Përdorimi i një thike të blerë lehtësisht në internet nga autori i vrasjes së 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh më 16 maj, risjell edhe njëherë në vëmendje rrezikun që vjen nga tregtia e pakontrolluar e këtyre sendeve. Një nga 4 adoleshentët e arrestuar pas ngjarjes së rëndë, ka treguar se thika dhe doreza e boksit që u përdorën në përleshje ishin blerë online për vetëm 1 mijë lekë të reja. Përveçse me pasoja të rënda, kjo lloj tregtie është e ndaluar për adoleshentët. Nga një verifikim i shpejtë që Report Tv bëri, shihet se mjafton një kërkim I thjeshtë në…
Author: tirana
Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Drilon Gashi, është shkarkuar nga detyra pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Konjufcës, i cili deklaroi se Gashi është liruar nga detyra. “Këshilltari Drilon Gashi është liruar nga detyra,” u shpreh ai. Në vendim thuhet se Gashi për shkak të disa mosmarrëveshje, ka goditur gruan e tij me grushte dhe mjete të forta, duke i shkaktuar lëndime të lehta në trup. Kjo ishte interpretuar ndryshe më pas nga ana e gruas së tij, që kishte deklaruar se mes tyre…
Dy kushërinj shqiptarë, 34-vjeçari Fatmir Kurmekaj dhe 36-vjeçari Fatjon Kurmekaj u dënuan sot nga gjykata britanike e Plymouth Crown për kultivim të kanabisit. Gjykatësi Robert Linford tha se ata u ndaluan nga policia në autostradën A38 dhe po shkonin drejt Plymouth më 26 gusht 2021. Oficerët gjetën gjatë kontrollit në makinë gjetën grupe çelësash, me të cilat pas hetimit nga ekipi i Policisë Proaktive në Plymouth, u zbuluan dy prona në atë qytet të cilat ishin shndërruar në ferma të kultivimit të kanabisit. Gjatë kontrollit në dy prej pronave ku kultivohej kanabisi, u gjetën edhe dy persona të tjerë. Gjyqtari…
Turi i mirënjohjes për votëbesimin e marrë për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023, vijoi sot në Mat dhe Klos, ku Kryeministri Rama njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, falenderoi qytetarët për besimin e treguar përmes votës, teksa premtoi se investimin e tyre në besim dhe mbështetje, qeveria do ta kthejë në punë të mira dhe mbarësi për komunitetin. Kryetari i Bashkisë Agron Malaj u shpreh se ndryshimi i nisur këto 4 vite, do të shtrihet në çdo cep gjatë mandatit të dytë. “Ata që ne kishim përballë, Saliun, Liken dhe Monën, janë njerëz që…
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka denoncuar ditën e sotme shkeljet e evidentuara në procesin zgjedhor të 14 Majit. Ai u shpreh gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë se janë hedhur dhjetëra miliona euro në formë bonusesh ndërsa denoncoi hedhjen e asfaltit elektoral dhe blerjen e mbështetjes së vipave. “Një armatë e tërë ministrash, drejtorë, sulmuan qendrat e votimit edhe ditën e votimit duke bërë presion hapur. Dhjetëra miliona euro u shpërndanë si bonuse në mënyrë të paligjshme. Mijëra punësime shtesë u bënë enkas për qëllime elektorale. Dihet se sa milion lekë u ndanë për gjoja…
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka sqaruar se si do të veprohet në vazhdim me kryebashkiakun e Himarës, Fredi Belerin, i cili është arrestuar për blerje votash. Karamuço u shpreh në “Top Talk” se Beleri nuk betohet apo nuk paraqitet për tre muaj në bashki, e humb mandatin dhe shkarkohet. Vendimi për shkarkimin e tij mund të merret nga Këshilli i Ministrave. “Nëse ai nuk betohet për të marrë mandatin nuk është më kryetar bashkie, nëse nuk paraqitet tre muaj në detyrë menjëherë shkarkohet. Ne kemi një jurisprudencë të kryetarit të bashkisë Dibër, Shykriut në të cilën Gjykata Kushtetuese ka…
