personin në fjalë, teksa ka theksuar gjithashtu se armën nuk e ka përdorur fare. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka deklaruar se janë dhënë dy dëshmi të ndryshme lidhur me përdorimin e armës. “I dyshuari…
Qytetarët që nuk janë rezidentë në Shqipëri do të përjashtohen nga e drejta për të përfituar asistencë sociale dhe bonusin e bebes. Gjithçka përcaktohet në një projektligj, të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ndërkohë që, dokumenti nuk është shoqëruar me relacionin përkatës, që të shpjegojë arsyet, numrin e personave që preken nga ky vendim apo efektet financiare që do të sjellë në buxhetin e shtetit ky ndryshim. Deri më tani, pavarësisht se lindnin jashtë shtetit, prindërit e fëmijëve që nuk jetojnë në Shqipëri, përfitonin bonusin e bebes, që sipas legjislacionit në fuqi është 40…