Një tjetër ngjarje e rëndë në një familje shqiptare ka ndodhur në Itali, pasi një 42-vjeçare është plagosur rëndë nga i shoqi pas një debati. Sipas mediave itlaiane ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tyre, ndërsa pas plagosjes me thikë burri është arratisur nga banesa edhe pse u arrestua vetëm pak më vonë nga autoritetet. Gruaja raportohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi ka marrë 3 plagë me thikë në gjoks dhe ka pësuar dëmtim në mushkëri. Sakaq, burri 54-vjeçar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim teksa autoritetet italiane kryejnë hetimet.
Author: tirana
Kryeministri Rama, është ndalur sot në Shkodër, nga ku ka ndarë një foto të peizazhit piktoresk nga lumi i Bunës. Teksa ka nisur turin e falënderimeve për fitoren e thellë në zgjedhjet e 14 majit, ai ka zgjedhur të vazhdojë me Shkodrën, e cila edhe pse njihet si një nga ‘kështjellat’ e së djathtës i besoi Partisë Socilaiste, për ta udhëhequr për 4 vitet e ardhshme bashkinë e saj. Kryeministri ka ndarë sot një foto live nga Shkodra. Duke treguar Bunën mahnitëse të rrethuar nga gjelbërimi, ai ka promovuar kështu një nga destinacionet më të bukura të këtij qyteti.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se fotot e Hiroshimës së shkatërruar që ai pa gjatë vizitës së tij në qytetin japonez i kujtojnë qytetin e sulmuar në lindje të Ukrainës, Bakhmut, dhe vendbanime apo qytete të tjera të ngjashme. “Po ashtu, nuk ka mbetur asgjë e gjallë, të gjitha ndërtesat janë rrënuar”, tha Zelensky në një konferencë shtypi. Qyteti, të cilin Ukraina e mohon kontrollin e Rusisë, ka shënuar disa nga luftimet më brutale të konfliktit.
Besimi është themeli i çdo lidhjeje të shëndetshme, për shembull, pa të, komunikimi i sigurt është i ndërlikuar. Megjithatë, të dish se si të ndërtosh besim kërkon kohë. Disa aspekte kanë nevojë për forcimin, pavarësisht nëse besimi ka të bëjë me marrëdhëniet tuaja me të tjerët apo dashurinë që keni për veten tuaj. Reciprociteti, një ekuilibër midis dhënies dhe marrjes Reciprociteti shkon krah për krah me besimin. Është dhënie dhe marrje reciproke, një veprim që motivon palët e përfshira të korrespondojnë në mënyrë dypalëshe pa interes apo egoizëm. Prandaj, lidhet edhe me parimet e solidaritetit, bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke. Mos…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka vënë në pah abuzimet e tregtarëve me çmimet. Thirrja e tij ka qenë e thjeshtë, ulni çmimet, kjo sepse sipas tij, tashmë nuk ka asnjë justifikim. Lufta ka mbaruar, euro e dollari kanë rënë, thotë Braçe, e për pasojë sipas tij, duhet të bien edhe çmimet. Mirëpo në kushtet kur kjo nuk ka ndodhur, socialisti flet për abuzim, e ndërsa shton se edhe rritja e pagave dhe pensioneve që qeveria ka bërë nuk “hyn në sy” për shkak të çmimeve shumë të larta. “Uuuulniiiiiii cmiiiiiimeeeeeet! Boooooooll rrooopet njerëzit! Kur një vit më parë…
Në thellësi të pyjeve tropikale të Amazonës, shkencëtarët thonë se pandemia e ardhshme në botë mund të vijë nga kjo shpellë në Brazil, e cila është më shumë se 1.5 kilometra e thellë. Ajo është shtëpia e mijëra lakuriqëve të natës. Por si kjo shpellë ka shumë të tjera që ekzistojnë në të gjithë Amazonën. Habitatet e panumërta dhe speciet e lakuriqëve të natës janë shumë pak studiuara dhe zbuluara. Por së fundmi ato kanë marrë gjithë vëmndjen e shkenctarëve të cilët shpresojnë se do të mund të parandalojnë pandemitë e ardhshme si Covid-19. Brazili ka më shumë zona se…
Biznesmenë të njohur në kryeqytet, janë mashtruar nga një grup personash duke iu marrë shuma të mëdha parash, në emër të zyrtarëve të lartë në vend. Prej janarit, njësia “E” për hetimin e krimeve ekonomike në Policinë e Shtetit zbuloi 5 raste të përfitimit të parave nëpërmjet mashtrimit. Lidhur me këtë skemë, ku u morën mbi 400 mijë euro janë vënë në pranga 12 persona, si dhe janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë. Njëri prej tyre, i identifikuar si Florian Gjergji, personi që shihni në këtë foto, konsiderohet si koka e grupit, që arriti të manipulojë biznesmenët në…
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se gjykimi i çështjes së Belerit, është një ditë shumë e rëndësishme për drejtësinë shqiptare. Për të drejtësia duhet të tregojë se nuk intimoidohet nga presionet dhe shantazhet e Greqisë duke pasur këtu parasysh se për Fredi Belerin kanë folur shumë figura të rëndësishme të politikës greke. “Nesër është një ditë shumë e rëndësishme për drejtësinë shqiptare, e cila ndodhet në dy sfida. Sfida e parë është që ajo nuk duhet të intimidohet nga presionet dhe shantazhet e Greqisë, sepse kemi parë gjithë këto ditë personazhe dhe persona të lartë politik. Duke filluar, kryeministri,…
Lulzim Basha ka ndarë një mesazh me rastin e 50-vjetorit të revoltës së Spaçit. Basha shkruan se është një ndër lëvizjet më të forta antikomuniste përballë regjimit famëkeq në Shqipëri. “Kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri. Heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi. Burrat që u ngritën kundër regjimit gjakatar në një nga burgjet më famëkeqe komuniste, dëshmuan vendosmërinë për t’iu kundërvënë propagandës dhe mizorisë famëkeqe. Ata qëndruan, luftuan dhe nuk u dorëzuan, duke vënë interesat më të larta…
Qytetarët grekë u janë drejtuar qendrave të votimit këtë të dielë. Deri në këtë moment pjesëmarrja në votime është 31.52%, ndërkohë që kanë votuar të gjithë kryetarët e partive që kandidojnë. Më herët presidentja e vendit, Katerina Sakellaropoulou ka bërë apel për pjesëmarrje sa më të gjerë në procesin e votimeve.
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e hapjes së stërvitjeve ushtarake të ushtrisë amerikane dhe NATO-s në Evropë, “Defender Europe 2023” [Mbrojtësi i Evropës 2023]. Nga sot e deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe”, që do të mbahet në Babaj të Bokës të Gjakovës. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier dhe figura të tjera…
Gazetari Flogert Muça, tha se zgjedhjet e 14 majit, treguan se Berisha dhe Meta së bashku arritën të marrin më pak vota se Lulzim Basha. I ftuar në Euronews Albania, ai tha se Basha ka marrë rreth 230.000 vota më shumë se sa arritën të merrnin Meta dhe Berisha së bashku, gjë që tregon se për Ramën është shumë më e lehtë fitorja kur ka këto dy figura përballë. “Para dy vitesh Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Partia Demokratike, ky i fundit I doli kundra dhe erdhi vetë bashkë me Alibeajn dhe Ilir Metën dhe morën nja 500.000 vota,…