Author: tirana

GJKKO ka dhënë vendimin arrest me burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkpuntorin e tij Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Arrestimi i Fredi Belerit solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e tij. Kryeministri Edi Rama, duke komentuar reagimet e ashpra të Athinës zyrtare, tha se drejtësia shqiptare nuk mund të kontestohet dhe se duhet të veprojë njësoj për të gjithë.

Read More

Në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin K. L., 21 vjeç, banues në Librazhd. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin tip “Skoda”, shtetasja I. L., 20 vjeçe, banuese në Librazhd, e cila pas kontrollit mjekësor, u largua për në banesë.

Read More

Fredi Bejleri është transferuar ditën e djeshme nga paraburgimi i Vlorës për në paraburgimin 313 në Tiranë. Sot pritet të zhvillohet në GJKKO seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë “Arrest me burg”, e dhënë nga gjykata e Vlorës një ditë përpara zgjedhjeve lokale. Avokati Redi Ramaj është shprehur se në bazë të ligjit Beleri sot mund të marrë një masë më të butë. I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se jemi para faktit që Beleri është fitues i një bashkie, e për pasojë mund të marrë masën e sigurisë, ‘detyrim paraqitje’ ose ‘arrest shtëpie’ “Ligji thotë se kur…

Read More

Kompania Meta, që ka në pronësi Facebook-un, është gjobitur me një shifër rekord prej 1.2 miliard eurosh, për shkak të transferimit të të dhënave të përdoruesve të Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara. Ky transferim i të dhënave është bërë në kundërshtim me një vendim paraprak gjyqësor, tha rregullatori në Irlandë më 22 maj. Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që vepron në emër të Bashkimit Evropian, tha se Bordi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave ka urdhëruar vendosjen “e gjobës administrative në prej 1.2 miliard eurosh”. Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ka hetuar transferimin që ka…

Read More

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i është përgjigjur Sali Berishës, i cili e akuzoi për manipulime dhe vrasje kur ishte në krye të. Berisha përpara zgjedhjeve të 14 majit ka shpërthyer në akuza të rënda në drejtim të Klosit. Ai tha se Aishe Haklaj është sjellë në SPAK nga Edi Rama dhe Fatos Klosi për të bërë fjalë para zgjedhjeve. Berisha tha se nuk ka asnjë njohje me Haklajt, të cilët i kanë të drejtë të bandës me uniformë. Sipas tij, Haklajt i manipulon Fatos Klosi, njeriu që iu vuri minat dhe i vrau. “Ata nuk kanë asnjë…

Read More

Qeveria ka bërë gati një paketë masash për stimulimin e mjekëve të rinj që të qëndrojnë në Shqipëri. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, një nga pjesëtarët e grupit të punës, thotë se asnjë mjek nuk do të mbahet kundër vullnetit, por dhe shteti nuk do të shpenzojë më para ata që duan të largohen. “Është duke u përpiluar një paketë masash për të mbajtur mjekët në vend. Sepse nuk është e drejtë që studentët arsimohen më paratë e taskapaguesve, dhe pastaj të ikin në Gjermani dhe të mos u shërbejnë shqiptarëve por të ikin jashtë. Ata do duhet…

Read More

Një burrë po përballet me prerjen e penisit pasi ka kryer marrëdhënie seksuale për 24 orë, ndërsa ishte nën ndikimin e drogës. 50-vjeçari gjerman i paidentifikuar ndodhet në gjendje të rëndë në një spital në Grosseto të Italisë, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale nën ndikimin e drogës për rreth 24 orë. Burri dhe gruaja e tij dyshohet se kishin një natë “të çmendur” duke bërë dashuri pasi morën ekstazë në apartamentin e tyre në Castel del Piano. Mediat lokale raportojnë se burri më pas u ndje keq dhe u paraqit në spitalin Misericordia në fillim të këtij muaji. Aktualisht ai…

Read More

Reperi Arkimed Lushaj i njohur gjerësisht nga publiku si Stresi, i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, është përballur dhe me pyetje pikante gjatë intervistës. Në nga pyetjet ka qenë se cilën nga femrat që njeh do i prangoste përgjithmonë, ai zgjodhi Çiljeta Xhilagën dhe për këtë paska një arsye mjaft interesante! Stresi: E para është Çiljeta, do e kisha prangosur përgjithmonë, meqë e deshët një emër. Me të parën që do merresha është ajo. Ronaldo Sharka: Ndoshta nga fakti që Çiljeta bëri këtë ndryshimin kohët e fundit që kaloi nga lali Eri. Stresi: Dëgjo, politika është hobi, primare është muzika. Ronaldo…

Read More

PD-ja e Sali Berishës nuk e pranon rezultatin që mori në zgjedhjet lokale të 14 Majit dhe lëshojnë akuza ndaj qeverisë, e jo vetëm. Nënkomisionerja Qendrore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku ka folur në lidhje me pretendimet për manipulim të votimit elektronik në Kamzë dhe kryerjen e një hetimi ndërkombëtar për pajisjet. Pelinku thotë se është në interes të KQZ të kryeht një verifikim i pretendimeve. Ajo shtoi edhe se këtë verifikimin e parashikon dhe Kodi Zgjedhor, ku një pjesë e pajisjeve të votimit elektronit, riprovohen nga KQZ nëse ato kanë funksionuar në rrregull. “Karshi deklaratave të palëve, Komsioni Qendror i…

Read More

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili të dielën fitoi shumicën e votave në zgjedhje, nuk ka pranuar që të krijojë një qeveri koalicioni. Pas takimit këtë të hënë me Presidenten Katerina Sakellaropoulou e cila e mandatoi që për tre ditë të negocionte për të formuar qeverinë, Mitsotakis tha se “nuk janë kushtet”, duke kërkuar që të përshpejtohen procedurat për të shkuar sërish në zgjedhje më 25 qershor. Ai tha se përgjigjen presidentes do tia kthejë pasdite dhe nuk do të presë afatin tre ditë. Me kthimin e mandatit, kjo do t’i kalojë partisë së dytë, SYRIZA, dhe nëse Alexis Tsipras…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, po merr pjesë në Asamblenë e 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku së bashku me politikëbërës, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore po diskutohen për sfidat e sistemeve shëndetësore, impaktin e pandemisë në shëndetin e popullatës dhe nevojën për të bashkuar forcat dhe forcuar kapacitetet, për të garantuar përgatitje dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore. Në emër të Rrjetit të Shëndetit të vendeve të Europës Juglindore ku mes nëntë vendeve bën pjesë dhe Shqipëria, dhe në cilësinë e mbajtëses së Presidencës për vitin 2023 të këtij mekanizmi, Ministrja Manastirliu, në…

Read More

Britanikja “Daily Mail” mëson se Ferrari dëshiron të afrojë Lewis Hamilton dhe se aktualisht është duke negociuar me pilotin britanik të Mercedes një kontratë me vlerë 48 milionë euro. 38-vjeçari përfundon kontratën me Mercedes në fund të këtij sezoni dhe po joshet për të fituar titullin e tetë në karrierë te Ferrari, ish-skuadra e Michael Schumacher, me të cilin britanikët ndajnë rekordin e titujve (shtatë) në F1. Afrimi i Hamilton paraqet dy skenarë te Ferrari: në të parën, britaniku do të ndante ‘garazhin’ me Charles Leclerc, duke ‘detyruar’ largimin e Carlos Sainz; në të dytën Leclerc shkon te Mercedes dhe…

Read More