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ditën e sotme se rritja e pagave në parlament do të miratohet në seancën plenare të kësaj të enjteje. Rama u shpreh se rritja do të nisë të aplikohet menjëherë dhe kategoritë që përfitojnë nga ky vendim do të marrin bashkë me Majin edhe shtesën e përcaktuar për muajin Prill. “Ligji për rritjen e pagave kalon në parlament këtë javë., Arsyeja pse ligji ngeci është se unë i thosha qeverisë dhe deputetëve që do ju rritet rroga të fundit fare. Ministrat ranë dakord. Kur shkojmë në parlament deputetët thonë i duam pagat tani se lodhemi…
Indrit Mahmutllari, 28-vjeçari i cili humbi kontrollin e makinës një ditë më parë dhe u përplas me autobusin, është vënë në pranga. 28-vjeçari ka qenë duke drejtuar një mjet tip Benz dhe ka humbur kontrollin e më pas u përplas me autobusin dhe 6 persona mbetën të lënduar, 1 në gjendje të rëndë. Ai është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në aksidentin që ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, u përfshinë një makinë dhe një autobus. Makina tip ‘Benz’, e cila drejtohej nga 28-vjeçari Indrit Mahmutllari u përplas me autobusin, i cili…
Gazetari Artan Hoxha, duke folur për arrestimin e Fredi Belerit, u shpreh se ai hetohej prej kohësh nga autoritetet shqiptare. I ftuar në “News 24”, Hoxha deklaroi se njësitë antiterror kanë qenë pas Belerit për shkak se ai kishte lidhje të forta me njerëz që përfaqësonin interesa anti-shqiptare. “Beleri nuk kandidon për herë të parë për Himarën. Beleri është dënuar për djegien e flamurit shqiptar në vitin 2003. Në vitin 2014 kthehet Beleri dhe kandidon në 2015 dhe 2019, por nuk ia del. Fredi Belerit iu mundësuan kushtet që të kandidonte sërish dhe nuk pati pengesa. Minoriteti grek në vend…
Kokainë, një thikë, një shkop dhe një këmbë karrige është gjendur nga policia në banesën e Geraldi Gushollit, mjete këto që ai ka përdorur në rrahjen barbare të bashkëjetueses së tij, R. Baxhaja. Dhunime fizik dhe psikologjik i vajzës, ka ndodhur për katër ditë me radhë në datën 12, 13, 14 dhe 15 Prill, ku gjatë kësaj kohe R. Baxhaja ishte mbyllur në një dhomë dhe është keqtrajtohej me sende të forta. “Ora News” zbulon dosjen e prokurorisë së Tiranës, ku po ndiqet penalisht Geraldi Gusholli për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Dhunë në familje” dhe “Prodhim e…
Rama takim në Peshkopi, falenderon edhe ata që nuk votuan në 14 maj: Nuk dhanë votën për një koalicion që ka ngrënë shuplakën më të rëndë Në vijim të turit falënderues, kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Peshkopi. Gjatë takimit me qytetarët, teksa shprehu mirënjohje për besimin që i dhanë më 14 maj, theksoi se këto zgjedhje ishin një shuplakë e rëndë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. “Kanë votuar me mendje edhe pse me zemër të thyer, për të vetmen zgjidhje për të çuar përpara punët në Dibër. Dua të falënderoj edhe ata që nuk dolën të votojnë, ata që…
Në kuadër të kontratës së mirëmbajtjes, nesër, datë 23.05.2023 fillon ndërhyrja për rehabilitimin e shtresave asfaltike në segmentin Fushë Krujë-Thumanë. Puna do të realizohet me segmente pjesore, me devijime rrugësh alternative, me qëllim që të mos sjellë ndërprerje të qarkullimit të trafikut. Punimet do të zgjasin 21 ditë si më poshtë: • 4 ditët e para do të punohet në segmentin Kryqëzim Luz–Kryqëzim Borizanë, ku sensi i lëvizjes Tiranë–Milot do të qarkullojë nëpërmjet rrugës alternative në segmentin Kryqëzim Luz–Qendër Borizanë–Kryqëzim Borizanë. • Duke filluar nga dita e pestë deri në ditën e gjashtë, puna do të vijojë në segmentin Kryqëzim…